-
VIDEO
Festat e Nëntorit/ Këngë dhe valle afganët festojnë bashkë me ne: Ju jemi mirënjohës për mikpritjen
Afganët të cilët prej disa muajsh ndodhen të strehuar në Shqipëri me valle dhe muzikë tradicionale kanë festuar festën kombëtare të 28-29 nëntorit.
-
VIDEO
Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë! Do të bëhet eksperiment për agjentë kimikë! 1 muaj e gjysmë pas ngjarjes ende s'ka të dyshuar
Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë.
-
VIDEO
Përmbytet nënkalimi në Fushë-Mamurras, mjetet qarkullojnë me vështirësi!
Siç shihet në pamjet që sjell Report Tv ujërat e shiut kanë përmbytur pjesën e nënkalimit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu dhe shkak mbetet bllokimi i zgarave të kullimit të ujërave dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.
-
VIDEO
Tensione në Ballsh! Naftëtarët sërish në protestë para rafinerisë, përplasen me policinë
Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit po protestojnë sërish përpara uzinës, ku kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Sipas kreut të Sindikatës, Sokol Dautaj, tha se naftëtarët kërkojnë që në rafineri të mos kryhen punime deri sa të ketë një zgjidhje ligjore për pagat e tyre.
-
VIDEO
Me kostume tradicionale, daulle dhe flamuj kombëtarë, banorët e Dibrës në festë për hapjen e rrugës së Arbrit: Ëndërr e jona prej vitesh, na zgjidh shumë probleme
Hapja provizorisht e Rrugës së Arbrit ditën e sotme ka një rëndësi të veçantë për banorët e Peshkopisë, Bulqizë, Dibrës dhe jo vetëm pasi shkurton distancën duke nxitur jo vetëm zhvillimin ekonomik dhe turizmit por dhe punësimit të banorëve në qytete të tjera.
Vetë banorët shprehen shumë të lumtur për hapjen e kësaj rruge edhe pse në mënyrë provizore, pasi tashëm atyre do u lehtësohen shumë lëvizjet e tyre të përditshme. Për festimin e këtij rasti banorët e veshur me kostume popullore dhe tradicionale të zonës, me daulle e flamuj kombëtar kanë festuar ën rrugën e Arbrit.
-
VIDEO
Hapet sot Rruga e Arbrit, Rama në ceremoninë e ngritjes së barrierës! Balluku: Përfundon totalisht në prill! Banorët me kostume tradicionale e festojnë me muzikë e valle: Ëndërr e jona
Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrzit. Policia rrugore sqaron për Report Tv se aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit.
Po ashtu nga sot në këtë aks do të jetë edhe makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Ky aks konsiderohet me vështirësi qarkullimi për shkak të kushteve atmosferike dhe do të ketë edhe kontrolle për gomat dimërore të cilat kërkohen sipas kodit rrugor përgjatë periudhës tetor-mars. Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.
-
VIDEO
E trishtë! Bregdeti i Vlorës shndërrohet në ‘kosh plehrash’, ‘aksioni’ i Lelit për pastrim dështon
Në “kosh mbeturinash” është shndërruar bregdeti i Vlorës, në një kohë kur kryetari i Bashkisë Dritan Leli i është "futur punës me kokë" për pastrimin e ambienteve publike.
Karrige pa pronarë, shishe që i duhen 450 vite për t’u dekompozuar dhe solucione pastrimi boshë, kanë mbuluar rerën e bregdetit të Vlorës.
-
VIDEO
Ngrin që ditën e parë të hapjes Rruga e Arbrit, policia: Shoferët të jenë të kujdesshëm, të pajisen me goma dimri
Sot është hapur provizorisht rruga e Arbrit, ndërkohë që shoferët janë gjendur të papërgatitur pasi nuk janë të pajisur me goma dimri, por janë me goma vere. Me rënien e temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullim, pasi rruga ka ngrirë. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri dhe të tregohen të kujdesshëm.
-
VIDEO
Erdhi dimri, Lëpusha zgjohet nën petkun e dëborës
Ditën e sotme, Lëpusha është zgjuar nën pushtetin e dëborës. Pamjet vijnë nga zona e Kelmendit ku trashësia e borës ka arritur më shumë se 15 cm .
Prej dy ditësh Lëpusha nuk ka patur energji elektrike si shkak i kushteve atmosferike dhe rrjetit tejet të amortizuar. Vetëm ditën e sotme është rikthyer energjia elektrike ndërsa nuk paraqiten problematike sa i takon qarkullimit të automjeteve.
-
VIDEO
‘Kjo është një mrekulli për Dibrën’, shoferët në Rrugën e Arbrit: Shkurton distancën me më shumë se 2 orë
Qytetarët e Dibrës janë të kënaqur me hapjen e Rrugës së Arbrit, pasi kjo do të shkurtojë me më shumë se 2 orë distancën ndërmjet kryeqytetit dhe Peshkopisë. Por shoferët janë gjendur të papërgatitur, pasi po lëvizin në një zonë ku kërkohet përdorimi i gomave të dimrit, sepse me rënien e temperaturave kanë filluar edhe reshjet e dëborës.
‘Tani kur janë ditë dimri kjo rrugë është e vështirë. Nuk mund të kalohet me goma normale, duhet të sinjalizohet nga policia. Ky është dimri i parë që po hapet. Kjo është rrugë e vështirë që të kalohet. Këto janë kthesat më të vështira. Duhet me pas kujdes. Kjo e shkurton shumë rrugën. Bëhet Bulqiza për një orë, shkurton rreth 2 orë e gjysëm rrugën. Kjo është një mrekulli për Dibrën!’- tha një qytetar.
‘Nga Peshkopia në Ali Dem një orë 50 minuta. Ishim të papërgatitur, se ishim me goma vere.’- u shpreh një qytetarë.
-
VIDEO
77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës! Nderojnë me grusht dëshmorët, në Shkodër dhe Vlorë së bashku në ceremoni me zyrtarët lokalë
Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Raste të tilla kanë ndodhur në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.
-
VIDEO
Hapet sot Rruga së Arbrit, banorët me kostume tradicionale e festojnë me muzikë e valle: Ëndërr e jona prej vitesh, na zgjidh shumë probleme!
Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrzit. Policia rrugore sqaron për Report Tv se aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit.
Po ashtu nga sot në këtë aks do të jetë edhe makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Ky aks konsiderohet me vështirësi qarkullimi për shkak të kushteve atmosferike dhe do të ketë edhe kontrolle për gomat dimërore të cilat kërkohen sipas kodit rrugor përgjatë periudhës tetor-mars. Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.