• VIDEO

    Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër paketës së re fiskale! Kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar liston 6 kërkesat për qeverinë

    Me qindra fermerë të zonës së Myzeqesë nga Lushnja e Fieri kanë protestuar në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Plugut.

    Protesta shënoi incidente, ku protestuesit u përplasën me policinë për shkak se për disa minuta ata bllokuan autostradën. Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariat.

    Kjo protestë u organizua nga tre shoqata, dhe 6 kërkesat drejtuar qeverisë u artikuluan nga kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduard Sharka. Ata janë kundër paketës fiskale dhe propozojnë: Heqjen e subvencionit për sipërfaqen e tokës dhe vendosjen e subvencionit të fermerit për njësi prodhimi me vlerë 10 lek për kg.

  • VIDEO

    Derdhet naftë, ndotet në 1 km vija bregdetare e Shëngjinit! Era e rëndë ‘pushton’ zonën, nuk dihen autorët

    Katastrofe mjedisore në bregdetin e Shëngjinit. Sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar  një ndotje mjaft të madhe dhe arome shumë të rendë në zonën e plazhit. Ende nuk dihen shkaktarët e ndotjes dhe ne terren nuk ndodhet asnjë nga institucionet përgjegjëse.

  • VIDEO

    Bardhi-Palokës: Show dhe tallje me demokratët! Mos veproni në ilegalitet, dorëzojini në institucione firmat! PD nuk është celulë

    Ekspozimin e 4200 fletëve të firmosura për mbledhjen e Kuvendit nga Edi Paloka, ka nxjerrë në një deklaratë për mediat sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili e cilëson këtë një show dhe veprim në ilegalitet, pasi edhe nëse janë mbledhur ato firma duhet të depozitohen në institucionet e PD dhe të protokollohen.

  • VIDEO

    Organizohet në Lezhë festa e shegës, prezantohet dhe promovohet produkti simbol i gjithë zonës

    Eventi kulturor i titulluar "Shega Fest", u shoqërua me këngë e valle dhe përveç promovimit të vlerave të shegës që po pasuron gastronominë e restoranteve të zonës, në panair u ekspozuan gatimet tradicionale si dhe etnografia e këtij rajoni.

  • VIDEO

    Debati në Report Tv/ Propozimi i ndryshimeve në 'Kodin e Familjes', avokatja e Këshillit Ndërfetar: Të mos birësojnë fëmijë personat nën 35 vjeç! Drejtori për mbrojtjen e fëmijëve: E palogjikshme

    Këshilli Ndërfetar ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të marrë parasysh disa kërkesa të tyre në lidhje me projektligjin e 'Kodit të Familjes’. Në atë që kërkon Këshilli Ndërfetar lidhet me rritjen e moshës së birësimit dhe insiston për mosndryshimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, pra mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur 18 vjeç.

  • VIDEO

    Fermerët protestë në Lushnjë, përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore, nuk na janë plotësuar kërkesat

    Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut. Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së.

    Sakaq, ata nisën disa kërkesa pak ditë më parë në adresë të Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore.

  • VIDEO

    Kishte fshehur poshtë lavamanit të një lokali një armë zjarri me fishekë, arrestohet i riu në Vlorë

    VLORË- Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi kishte fshehur një armë zjarri me fishekë poshtë lavamanit në një qese të bardhë në një lokal në lagjen "Hajro Çakerri" në Vlorë.

    Gjetja e armës u bë pas një kontrolli të rastësishëm të policisë, ndërsa arma e 29-vjeçarit M.Sh është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

  • VIDEO

    Krujë/ Aksion kundër furrave ilegale të gëlqeres në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion, prej vitesh ndotin ambientin me djegien e lëndëve toksike! Sot pritet shembja e 11 prej tyre

    Një aksion i madh kundër furrave ilegale të gëlqeres po vijon në Krujë. Bëhet me dije se inspektorë të IKMT, inspektorë të Bashkisë, Policia, e shërbimi i Zonave të Mbrojtura kanë zbarkuar në Krujë për asgjësimin e këtyre furrave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonë e mbrojtur Krastë-Vrion

  • VIDEO

    Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë

    Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshje huaje për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, në vijim të reformës në këtë sektor. Kjo kredi do të shërbej për konsolidimin e strukturës së  OSHEE, ndarjen  e tre operatorëve  të OSHEE, të nxisë funksionimin e bursës së energjisë dhe krijimi i një tregu konkurrues për energjinë

  • VIDEO

    Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga 2 njerëzit e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro

    SPAK kërkon arrest me burg për biznesmenin e naftës Rezart Taçi i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e një skemë pastrimi parash të Cosa Nostrës në bashkëpunim me 4 italianë. Taçi është shpalli në kërkim, ndërsa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo. SPAK sekuestron mbi 18 milionë euro. Ai ka bashkëpunuar me 90-vjeçarin italian, Francesco Zummon që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës.

    • VIDEO

      Mashtruan me TVSH-në duke i shkaktuar 6 mln euro dëm shtetit, jepet sot masa e sigurisë për 5 të arrestuarit dhe 2 të tjerë ende në kërkim

      DURRËS- Gjykata e Durrësit do të jap ditën e sotme masën e sigurisë për 5 të arrestuarit Ali Agolli, Ben Caka, Enis Xhaferi, Regan Merdani dhe Roland Avdo të cilët kishin ngritur një skemë me mashtrimin e TVSH duke i shkatuar shteti një dëm prej 6 milionë eurosh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera që do të vendos masat e sigurisë, ndërkohë që seanca është duke u zhvilluar.

      Skema e mashtrimit me TVSH bëhej përmes rimbursim nga shteti me fatura fiktive por dhe kishin shmangur detyrimet e tatimeve. Kjo skemë mashtrimi lidhet me një ngjarje  të  2016, ku prokuroria e Durrësit prej disa muajsh kishte nisur hetimet. Të arrestuarit kishin krijuar 5 subjekte private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale, ku administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.

    • VIDEO

      30 vjet RENEA, ministri: Kurorën e lavdisë e keni fituar me sakrifica në betejën pa kompromis kundër krimit

      Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dhënë mesazhin e tij për 30-vjetorin e themelimit të RENEA-s, duke thënë se këto tre dekada ishin të mbushura me sukses të arritur përmes punësdhe sakrificës së njerëzve.

      Çuçi shprehet se kurorën e lavdisë, RENEA e ka fituar përmes sakrificash të pafundme, me jetë të humbura e të plagosur nga radhët e saj, në betejat pa kompromis me krimin.

      Ministri e ka quajtur RENEA-n “elitë” jo vetëm sa i përket përgatitjes profesionale, efikasitetit në aksione apo rezultateve të arritura, por edhe sa i përket pastërtisë së figurës morale në raport me fenomenet rrënuese të korrupsionit, favorizimeve të ndryshme apo në rastin më të keq, bashkëpunimit më krimin.

      Fjala e plotë e Ministrit të Brendshëm në ceremoninë e 30 vjetorit të themelimit të RENEA-s:

      Kanë kaluar plot tre dekada, të mbushura me suksese të jashtëzakonshme, e të arritura përmes punës dhe sakrificës së njerëzve si ju, në dukje të zakonshëm, por edhe me mësime të vyera për të ardhmen, qëkur, më 12 nëntor 1991, kjo njësi u pagëzua me emrin RENEA. Që prej atij nëntori të largët, ky emër ka bashkëshoqëruar çdo aksion të bujshëm, të rrezikshëm, e njëherësh të suksesshëm të Policisë së Shtetit.

      Sot, kjo njësi është “elita” e trupës së Policisë së Shtetit, e ky titull glorifikues, nuk i është dhënë as përmes një procedure të mistershme, e as përmes një akti burokratik. Kurorën e lavdisë, RENEA e ka fituar përmes sakrificash të pafundme, me jetë të humbura e të plagosur nga radhët e saj, në betejat pa kompromis me krimin!

       E ka fituar me djersë në stërvitje të përditshme, me stërmundime fizike gjatë aksioneve në terrene të vështira, në përballje jo vetëm me krimin, por edhe me forcat e natyrës, me privacione të panumërta, larg syrit të publikut, përgjatë tri dekadash! Gjatë rrugëtimit të vet në këto 30 vite, ky repart ka pësuar ndryshime të rëndësishme, për të arritur në modelin që kemi sot. Por kjo rrugë nuk ka qenë aspak e lehtë.

      Që nga krijimi i saj, kjo njësi ka organizuar dhe zgjidhur me sukses plot 2,827 operacione me rrezikshmëri të lartë, mesatarisht 94 operacione në vit, ose afërsisht 1 operacion çdo 4 ditë. Janë operacione, në të cilat rreziku i humbjes së jetës është i pranishëm gjatë gjithë kohës. Është fakt i njohur se RENEA ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzore në operacione me shkallë të lartë vështirësie, ashtu sikurse në raste fatkeqësish natyrore, zjarre e aksidente të ndryshme. Detyrat që kryen kjo njësi elitë e Policisë së Shtetit, kapin një fushë të gjerë që nis nga çlirimi dhe shpëtimi i pengjeve, te kapja dhe neutralizimi i grupeve të armatosura me rrezikshmëri të lartë shoqërore e deri te dhënia e ndihmës në rastet e emergjencave civile.

      Ka pasur disa operacione, ku ekspertët zhytës të RENEAs kanë gjetur trupat e shtetasve të mbytur në lumenj të rrëmbyer, që kishin dalë nga shtrati apo raste të ngjashme. Këto janë akte tejet të guximshme, pasi përballja me forcat e natyrës tregon një nivel mjaft të lartë përgatitjeje, por edhe një përkushtim tejet të lartë njerëzor.

       Më trishton sigurisht fakti që, nga radhët e RENEA-s kanë humbur jetën në përballje me krimin, 5 djem të shkëlqyer, oficerë shembullorë, të cilët sot prehen në varrezat e dëshmorëve. Emrat e tyre sot janë përjetësuar jo vetëm në memorien e secilit prej nesh, por edhe në “Murin e kujtesës”. I fundmi në radhë nga këta emra të spikatur të RENEA-s, është ai i Ibrahim Bashës, që humbi jetën në Lazarat, në përballje me trafikantët e kanabisit, që kishin krijuar një shtet brenda shtetit, që e zhbëmë përfundimisht. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të Policisë së Shtetit!

       Gjatë jetës sime, kam mësuar se njerëzit mund të harrojnë se çfarë është thënë apo çfarë është bërë, por ata nuk do të harrojnë asnjëherë se si i keni bërë të ndihen. Sot, jo vetëm Policia e Shtetit në përgjithësi, por forcat RENEA në veçanti kanë bërë që qytetarët e këtij vendi, dhe të gjithë ne, të ndihemi më të sigurt dhe komod në shtëpitë, rrugët dhe punët tona. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv