-
VIDEO
Pasi mori mbështetjen e Ramës, Mediu projektrezolutë në Kuvend: Qëndrim të përbashkët kundër ndikimit rus e serb në rajon! Po nxisin konflikte
Pasi mori dakordësinë e kryeministrit Edi Rama në parlament, kreu i Partisë Republkane, Fatmir Mediu ka dorëzuar në Kuvend projektrezolutën duke kërkuar mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët në lidhje me situatën në rajon dhe ndikimin rus e serb. Sipas Mediut, ndikimi rus dhe serb në rajon po nxit konflikte, duke kërkuar që Shqipëria ta adresojë këtë edhe në NATO.
Në një deklaratë për mediat, Mediu i referohet situatës mes Serbisë dhe Kosovës që u acarua jo pak disa javë më parë, situatës së brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu edhe situatës në Bosnje Hercegovinë, teksa thotë se situata është serioze dhe duhet trajtuar si e tillë.
-
VIDEO
30 vite nga krijimi i RENEA-s, Nano: Janë kryer operacione të vështira ku kanë humbur jetën 5 efektivë dhe janë plagosur 18! Mision mbetet mbrojtja e jetës me jetën
Histori suksesi e ka konsideruar kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano punën e kryer nga Forcat RENEA përgjatë këtyre 30 viteve. Në aktivitetin e mbajtur për 30-vjetorin e krijimit të repartit special RENEA, Nano u shpreh se përtej operacioneve të suksesshme të kryera, janë 5 efektivë që kanë humbur jetën, tashmë të shpallur "Dëshmorë të Atdheut", ndërsa 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, përfundojnë në spital 2 police të Frontex
Një aksident ku mbetën të plagosura dy police të Frontex është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Në aksident janë përfshirë 2 automjete, ndërsa dy vajzat e lënduara janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
-
VIDEO
Vlorë, digjet një makinë e parkuar në oborrin e një banese, dyshohet e qëllimshme! U spërkat me benzinë edhe 4 ditë më parë
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen 'Partizani' në Vlorë. Automjeti tip 'Reno' ka qenë i parkuar në oborrin e banesës, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
-
VIDEO
Kush do ta fitojë në fund PD-në, Basha apo Berisha?
Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe luftën mes Berishës dhe Bashës për fatin e Kuvendit të paralajmëruar nga ish-kryeministri. Kush do ta fitojë në fund PD-në, Basha apo Berisha? Të ftuar Roland Bejko, Gent Malko, Fabian Topollaj dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, 2 të plagosur! Makina del nga rruga dhe përplaset me pemët në Dimal, një i lënduar
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku fillimisht janë përplasur një ‘Mercdez’ me targa ‘AA699AR’.
Ndërsa babai, i një prej shoferëve të përfshirë në aksident, i ka prerë rrugën një makine tip ‘Renault’ me targa AA285PX, e cila udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.
-
VIDEO
Shefi i Rrugores: 85% e aksidenteve për mos respektim të rregullave! Kritikohemi se vëmë shumë gjoba, por ka shumë shkelje! Këmbësorët s'dinë si ecet në rrugë, ka nisur edhe gjobitja e tyre
TIRANË- Aksidenti te '21 dhjetori' dhe ai ku u përfshi aktori Gaz Paja kanë një emërues të përbashkët, shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ky fakt është evidentuar edhe nga Shefi i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili. Në studion e Report Tv, Ismaili tha se 85% e aksidenteve rrugore në Shqipëri janë pikërisht për shkak të mos respektimit të sinjalistikës nga ana e shoferëve.
"85% e ngjarjeve rrugore dhe atyre me pasoja kanë ardhur si rezultat i mosrespektimit të rregullave, sinjalistikës, parakalimet e gabuara. Nëse këta do kishin zbatuar rregullat, këto ngjarje mund të ishin ndaluar", tha Ismaili.
-
VIDEO
Ishte në kërkim, por punonte i qetë si instruktor palestre, ndalohet 33-vjeçari në Tiranë
Ishte në kërkim, por punonte i qetë si instruktor paleste, ndalohet 33-vjeçari në Tiranë.
"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”.
-
VIDEO
Përmeti kundështon plehrat në zonë të mbrojtur! Bashkia vend-depozitim tek Bredhi i Hotovës
"Vendi ku ndodhemi do të jetë vend-depozitimi i plehrave për të gjithë rrethin e Përmetit për këtë arsye banorët e fshatit Piskovë kanë protestuar, duke kërkuar anulimin e këtij projekti në këtë hapësirë të gjelbër që ndodhet në rrugën që të çon drejt Bredhit të Hotovës".
Banorët e fshatit Piskovë shprehen se Bashkia e Përmetit ka ndërmarrë një vendim arbitrar, të pa konsultuar për të shndërruar një fushë të gjelbëruar në një vendepozitim për mbetjet urbane.
-
VIDEO
Falsifikoi dokumentet për të liruar të 'fortin' e Vlorës Viktor Ymerin e Bandës së Gaxhait, SPAK prangos ish-Shefin e sektorit ligjor të Burgut të Peqinit, e kishte të përsëritur
Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu është arrestuar sot nga SPAK. Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se Gani Shehu paraqiti të dhëna të rreme për një të burgosur që t’i mundësonte lirimin.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr.252 të vitit 2020, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 78, 278, 333/a, 334 etj. të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet shtetasi V.B(I). Gjatë shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit V.B.(I), me objekt revokim/zëvendësim të masës së sigurimit nga ana e mbrojtjes së të hetuarit, u paraqit si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, 'Benz'-i përplaset me kamionin, një i plagosur! Dërgohet me urgjencë në spital
Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lezhë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën e Tales, ku një automjet tip "Benz" është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i 'Benz', identiteti i të cilit nuk dihet ende.
-
VIDEO
Mbështetësit e Berishës dorëzojnë edhe 150 firma të tjera! Noka: Deri në Kuvend do mblidhen 5 mijë! Basha ministër i Ramës për shuarjen e opozitës
Edhe pse nga institucionet zyrtare të Partisë Demokratike gjithccka quhet një 'blof' nga Sali Berisha, mbështetësit e ish-Kryeministrit, Flamur Noka, Genti Strazimiri dhe Arben Ristani, kanë deklaruar sot se kanë dorëzuar edhe 150 firma të tjera delegatësh, duke shkuar në 4350.