• VIDEO

    Për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë në sy të gruas e vëllait, ish-kryetarit të Velipojës! Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët kërkesë për të dhuruar gjak! (VIDEO)

    Një atentat ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës ku në rrethana ende të paqarta është sulmuar me armë zjarri ish- kryetari i Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet i PDK-së,  Pashko Ujka. Ai ka marrë një plumb në shpinë dhe u dërgua në spital. Asnjë gjurmë nga autorët. 

  • VIDEO

    Shkumbini del nga shtrati, përmbytet 1 ha tokë në Elbasan

    Në Elbasan njoftohet se si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, bashkia Elbasan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore. Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës.

  • VIDEO

    U hap sot, ish-deputeti: Qindra qytetarë janë bllokuar në Rrugën e Arbrit, qeveria bën show

    Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka publikuar në rrjete sociale pamje nga bllokimi i rrugës së sapo hapur të Arbrit. Gjunkshi shprehet se qindra qytetarë janë bllokuar nga një breshër dhe është shkaktuar kaos ndërsa shton se kjo është Qeveria e Show-ve, e reklamave dhe tamtameve.

     
  • VIDEO

    Open Balkan/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Kurti të japë shpjegime pse s'bëhet pjesë! Marrëveshjet mes qeverive, s'ka nevojë për zyrë koordinimi, për çfarë janë ambasadat

    Kur kanë kaluar rreth 6 muaj që prej finalizimit të iniciativës Open Balkan, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon që të bëhet pjesë e saj. Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, Kurti duhet të japë më shumë shpjegime për qytetarët përse nuk pranon të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. I ftuar në ‘Report Tv’, Cejku tha se kjo iniciativë nuk mund të funksionojë pa Kosovën, prandaj sipas tij, Kurti duhet ta rishikojë vendimin.

  • VIDEO

    Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës

    Të shtëna me armë në Shkodër, një i plagosur. I plagosur ka mbetur Pashko Ujka, ish kryetari i komunës së Velipojës.

  • VIDEO

    Fier/ Gjendet i mbytur në një kanal një person ende i paidentifikuar, trupi i dekompozuar

    Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

  • VIDEO

    Mazhoranca paralajmëron përmbytje në zonën e Divjakës

    Mazhoranca ka paralajmëruar qytetarët në brigjet e Shkumbinit, që të largojnë bagëtitë apo mjete bujqësore përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit për shkak të rrezikut për përmbytje.

    "Papër, Elbasan, Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve, në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit", shkruan kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

  • VIDEO

    Reshjet e dendura të shiut bllokojnë rrugët e Don Boskos

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve edhe në Tiranë. Report Tv ka siguruar pamje nga zona e Don Boskos, ndërsa duket se rrugët janë bllokuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin. Situata ka shkaktuar edhe trafik të rënduar.

    •  
  • VIDEO

    Tre shqiptarë me 37 kg kokainë në makinë, arrestohet njëri prej tyre në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë

    37 kg kokainë është kapur ditën e sotme në pikën kufitare Debeli Brijeg, mes Malit të Zi dhe Kroacisë.Kokaina u sekuestrua në një automjet me targa shqiptare, ndërsa mësohet se në të udhëtonin tre shqiptarë, ku njëri prej tyre ka pranuar se droga i përkiste atij dhe për këtë arsye u arrestua. 

  • VIDEO

    Zbulohet banesa ku fshihet Maradona Ibrahimi, gazetari gjen live…

    Emisioni ''Pa gjurmë'' në Report Tv vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 1 gusht të vitit 2019. 32-vjeçari Maradona Ibrahimi nga Gjirokastra u nda me nënën tek ’Ura e Lumit’, duke i thënë se do të konsumonte një kafe, por nuk u kthye më në banesë. Pak orë më pas të po asaj dite, ai i telefon nga Saranda, telefonatë pas të cilës nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Pa Gjurmë e ka trajtuar gjatë historinë e të riut, për të cilin kanë mbërritur mjaft informacione. Pista e kërkimeve ishte zhvendosur në qytetin bregdetar aty nga ku bëri dhe telefonatën e tij të fundit. Por, risjellja në vëmendje e humbjes së gjirokastritit gushtin e 2 viteve më parë, puntatën e së enjtes zhvendos pistën e kërkimeve nga Saranda në Tiranë. Bëhet fjalë për dëshminë e një zonje, e cila pretendon se Maradona jeton në Tiranë.Pas mbërritjes së këtij informacioni gjatë transmetimit live stafi u nis menjëherë në vendin ku dëshmitarja pretendonte se e kishte parë 32-vjeçarin, për të verifikuar në kohë reale këtë të dhënë, e para dëshmi në Tiranë. Emisioni investigative ’Pa Gjurmë’ në Report TV nuk i ka ndalur këtu investigimet, pasi një mori informacionesh mbërritën edhe pas përfundimit të programit. Maradona është babai i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare në Greqi. Përveç djalit, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj, që sot është 16 vjeç. Ditën që Maradona u zhduk, sapo ishte kthyer nga Tirana bashkë me nënën, ku nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin në spital, për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën. Marie Ibrahimi vijon të bëj thirrje për ndihmë për gjetjen e të birit.

  • VIDEO

    Reshjet e dendura të shiut, Vjosa del nga shtrati, tregu i gjësë së gjallë në ujë

    Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i 'Vjosës' të rritet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lumi ka devijuar rrjedhën norale në afërsi të Urës së Mifolitduke sjellë përmbytje në pjesën e tregut të gjësë së gjallë.

  • VIDEO

    Rruga e Arbrit prish urën, izolon fshatin Shkallë! Firma ndërtuese 'zhvishet' nga përgjegjësitë, Bashkia Klos nuk ka fonde! Banorët apel: Nuk kemi ku kalojmë

    11 shtëpi të fshatit Shkallë në Bashkinë e Klosit nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me Rrugën e Arbrit që u hap ditën e sotme. Punimet kanë prishur rrugën që kishin dhe se aktualisht i është lënë një urë e vjetër me dërrasa tepër e rrezikshme, si mundësia e vetme për t'u lidhur me aksin kryesor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv