-
VIDEO
Miratohet në parim projekti buxheti 2022 dhe paketa fiskale me votat e mazhorancës
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale. PD votoi kundër. Miratohet me votat e mazhorancës Projektligji për TVSH, Projektligji për tatimin mbi te ardhurat, Projektligji për taksat kombëtare, projektligji për akcizat
-
VIDEO
Pr/buxheti 2022, Spaho: Ju e paraqisni pozitiv, por ku ka optimizëm kur marrim borxh? Rrisni pagat, në të kundër ryshfeti në administratë s’ka për t’u zhdukur
Deputeti i PD-së, Edmond Sapho tha se ky buxhet 2022 nuk ka asgjë pozitive pasi po rrit borxhin dhe më tepër nuk parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve në mënyrë të konsiderueshme. Ai tha se për shkak të pagave të ulëta në administratë ekziston ryshfeti i vogël ku qytetarët duhet të paguajnë diçka për çdo letër që marrin. Sipas tij kjo do të shmanget vetëm kur atëherë qeveria të ngre në mënyrë sinjifikative pagat dhe pensionet.
-
VIDEO
Aksidenti te '21 Dhjetori', 30-vjeçarit që shkaktoi ngjarjen e rëndë iu gjet edhe një thikë në trup! Policia i shkon për kontroll në shtëpi
Emirjan Doko, i riu i cili shkaktoi aksidentin tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke i marrë jetën dy personave, Luan Cenollarit dhe Ali Bejo, përveç armës tip pushkë 20-she që iu gjet në makinë, i është gjetur në trup edhe një thikë. Policia ka shkuar për kontroll në banesën e tij, ndërsa pavarësisht faktit që i janë gjetur armë, Doko nuk rezulton person me precedent penal.
-
VIDEO
Furgoni përplaset me trenin në Durrës, shoferi në spital
një furgon është përplasur me trenin në Durrës mëngjesin e sotëm. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën Asti gogoli, Shkozet. “Mjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin“, thotë policia.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i Benzit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, një automjet përplas makinën e policisë, plagoset lehtë efektivi
Një efektiv policie ka mbetur i plagosu në Lezhë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë plagë të lehta polici me inicialet A.T.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
E veshur me xhup deri në fund të këmbëve, vajza nga Lezha del natën e armatosur. Frikësohen banorët
Sikurse mund të shihni edhe nga pamjet, të kapura nga disa kamera sigurie, vajza ecën me ngadalë dhe e qetë në rrugë teksa më pas nxjerr nga xhepi hekurin dhe fillon të lëvizë dorën lart. Kanë qenë vetë banorët që kanë raportuar situatën, ndërsa kanë bërë edhe denoncim në polici.
-
VIDEO
I dehur dhe me semafor të kuq, 'Citroeni' shkakton aksident tragjik te '21 Dhjetori', 2 viktima! Shoferit të papërgjegjshëm iu gjet edhe një pushkë në makinë
Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin "21 Dhjetori", ku janë përfshirë dy auomjete, ndërsa vitkimat janë identifikuar si Luan Cenollari dhe Ali Bejo. Përplasja ka qenë shumë e fortë duke bërë që njëri nga mjetet të shkatërrohet thuajse tërësisht.
-
VIDEO
Berisha dorëzon firmat për Kuvendin, “kryqëzohet”nga SHBA
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD pas dorëzimit të firmave nga Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së Bardhi tha se Berisha nuk mblodhi dot firmat dhe se po luan bllofin. SHBA doli përsëri hapur kundër Berishës dhe përpjekjes së tij për marrjen e drejtimit të PD. Të ftuar Azgan Haklaj, Fatos Klosi, Plator Nesturi dhe Altin Gjeta.
-
VIDEO
KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e AKU-së, Bledar Skënderin: Nuk tërhoqi nga tregu dhe as inspektoi akulloret e rrezikshme për shëndetin
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. KLSH thotë se ka ushtruar kontroll në këtë institucion dhe ka dalë në përfundiminin se nuk është reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi 'oksid etileni' në disa akullore.
-
VIDEO
Po e dërgonin drejt Malit të Zi, sekuestrohen 8 kg drogë në Hanin e Hotit, dy të arrestuar
Sekuestrohen 8 kg droge e llojit kanabis nga policia e Shkodrës. Droga është sekuestruar në afërsi të doganës së Hanit të Hotit në tentativë për ta transportuar drejt Malit te Zi me destinacion Europën. Sipas burimeve janë edhe dy shtetas të arrestuar nga ky operacion. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plote të këtij grupi kriminal.
-
VIDEO
Policia kontroll 'blic' në Elbasan, shoqërohen disa persona
Elbasan, policia blindon rrugët e qytetit kontrolle të befasishme lagje me lagje, shoqërohen disa persona të skeduar nga policia.
-
VIDEO
E kishte fshehur në gomën rezervë të makinës, sekuestrohen mbi 8 kg kanabis në doganën e Morinës
Një 30-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike në doganën e Morinës. Policia ka arrestuar shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip "Alfa Romeo", në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.