-
VIDEO
Konflikti Poloni-Bjellorusi me refugjatët në kufi, BE përgatitet për të shtuar sanksionet kundër Lukashenkos
Bashkimi Evropian ka shkuar një hap tutje në ndëshkim të Bjellorusisë për krizën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku qindra migrantë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të ftohta dhe me pak ushqim.
-
VIDEO
Maliq, nxënësit e arsimit fillor dalin natën nga shkolla, prindërit në protestë: Shtoni ambientet, hiqni turnin e dytë
Për shkak të mungesës së ambienteve në shkollën e Pojanit, nxënësit e arsimit fillor zhvillojnë mësim turn i dytë. Ata dalin nga shkolla në orën 17:00, ç'ka është e papranueshme për prindërit që janë ngritur në protestë kundër Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë së Arsimit.
-
VIDEO
Debati në 'Report Tv'/ Aksidenti tragjik te '21 Dhjetori', taksisti: Ai që e shkaktoi, vrasës! Eksperti: Policia të shtojë masat, të rinjtë ecin në mënyrë agresive në rrugë! Guri: Ora policore është harruar
Aksidenti tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i '21 Dhjetorit' në Tiranë, ku humbën jetën dy persona, Luan Cenollari, 58 vjeç, dhe 69-vjeçari Ali Bejo, shokoi jo pak opinion publik, duke treguar qartësisht se shoferët e 'fortë' në vend lëvizin në rrugë të dehur, duke mos respektuar rregullat e qarkullimit e as orën policore. Emirjan Doko ishte i dehur në timon, po ecte me shpejtësi dhe as nuk ndaloi në semafor, në momentin që përplasi automjetin që drejtohej nga Cenollari.
E pikërisht kjo ka qenë edhe tema e debatit sot në 'Report Tv'. Eksperti i sigurisë rrugore, Ismail Qibini e konsideroi aksidentin të frikshëm që nuk duhej të ndodhte në një zonë të banuar. Ai kërkoi që Policia Rrugore të shtojë masat ndëshkuese ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit. Po ashtu ai theksoi se të rinjtë janë ata që shkelin më shumë rregullat duke qarkulluar në rrugë me agresivitet e duke u kthyer në burim aksidenti.
-
VIDEO
Inspektorët e AKU e gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë, tregtari në Fier: Hiqeni, unë se kam firmosur! Më thoni arsyen pse jam gjobitur
Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi deklaron se është gjobitur padrejtësisht nga dy inspektorë të AKU-së Fier, ndaj të cilëve ka nisur hetim penal, por gjoba prej 400 mijë lekësh që i është vendosur tregtarit padrejtësisht nuk është hequr ende. Për këtë tregtari Metushi kërkon vendosjen e drejtësisë, t’i tregohet se për çfarë i është vendosur gjoba dhe t’ia heqin atë. Rasti i tregtarit u denoncua publikisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze: Po punojmë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda presidencës sllovene
Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze, deklaruan sot nga qyteti i Korçës se po punojnë për të bërë të mundur realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Be brenda presidencës sllovene. Ato ndodhet sot në Korçë në kuadër të aktivitetit të mbajtur në nder të ushtarëve francezë të rënë në luftën e parë botërore. Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se shqetësimi i momentit është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-
VIDEO
Berisha dorëzoi te Paloka formularët për Kuvendin Kombëtar, Basha: Nuk i ka firmat, luan bllofin për hallet personale! Ne e kemi betejën me Edi Ramën
Basha tha se PD nuk do të merret me hallet personale të Berishës që luajti bllofin dhe nuk i mblodhi dot firmat që nevojiten për Kuvendin Kombëtar. Sakaq, kryedemokrati Basha tha se e kanë betejën me Edi Ramën, ndërsa në Parlament ndodhen për të rrëzuar këtë regjim dhe për t’i kthyer qytetarëve shqiptarë votën e vjedhur dhe shpresën e vrarë.
