-
VIDEO
Policia rrethon rafinerinë e Ballshit, naftëtarët: Po mbroni hajdutët, pezulloni punimet dhe kompania të largohet! Duam pagat tona
Naftëtarët e Ballshit po protestojnë ditën e sotme para rafinerisë së Ballshit, pasi policia ka rrethuar uzinën. Ato thonë se policia po mbron hajdutët dhe se kërkojnë që punimet nga një kompani e re të pezullohen deri sa ato të marrin një zgjidhje ligjore për pagat e tyre të prapambetura.
-
VIDEO
Shtëpia merr flakë nga qiriri në Gjirokastër, 12-vjeçarja humb jetën nga asfiksia! Familja në terr dhe sot! Banorët: Dervicani prej vitesh ka probleme me dritat
Mbrëmja e djeshme u shoqërua me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi kur banesa e saj u përfshi nga flakët. Familjarët po rrinin në shtëpi me qiri nderzur, pasi në fshatin e Derviçanit problemet e me energjinë elektrike vijojnë prej vitesh, ku banorët më së shumti janë pa drita.
-
VIDEO
Në Kukës nisin reshjet e para të dëborës, rënie gurësh në disa segmente rrugore, nuk ka probleme me qarkullimin
Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës. Dëbora ka nisur zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë dimrin. Në këto zona si Shishtaveci, bora ka zbardhur të gjithë territorin. Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës dhe pritet që në ditët në vijim të zbres edhe zonat e ulëta poshtë saj. Ndërkaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshi nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellë problematika.
-
VIDEO
Hapja e Rrugës së Arbrit, policia për Report Tv: Do të ketë patrullë 24 orë dhe makinë inteligjente për shkeljet e kodit rrugor
Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrzit. Policia rrugore sqaron për Report Tv se aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit.
Po ashtu nga sot në këtë aks do të jetë edhe makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Ky aks konsiderohet me vështirësi qarkullimi për shkak të kushteve atmosferike dhe do të ketë edhe kontrolle për gomat dimërore të cilat kërkohen sipas kodit rrugor përgjatë periudhës tetor-mars.
-
VIDEO
Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë para rafinerisë, 3 furgona policie mbërrijnë në ambientet e uzinës
Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit po protestojnë sërish përpara uzinës, ku kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Sipas kreut të Sindikatës, Sokol Dautaj, tha se naftëtarët kërkojnë që në rafineri të mos kryhen punime deri sa të ketë një zgjidhje ligjore për pagat e tyre. Ndërkohë 3 furgona policie kanë mbërritur në ambientet e uzinës.
‘Pa asnjë njoftim mbi shitjen apo blerjen e asetit nga palë të ndryshme në mënyrë provokative ka filluar punimet një kompani private në rafineri. Me vendim gjyqi dhe me urdhër përmbarimor, naftëtarët kërkojnë të mos veprohet në rafineri deri sa të ketë një zgjidhje ligjore. Këkrojmë të merren masa e të mos provokohen incidente të ndryshme nga persona që nuk kanë lidhje me këtë punë në rafineri.’- tha Sokol Dutaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.
-
VIDEO
Lezhë, rrjeti elektrik në zonë e Myltes si në mesjetë! Telat e korrentit bien në rrugë, rrezikojnë jetën e qytetarëve: Shteti të ndërhyjë, mos të marri vetëm lekët e energjisë
LEZHË-Rrjeti elektrik në zonën e Myltes në Shënkollë të Lezhës është larg çdo imagjinate, ku shtyllat janë thuajse të rrëzuara dhe telat e korrentit varen mbi kokat e fëmijëve dhe të qytetarëve. Gjithashtu për shkak të erës telat e korrentit këputen dhe bien në rrugë duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Gjendja e rrjetit elektrik në zonën e Myltes është tërësisht e amortizuar, duke sjellë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.
-
VIDEO
Në Kukës nisin reshjet e para të dëborës, rënie gurësh në disa segmente rrugore, nuk ka probleme me qarkullimin
Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës. Dëbora ka nisur zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë dimrin. Në këto zona si Shishtaveci, bora ka zbardhur të gjithë territorin. Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës dhe pritet që në ditët në vijim të zbres edhe zonat e ulëta poshtë saj. Ndërkaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshi nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellë problematika.
-
VIDEO
Situata nga moti i keq, probleme me rrëshqitjen e gurëve në disa akse në Gjirokastër! Bllokohet rruga Kolonjë-Golem! Disa fshatra në Tepelenë e Memaliaj pa energji
Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Konkretisht gjatë natës ka dale nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rena nga lartësitë si pasoje e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 29 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga deputeti i PS-së krahason diktatorin me Ismail Qemalin e Skënderbeun te mesazhet e fshehura të "Foltores në SHBA" e deri tek një non grata në VOA.
-
VIDEO
E rëndë në Gjirokastër, vdes 12-vjeçarja pasi u asfiksua nga tymi! Familja ishte pa drita, banesa u dogj nga qiriri
Tragjike në Gjirokastër! Një 12-vjeçare, Krisanthi Ndrico, ka humbur jetën si pasojë e flakëve në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, kur të zotët e shtëpisë kanë dhënë alarmin se banesa është përfshirë nga flakët.
-
VIDEO
Arkeologu francez rikthehet pas 51 vitesh në Apoloni, Pierre Cabanes: Mos i ndalni gërmimet
Arkeologu Pierre Cabanes, themeluesi i Misionit arkeologjik shqiptaro-Francez rikthehet mbas 50 vitesh në Apoloni. Profesor Cabanes, sot 91-vjeç veçon i gjithë territori i Parkut të Apolonisë ka një histori qytetërimi që sot nuk njihet akoma.
“Për herë të parë kam ardhur në Apoloni në 1971. Ishte vizita ime e parë në Shqipëri i shoqëruar nga Aleks Buda dhe Skënder Alamani. Kisha lexuar shumë për aktivitetin e Leo Rojit në këtë vend të veçantë. Një vend i bekuar me histori, kulturë që na tërhoqi të vinim këtu”, tha arkeologu.
-
VIDEO
E rëndë në Gjirokastër, vdes 16-vjeçarja pasi u asfiksua nga tymi
Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër në fshatin Derviçan, pasi është asfiksuar nga tymi, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj. Burime për Report Tv mësojnë se 16-vjeçarja nuk kishte energji elektrike në banesë dhe kishte ndezur qiririn. Ky i fundit ka rënë në divan dhe banesa ka marrë flakë. Vajza ishte në tualet pasi shkoi që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar.