-
VIDEO
Bilanci i 48 orëve/ Të dehur dhe pa patentë, Policia arreston 28 shoferë, 668 të tjerëve u shkon gjoba në shtëpi
Policia e Shtetit njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga makinat inteligjente 668 drejtues mjetesh, të cilëve do ju shkojë masa administrative në banesë
Sipas raportimeve në total janë ndëshkuar me masë administrative 2342 drejtues mjetesh.
-
VIDEO
Tragjedia e Gërdecit/ Dosja për Mediun rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë, ish-ministri i bën rekurs vendimit të apelit të GJKKO: Rigjykimi është antikushtetues
TIRANË-Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.
Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
-
VIDEO
PD kërkoi Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, PS: Të ngrihet sa më parë, po presim propozimet e tyre! Bashkëkryetar nga mazhoranca do të jetë Gjiknuri
Partia Socialiste është dakord që të pranojë kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky komision duhet të ngrihet sa më parë dhe është në pritje që të dorëzimit të propozimeve nga PD.
Balla tha se ka marrë kërkesë nga LSI që të jetë pjesë e komisionit. Ndërkohë që ai bëri me dije se Damian Gjiknuri do të propozohet nga PS si bashkëkryetar i këtij komisioni.
-
VIDEO
'Propagandën bëjeni te shkallët e kryeministrisë', ministrja debate në Komisionin e Shëndetësisë me Vokshin: Je mësuar vetë që del te kangjellat
Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, janë përfshirë në një debat mbledhjen e sotme ku u diskutua mbi masat e marra për të mbrojtur nxënësit dhe mësuesit nga COVID. Vokshi e konsideroi raportimin e ministres 'propagandë'.
Debati:
Vokshi: Zonja ministre, ju lutem shkollat. Ju kam bërë 10 pyetje, nuk po i përgjigjeni asnjërës. Sa mësues janë të prekur, sa fëmijë? Sa mësues janë rimbursuar, pse paguhen me 80 për qind. Atë propagandën lëreni kur të bëjmë aktin normative.
Manastirliu: Unë nuk bëj propagandë këtu, unë punoj tu shërbej njerëzve të këtij vendi. Të lutem shumë herë tjetër mu drejto me respekt siç tu drejtova. Kini durim dhe dëgjoni, nëse ju ka humbur shkoni kërkojeni. Drejton një Komision të rëndësishëm për të bërë propagandë. Mos bëj politikë me shëndetin. Prandaj dëgjo, ki durim.
Vokshi: Propagandën bëje te shkallët e Kryeministrisë. Sa mësues janë të prekur, sa janë rimbursim?
Manastirliu: Po se je mësuar vetë del kangjellat, edhe të duket sikur të tjerët dalin te shkallët.
-
VIDEO
Nuk ishin të besueshëm? 30 të rinj në Fier skualifikohen nga aplikimi për në Policinë e Shtetit: Nuk na thanë motivacion! Burime nga policia: Arsyeja u është dhënë
30 të rinj nga qyteti i Fierit shprehen se janë skualifkuar nga aplikimi për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë së Policisë së Shtetit sipas tyre pa motivacion. Por burime për Report Tv bëjnë me disa se në çdo përgjigje që i kthehet aplikantëve, qoftë prania apo refuzimi, i jepet dhe motivacioni dhe arsyet.
-
VIDEO
Buxheti 2022 te ‘Ekonomia’, PD: Po talleni me bonusin e pensionistëve! Braçe: Ju i jepnit gjysmën e gjelit, ne një të plotë
Në Komisionin e Ekonomisë është duke u diskutuar sot projektligji për Buxhetin 2022, i propozuar nga Qeveria. Gjatë diskutimeve ka pasur debate mes PD dhe PS, ku për Arbi Agalliun qeveria tallet me 5 mijë lekë për pensionistët dhe se i ka cilësuar shpenzime luksi blerjen e kompjuterëve. Por menjëherë ka ndërhyrë Erion Braçe i cili tha se me burnusin e PD për pensionistët nuk mund të bloje as gjysmën e gjelit.
-
VIDEO
PD kundër zgjatjes së afatit të KPK? Rushaj te 'Ekonomia': Ku e keni fondin për KLGJ dhe KLP për vetingun
Që prej 15 tetorit kur Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, duke propozuar shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, asnjë përgjigje e qartë nuk është marrë nga Partia Demokratike , nëse është pro apo kundër.
Megjithatë një pyetje e bërë sot në Komisionin e Ekonomisë nga nënkryetari i PD Alfred Rushaj në drejtim të ministres së Financave tregon se PD është duke menduar për të mos e mbështetur këtë shtyrje të afateve.
-
VIDEO
Makinat të bëra copë, aksident i frikshëm në Koplik! 4 të plagosur, në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e quajtur pranë rotondos, në hyrje të qytetit të Koplikut.
Foto Kryesore
Ngarkoni foto nga desktop
Zgjidh një foto nga serveri
Përmasat e sugjeruara për imazhin janë 780x440
terrorizemkosovatiranagrabitjeBallaPlotëso taget e fotos
KategoriaZgjedhjet 2021Pa gjurmëTiranaLifestyleAnalizaDrejt PunësArkivaProgrameDossierMediaSpecialeLajme të miraHoroskopiVIP & SpektakëlShëndetiKulturaIntervistaKosova & RajoniSocialeEkonomiPolitikëKryesoreEmisioneVideo ZoneNë LibrariMirëdita mësueseReceta GatimiAktualitetSportBota
Programi
Minuta 0Rubrika "Në Librari"SpecialeDokumentarEdicioni informativ i lajmeveStudio LiveSot, live në Shqipëri!Shtypi i ditës dhe ju112Pa ProtokollVeri-jugPa gjurmëDosja KTë gatuajmë!Rreze DiellRepolitix5 Pyetje nga Babaramo
Video i emisionit te plote
Shfaq në rezultatet e kërkimit
Publiko Ruaj si draft Anulo
-
VIDEO
Mure të plasaritura, pllaka të thyera e dysheme e çarë në dysh! Dëmet e tërmetit 4.5 Rihter në Bulqizë, banori: Ke frikë të rrish brenda
Tërmeti i 3 ditëve më parë 4.5 Rihter në Bulqizë ka shkaktuar dëme në disa banesa, ku Bashkia e Bulqizës ka ngritur një grup pune për inspektimin e tyre. Report Tv vajti në një prej banesat e dëmtuara, atë të Nazif Kolecit në fshatin Shtushaj të të njësisë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, ku gjurmët e tërmetit ishin të dukshme ngado që të hidhje sytë.
-
VIDEO
Sot nis vaksinimi i fëmijëve dhe dozat e treta antiCOVID! Bino: 12-17 vjeçarët marrin dy doza Pfizer! Për +60 vjeçarët nuk lejohet kombinimi i vaksinës AstraZeneca dhe asaj ruse
Që sot fillon aplikimi i vaksinimit të fëmijëve 12-17 vjeç, në lidhje me vaksinën anti-COVID. Vaksinimi i fëmijëve 12-15 do të ndodh për ata fëmijë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si astmë, leukoza, kancer, sëmundjeve kronike të veshkave, të mëlçisë, zemrës pra që kanë disa sëmundje specifike do të vaksinohen të parët. Edhe për 16-17 vjeç të parët do të vaksinohen ata me sëmundje dhe më pas me fëmijët e shëndetshëm. Vaksina e planifikuar për fëmijët është Pfizer, sepse kjo është e vetmja që është aprovuar te fëmijët. Fëmijët do marrin dy doza, dhe më tej do të jetë ndoshta dhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve”, tha Bino.
A ndikon vaksina COVID me vaksinat e tjera që bëjnë fëmijët, për Silva Binon , jo. Ajo thotë se nuk kanë asnjë ndikim dhe ato mund të bëhen edhe të dyja njëkohësisht.
“Vaksina anti covid me të tjerat mund të kryhet njëkohësisht pasi nuk kanë ndikim dhe nuk nevojitet një afat kohor mes tyre”, tha Bino.
Po sot nis dhe marrja e dozës së tretë të vaksinës për +60 vjeç, ku Bino sqaron se kjo dozë plotësuese mund të merret edhe duke kombinuar vaksinat si ke bërë Pfizer mund të marrësh Coronavac apo AstraZeneca në bazë dhe të efekteve anësore që ka pasur qytetari. Megjithatë i vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet dhe mjekët janë trajnuar për këtë gjë është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V.
“Udhëzimi është i qartë në lidhje me kombinimin e vaksinave nëse kemi alergji apo kemi të dhëna që persona të caktuar nuk mund të bëjnë vaksinën por duhet ta kombinojnë. +60 mund të kryejnë dozën e tre me coronavac por me një dozë tjetër. Kush ka bërë Pfizer mund të po dozën e tretë po Pfizer ose një vaksinë tjetër. I vetmi kombinim vaksinash që nduk duhet të bëhet është ai mes AstraZeneca dhe asaj ruse Sputnik V”, tha Bino.
Bina ka sqaruar edhe se si do të merret kjo vaksinë e tretë nga +60 vjeçarët duhet të kenë kaluar të paktën 6 muaj nga doza e dytë. Rast specifik për dozën e tretë është vetëm për personat që kanë dëmtim të sistemit imunitar, që duhet ta bëjnë këtë dozë 4-8 javë pas dozës së dytë.
“Pas 6 muajsh kemi rënie te imunitetit dhe prandaj rekomandohet një dozë e tretë, atyre që u ka tejkaluar ky afat do e bëjnë po ashtu. Për përsonat që kanë dëmtim të imunitete do u jepet një dozë parësore 4-8 javë pas dozës së dytë nga të gjitha llojet e vaksinave”, tha Bino.
Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 22 tetorit rekomandoi aplikimin e dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve, që janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID. Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 milion e 900 mijë.
-
VIDEO
COVID-19/ Nis sot vaksinimi me dozën e tretë të personave mbi 60-vjeç! Ftohen për vaksinim edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike
Ka nisur sot aplikimi i dozave të treta të vaksinës së koronavirusit për personat mbi 60-vjeç, për të ofruar një mbrojtje më të plotë ndaj virusit të rrezikshëm. Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe alternime.
Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.
-
VIDEO
“Hey, si je?” Rama takohet me Boris Johnson në Skoci
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci, në kuadër të konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike. Në Glasgow, kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Në një video të shpërndarë nga kryeministri, shihet se Rama dhe Johnson takohen miqësisht dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër mes tyre.
“Glasgow, Skoci – Në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar” shkruan Rama