-
VIDEO
Rikthimi i 'Prefektit' në Teatrin Kombëtar, debat të Komisioni i Medias! Opozita kërkon deklaratë të përbashkët për ta dënuar! Mazhoranca: Nuk i bëjmë dot gjyq artit
Rikthimi i veprave të realizmit socialit, apo edhe vijimi i shfaqjes së filmave të Kinostudio “Shqipëria e re” është një debat që vijon prej më shumë se 30 vitesh në vend dhe që ende nuk e ka një përgjigje se si duhet të sillemi me këtë pjesë. Ky debat është bërë sot edhe në mbledhje e Komisionit të Edukimit dhe Medias.
-
VIDEO
Vrasja e Mateos 8 vjeç nga Klodian Çalamani, flet drejtori i Policisë: Ishte hajdut banesash, nuk ka pasur kallëzime ndaj tij për abuzim seksual
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Gledis Nano ka folur në Komisionin e Sigurisë më lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiut, nga Klodian Çalamani.
Nano: Në 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur. Ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash. Nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual.
-
VIDEO
Urimi i Çelës me foton e Enver Hoxhës, debate tek Siguria! Salianji: Distancohuni! Naço: Do thirret Këshilli i Etikës
Në komisionin e Sigurisë ka pasur debate mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së, në lidhje me urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë, mesazhe të cilat u shkëmbyen pikërisht në grupin e përbashkët të këtij Komisioni. Salianji kërkoi që të distancohen nga fyerjet për viktimat e komunizmit, ndërsa deputeti kryetari i Komisionit Nasip Naço tha se do të thirret këshilli i etikës
-
VIDEO
Kriza në PD, 11 ditë nga Kuvendi i Berishës, ç’do të bëjë Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD ndërsa kanë mbetur 11 ditë nga mbajtja e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Cfarë do të bëjë Basha ndaj lëvizjes së Berishës për ti marrë kreun e partisë? Të ftuar Arben Meçaj, Gent Malko, Ibsen Elezi dhe gazetari Bledian Koka.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
-
VIDEO
Taksa e karburantit të jahteve në vendin tonë 40 lekë/litri, më e ulëta në Evropë, paguajnë 60% më lirë se qytetarët
Prej vitit të ardhshëm, jahtet që do të furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore të Shqipërisë do të taksohen 40 lekë për litër karburant, që deri më tani nuk e kanë pasur. Jahtet në Shqipëri do e paguajnë karburantin 60% më lirë se sa qytetarët, duke shënuar nivelin më të ulët të taksimit në vendet e Evropës.
-
VIDEO
Rudi Vata zbulon një tjetër skandal: FSHF ndihmon Tiranën që nga 2005 të mos me shlyejë borxhin që ka ndaj meje prej 70 mijë euro!
TIRANË-Thellohet skandali në futbollin shqiptar, ku sërish protagonist është Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i Tiranës. Përveç borxhit që klubi i ka ish-presidentit të ndjerë, Metush Seferi, Tirana ka edhe një borxh ndaj ish-futbollistit të Tiranës e kombëtares, Rudi Vata. Ka qenë ky i fundit, i cili në një intervistë në 'Studio Live' ka zbuluar që Tirana i detyrohet një shumë prej 70 mijë eurosh, që e ka fituar në të gjitha shkallët e gjykatave dhe nuk i ka marrë mbrapsht. Këtu flet sërish për një bashkëpunim kundër zbatimit të këtij vendimi. Prandaj, shprehet se skandali i sotëm, nuk e surprizën aspak pasi e priste.
-
VIDEO
Zbardhet Shqipëria, temperatura të ulëta e reshje dëbore, bllokohen fshatra malorë! Korça, Llogaraja e Thethi 'veshin' mantelin e bardhë! Rruga e Arbrit e kalueshme me zinxhirë
Me një “vello” të bardhë është zgjuar mëngjesin e sotëm Shqipëria, nga Thethi, Peshkopi, Llogara, Korçë, Dardhë. Ndërsa fshatrat malorë në Kukës, Dibër dhe Korçë janë bllokuar nga dëbora. Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
-
VIDEO
Arqipeshkv i ri i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj zbulon si e mësoi lajmin nga Papa Françesku, arsyeja e veçantë pse zgjodhi ta bënte publike këtë ditë dhe një mesazh për politikën
Arqipeshkv i ri i Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj ka zbuluar se ai ka mësuar lajmin nga Papa Françesku para 10 ditësh, por zgjodhi që të bëhej publike n këtë datë, për një arsye të veçantë.
