-
VIDEO
Sir Noel Malcolm shpallet fitues i çmimit të parë për albanologët e huaj nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Pas mbylljes së Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike që u mbajt për tri ditë rresht nga data 25-27 nëntor, tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë u bë shpallja e fituesve të çmimit “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli” për albanologët e huaj.
Sir Noel Malcolm ka fituar çmimin e parë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
-
VIDEO
Shqipet e Anglisë 'e kallin' në mes të Londër për 28 nëntor! Nga Ferrari te Audi R8 valëvisin flamurin shqiptar, shpërthejnë fishekzjarrët
28 Nëntori nuk është festuar vetëm në Shqipëri, por nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Shqiptarët në Londër kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të festuar. Me makinat luksoze, nga Ferrari tek Audi R8, ato kanë lëvizur në rrugët e Londër teksa valëvisin flamurin shqiptar. Ndërkohë, atmosferë festive ka pasur edhe në Amerikë.
-
VIDEO
Panik në shtetet e mëdha, rritet numri i vendeve që njoftojnë raste me variantin Omicron të COVID
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, potencialisht më ngjitës krahasuar me COVID-19-n, u shfaq edhe në vende të tjera të dielën, vetëm disa ditë pas identifikimit të tij në Afrikën e Jugut. Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të ndalur përhapjen e mundshme të tij. Holanda konfirmoi të dielën 13 raste të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, dhe Australia dy.
-
VIDEO
Stuhi dhe reshje shiu, anulohet koncerti i organizuar nga bashkia në Vlorë për Ditën e Pavarësisë! Përmbyten disa rrugë në qytet
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të rrugëve në Vlorë dhe në disa akse të qytetit, duke krijuara vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën 'Albana Romina', në rrugën pranë Portit, në zonën e Lungomares, zona tek bibloteka, të cilat janë prej disa orësh nën 'pushtetin e shiu'.
-
VIDEO
'Një gjuhë, një abetare'/ Nikolla: Dita e Alfabetit të jetë Festë Kombëtare! Ministrja Arsimit: Nga viti i ardhëm Kosova dhe Shqipëria një abetare të njëjtë
'Një Gjuhë, Një Abetare', ishte ky eventi ku morën pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, ku nisën zyrtarisht punimet sot në ditën e Pavarësisë, për një 'Abetare Unike'. Ministrja Kushi tha se duke nisur nga viti shkollor 2022-2023 teksti i abetares do të jetë një për të gjithë nxënësit shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, tha më tej se në 110 vjetorin e pavarësisë fëmijët shqiptar do të kenë një gjuhë të unifikuar.
'Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes
Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, Policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të lëvizin me shpejtësi të ulët në mënyrë që të shmangen aksidentet.
“Për shkak të motit të keq, ku në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në qarqe, po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t'iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.
Për çdo rast shërbimi i Policisë Rrugore është në gatishmëri për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut dhe dhënien e ndihmës automobilistike dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton Policia.
-
VIDEO
Kaos në Rrugën e Arbrit, 200 makina disa orë të bllokuara! kompania bllokoi lëvizjen: Hapet zyrtarisht më 29 nëntor
Janë pamjet e më shumë se 200 makinave që u bllokuan një ditë më parë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit, aks që lidh lidh Zall-Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.
Pavarësisht se nga rrjetet sociale kompania që ndërtoi rrugën njoftoi se ajo do të ishte e paaksesueshme deri në datën 29 nëntor, shumë qytetarë nuk kanë qenë në dijeni. Në datën 23 nëntor kompania “Gjoka Konstruksion” njoftoi në Facebook se nuk do të lejohej lëvizja deri në hapjen zyrtare.
-
VIDEO
VIDEO/ Problematika në Gjirokastër nga moti i keq, përmbyten rrugët në disa lagje
Reshjet e dendura të shiut kanë sjell problematika edhe në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se rrugët në disa lagje janë përmbytur nga uji.
-
VIDEO
Varianti i ri i COVID, Alimehmeti: Shumë zhurmë për asgjë, viruset evoluojnë drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikut më të ulët
Varianti i ri i COVID, Omicron, i zbuluar në Afrikën e Jugut dhe me konfirmimin e rasteve të para në Britani, Belgjikë dhe Italia shkaktuar alarm në vendet europiane dhe në botë. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti duket se është më optimist. Ai ndan dhe informacionin që vjen nga Shoqata mjekësore e Afrikës së Jugut, që ky variant shkakton simptoma të lehta.
'Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta. Shumë zhurmë për asgjë! Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri. Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.'-tha mjeku.
-
VIDEO
Mot me stuhi në Vlorë, pezullohet për dy ditë lundrimi në det
Përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në Vlorë. Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor. Ndërkohë parashikohet qe sot dhe nesër të ketë stuhi dhe reshje te dendura shiu në rajonin e jugut
-
VIDEO
Mot me stuhi në Vlorë, pezullohet për dy ditë lundrimi në det
Përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në Vlorë. Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor. Ndërkohë parashikohet qe sot dhe nesër të ketë stuhi dhe reshje te dendura shiu në rajonin e jugut
-
VIDEO
Moti keq me stuhi e reshje shiu në Lezhë, 15 fshatra mbesin pa energji elektrike
Moti i keq me stuhi e reshje shiu ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e Lezhës. Prej disa orësh 15 fshatra të njësive administrative Dajc dhe Blinisht ndodhen në errësirë dhe ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia në këto zona. Shkak i kësaj situate janë bërë defektet e shkaktuara nga moti i keq në rrjetin elektrik.