-
VIDEO
Ngjarjet e vjetra kriminale dhe Call Center-at, Drejtoria e Policisë Tiranë mbledhje me drejtuesen e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj
Aktualisht në Prokurorinë e Tiranës po zhvillohet një takim i thirrur nga drejtuesja e këtij institucioni, Elisabeta Imeraj, ku merr pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, së bashku me vartësit e tij, shefat e 6 komisariateve, gjithashtu shefat e pastrimit të parave dhe krimeve të rënda.
-
VIDEO
Shkatërroi rrjetin e prostitucionit në Itali, por u braktis nga autoritetet! Shqiptarja paralajmëroi vetëvrasjen pak para se ta kryente: Duan të më dëbojnë! Hajde më arrestoni në arkivol
Gjatë gjithë jetës së saj Adelina Sejdini ka pasur vetëm tragjedi. Ajo u rrëmbye që e re, u dhunua dhe përdhunua dhe u shfrytëzua seksualisht që në moshën 22-vjeçare në rrugët e Italisë. Falë denoncimit të saj ajo arriti të ikte nga duart e trafikantëve dhe ti vinte ata pas hekurave, por tragjeditë e ndoqën edhe më pas ku nuk mori mbrojtje nga shteti italian dhe familja e saj e mohoi. Pas gjithë këtyre peripecive ajo kishte marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia, që e çuan Adelina Sejdinin drejt aktit ekstrem, atë të vetëvrasjes duke u hedhur nga një urë në Itali pak ditë më parë.
-
VIDEO
Truall, apartamente e lokal, prokuroria i sekuestron pasurinë me vlerë disa miliona euro trafikantit të dënuar me 8 vite burg në Itali
Janë sekuestruar një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën 'Mihal Grameno' në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët, tre apartamente, një me sipërfaqe 125.67 metër katror në rrugën 'Mihal Grameno', një me sipërfaqe 93.70 metër katror që ndodhet po në Tiranë dhe një tjetër me sipërfaqe 66.60 metër katror në rrugën 'Vllazërit Huta' në Tiranë, një palestër në rrugën 'Jahja Ballhysa' dhe një bar-kafe në rrugën 'Qemal Stafa' në Tiranë.
-
VIDEO
Kapen me pistoletë në lokal, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi njëri akuzohet për 'armëmbajtje pa leje' ndërsa tjetri për 'moskallëzim krimi'.
Në pranga kanë rënë 31-vjeçari me inicialet E.D., dhe 22-vjeçari me inicialet E.C., të dy banues në Librazhd.
Sakaq, policia njofton se arrestimi i dy personave është bërë në një lokal në Elbasan, ku gjatë kontrollit fizik të 31-vjeçarit u gjet dhe arma e zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi. Arrestohet dhe 1 tjetër shtetas, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali ku po qëndronin shtetasit E. D. dhe E. C. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. D., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje" dhe E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Lezhë/ Tentoi të grabiste shtëpinë e drejtorit të shkollës në fshatin Zejmen, lihet në burg 23-vjeçari! E ëma shpërthen në lot, i bie të fikët jashtë gjykatës
Armand Zhejani, i dyshuar si një nga autorët e tentativës së grabitjes së një vile në fshatin Zejmen të Lezhës, është lënë në burg nga Gjykata ditën e sotme. Jashtë ambienteve të gjykatës ishte nëna e 23-vjeçarit, e cila shpërtheu në lot kur i biri doli jashtë gjykatës, duke i rënë më pas të fikët, për shkak të dhimbjes së madhe se i biri tashmë duhet të qëndrojë në qeli.
-
VIDEO
Debate tek ‘Ekonomia’, Denaj: Gabojmë nëse themi se s’ka rritje ekonomike, flasin shifrat! Spaho: Ju thoni ne hamë dy pula, ju hani një
Komisioni i Ekonomisë është shoqërua me debate të forta sidomos mes Anila Denajt dhe Edmons Spaho në lidhje me rritjen e pagave dhe të ekonomisë. Denja tha se rritje ekonomike ka pasur dhe se shifrat flasin qartë, por për deputetin e PD, Spaho tha se kjo nuk është e vërtetw ndërsa shtoi me ironi se “ju thoni ne hamë dy pula, ju hani një”.