Ndarja në 2 kuvende apo parti e bashkuar? E ftuar Ina Zhupa

23 Nëntor 2021, 07:07 | Përditesimi i fundit: 2021-11-23 07:07:40

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa tha këtë të hënë se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.