"Ka pothuajse 10 ditë që më është komunikuar emërimi im, thjeshtë ati i shenjtë më ka pyetur kur dëshiroja që të ishte publike kjo datë dhe unë kam preferuar që të jetë pikërisht sot festa e Shën Andreas edhe për me të vërtet për ate shpirt që ka midis nesh në dialogun ekumenik me vëllezërit e kishës Ortodokse me vëllezërit e tjerë të krishterë sepse Shqipëria siç e kam cituar dhe sot ndërsa përshëndesja përurimin ka qenë gjithmonë një vend ure midis lindjes dhe perëndimit dhe kështu që me të vërtet të jemi me të vërtet të jemi në një farë mënyre një arsye e asaj vlere më të madhe që ka Shqipëria që është uniteti midis nesh, është dialogu ndërfetar, është harmonia dhe është pikërisht kjo që është më e mira që kemi nevojë ne', tha ai në fjalimin e parë pas marrjes së detyrës.
Ai ka pasur edhe një mesazh për politikën shqiptare.
"Ne të gjithë mund të bëjmë më shumë duke filluar nga unë e mendoj që politika shqiptare si populli shqiptar, si çdo njeri ka nevojë, të gjithë pra ne kemi nevojë me të vërtet të zbulojmë në vetvete prezencën e zotit. Në momentin që dëgjojmë pak më shpesh zërin e ndërgjegjes atëherë nuk do të dimë më të kthejmë kokën nga ana tjetër kur kemi dikë që na kërkon diçka. Nuk do të dimë më të ndalemi vetëm në rrethin e mirësisë tonë kur kemi një që na lëshon një britmë nevoje ose diçka tjetër, mesazhi është thjeshtë që ta dëgjojmë pak më shumë ndërgjegjen tonë dhe zërin e Zotit", tha ai.
Dodaj ka zbuluar edhe momentin kur është lidhur me fenë.
"Unë jam bir i breznisë sime dhe vij nga një konkest ku feja ishte e mohuar, kemi dalë nga komunizmi pa fe, por unë isha në dëshirën dhe zellin e të panjohur, por nuk e dija që e panjohura ishte hyj. Mirëqenia shpirtërore, familjare, kjo i mungon Shqipërisë, unë e kam takuar fesë, nëpërmjet fesë së emigrimit, por falenderoj Zotin. Mua më ka shënjuar kalimi në diktatura në fillim demokracie të brishtë, demostrata, më ka shënjuar që kam marrë nga shumë njerëz. Në rastin konkret është kalimi i përgjegjësive dhe ne do e bëjmë këtë të shtunën në 22 janar në orën 10:00. Feja dhe besimi janë arsye shprese", tha ai në deklaratën e parë për mediat.
-
VIDEO
Imzot Arjan Dodaj emërohet nga Papa Arqipeshkv i Kishës Katolike: Politika shqiptare të dëgjojë më shpesh zërin e ndërgjegjes! Imzot Frendo jep dorëheqjen: Koha për një bari më të ri
Papa Françesku pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), të Imzot George Frendo dhe ka emëruar Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj. Kreun e ri të katolikëve në Shqipëri e kanë uruar krerët e shtetit e të politikës si dhe drejtues të komuniteteve të tjera fetare.
-
VIDEO
Fusha si moçal dhe ndeshje që nuk duhen të luhen, FSHF 'zhyt' në llucë futbollin shqiptar
Ndeshjet e kategorisë së parë dhe të dytë këtë javë në futbollin shqiptar janë zhvilluar në fusha që ngjajnë më shumë si pishina apo moçale. Për këtë fajtore kryesore është federata shqiptare e futbollit, por edhe bashkitë që kanë lënë në harresë terrenet sportive.
-
VIDEO
Varianti 'Omicron' i COVID mbërrin në Europë, Rakacolli: S'ka vend për panik, vaksinimi e respektimi i masave, zgjidhja! Mjekja në Belgjikë: 1 rast i identifikuar, simptomat e lehta
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha në "Studio Live" në Report TV se nuk duhet të panikosemi nga varianti 'Omivron' i COVID. Sipas Rakacollit, dy janë zgjidhjet: Vaksinimi dhe respektimi i masave ekzistuese anti-COVID.