• VIDEO

    Moti i keq, kreu i emergjencave civile për Report Tv: Situata nën kontroll, rrugët nacionale të kalueshme, problem akset rurale

    Kreu i Emergjenca Civilie, Haki Çako tha për Report Tv në Studio Live se të gjitha rrugët janë të kalueshme pavarësisht motit të keq. Çako tha se problematika janë hasur vetëm në rrugët rurale.

    “Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Covili ndjek hap pas hapi gjithë situatën.  Tashmë situata është nën kontroll, me përjashtim të dy tre akseve të vogla rurale, Bogë-Theth, Arrëz në Peshkoi dhe Lurë, pjesa tjetër është e kalueshme. Pothuajse të gjithë rrugët nacionale janë të kalueshme, ruralet në lartësi apo zona të thella malore janë pjesë e një investimi që duhet ti bëjnë njësitë e pushtetit vendor, por edhe strukturat dhe institucionet qendrore me kapacitete të tjera të përcaktuara në rastet kur ato kërkojnë ndihmë...”, tha Çako për Report TV.

  • VIDEO

    Bllokimi i makinave në ditën e inaugurimit, kreu i ARRSH për Report Tv: Rruga e Arbrit e hapur totalisht! Apeli që kam për shoferët

    Kreu i ARRSH, Evis Berberi ka shpjeguar në ‘Studio Live’ në Report Tv kaosin që u krijua në rrugën e Arbrit në ditën e inaugurimit të saj. Bllokimi i 100 makinave mbrëmjen  e djeshme ka ardhur për shkak të mos informimit të shoferëve se duhej të ishin pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore për shkaka të reshjeve të dëborës.

  • VIDEO

    Debati në 'Studio Live'/ Hajdari: Asnjë Kongres nuk çon PD në fitore! S'e shikoj Berishën në krye të partisë! Hasimja: Në PD, luftë civile! Nesturi: Meta po krijon imazhin e opozitarit

    Rudina Hajdari, thotë se dy Kongreset e thirrura, nuk e çojnë asnjëra Partinë Demokratike drejt fitores dhe këtë e thotë me bindje, pasi sipas saj është e gjitha një luftë emrash mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

  • VIDEO

    Nuk vendosni rripin e sigurimit? Pas kësaj video nuk do e neglizhoni më

    Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është rripi i sigurimit, se sa siguri ofron ai për të arritur të sigurt në destinacion, është bërë një simulim në Lungomare të qytetit të Vlorës. Makina, është vendosur në një pajisje, që simulon rrokullisjet, siç ndodh në rastet e një aksidenti. Kjo është provuar nga dhjetëra qytetarë të cilët, në përfundim të saj janë shprehur njërëzi "vendosni rripin e sigurimit, sepse ai shpëton jetë".

  • VIDEO

    Ndryshime në rang drejtuesish në DVP Berat dhe pesë komisariatet!

    Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të DVP Berat, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.

  • VIDEO

    Rruga e Arbrit, një ëndërr që në vitin e largët 1922, gjurma dhe kostoja! Ja segmentet e rrugës

     

    Kronika në vijim na njeh me të gjitha segmentet që janë hapur prej 29 nëntorit në Rrugën e Arbrit, dhe pjesët për të cilat po punohet që të jenë plotësisht gati pranverën e vitit 2022. Investimi i përfolur që në vitin 1922 do të kushtojë në total 40.3 miliardë lekë.

  • VIDEO

    Kuvendet që përçajnë Opozitën

    Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm. Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën. Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.

  • VIDEO

    Shkojnë për firmat, delegatët e degës 4 në Tiranë: PD na kyçi derën! Dega 11: Kanë firmosur 79.5%

    Delegatët e degëve të PD-së, 4 dhe 11 e gjetën të kyçur derën për të shkuar në zyrën e Edi Palokës në selinë blu për procedurën e verifikimit formal të emrave të firmëtarëve për mbajtjen e Kuvendit të PD më 11 dhjetor. Megjithatë para kamerave lexuan nga lista e tyre emrat e anëtarëve që mbështesin Berishën duke thënë se me këtë vendim Basha po ofendon demokratët.

  • VIDEO

    Valbona mbulohet nga dëbora, turistët e surprizuar luajnë me të

     

    Valbona mbulohet nga dëbora. Ahet, pishat dhe shtëpitë prej druri mbajnë përsipër 'vellon' e bardhë, ndërsa dimri është ulur këmbëkryq. Turistët e shumtë që ndodhshin ën Valbonë u ka ardhur e papritur reshjet e dëborës duke dalë dhe luajtur me to.

  • VIDEO

    U vra me silenciator gëzhoja ende nuk është gjetur! Familjarët: S’kishte borxhe

    Familjarët e Pashko Ujkës, ish-deputeti që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz në Shkodër, mohojnë që ai të ketë pasur borxhe, apo konflikte me ndonjë njeri për shkak të detyrës si ish-deputet apo ish-kryetar i bashkisë së Velipojës.

  • VIDEO

    Vrasja e ish-deputetit/ Hajdarmataj e Softa në Report Tv: Policia ka faj që s’e parandaloi, ishte e paralajmëruar! Armët sheshit, kambanë alarmi për shtetin

    Vrasja e Pashko Ujkës është një vrasje mafioze, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu thanë të ftuar në Report Tv ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj si dhe eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa.

    Hajdarmataj, tha se viktima kishte një të kaluar ku ishte përfshirë në konflikte, pasi i ishin bërë dy atentate më parë, dhe sipas tij policia duhet të jetë prezentë në monitorimin e territorit dhe në marrjen e informacionit për të arritur që të parandalojë ngjarje të tilla kriminale. Ish-drejtuesi i Policisë, tha se policia e Shtetit është kthyer në një postier, duke u mbingakruar më punë që nuk i takojnë dhe zhvendos vëmendjen nga fokusi kryesor që ka për të monitoruar terrenin.

  • VIDEO

    Rruga e Arbrit, kalimi vetëm me zinxhirë! Policia kontroll mjeteve, kthehen pas ata që s’i kanë! Një ditë më parë qindra automjete u bllokuan, 4 u aksidentuan

    Bllokimi i qindra mjeteve në Qafë-Murriz, në rrugën e Arbrit një ditë më parë për shkak të dëborës detyroi policinë rrugore të kërkoj vendosjen e zinxhirëve dhe tw gom,ave tw dimrit. ReportTv sjell pamjet ku mjetet që udhëtojnë në këtë aks duhet të kenë zinxhirët tw vendosur ndërsa ata që si kanë kthehen pas që në hyrje të rrugës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv