• VIDEO

    Taksa për naftën e jahteve, Braçe: Ne paguajmë 110 lekë, me çfarë ligji i keni përjashtuar! Sorina Koti: Akciza për gazin rëndon xhepat e pensionistëve

    Deputeti Braçe ka kërkuar sqarim nga Ministrja e Financave në komisionin e Ekonomisë edhe për vendosjen e taksës  65 lekë/ litër për naftën e jahteve, ku tha se ato do të paguajnë vetëm atë taksë apo si gjithë të tjerët. Ndërsa  zv/kryetare e komisionit të ekonomisë, Sorina Koti shprehu shqetësimin për vendosjen e akcizës 6 lekë për litër të gazit që përdoret për konsum familjar, pasi kjo do të rëndojë xhepat e pensionistëve.

    Pjesë nga debati

    Braçe: Keni propozuar vendosjen e një taksë për mjetet lundruese turistike për naftën. Cila është barra fiskale për këto mjete aktualisht, dua të di në bazë të kujt ligji këto mjete janë trajtuar me akcizë 0 dhe TVSH zero e kështu me radhë. Cili është ligji këtë barrë fiskale dhe kush autoritet e ka zbatuar këtë? Ne paguajmë deri në 110 lekë taksa për naftë, për makinë, motor, traktor apo zetor, mjafton të jesh jashtë skemës së bujqësisë këta do të paguajnë vetëm 65 lekë për litër apo si gjithë të tjerët", tha Braçe.

    Rushaj: Na thoni si i trajton direktiva e BE, mjetet lundruese për furnizimin me naftë

    Sorina Koti: Ajo që më shqetëson është vendosja e akcizës 6 lekë për litër për gazin për konsumin familjar, sidomos për pensionistët dhe ata që janë me ndihmë ekonomike. Pyetja që kam është nëse do të rimbursohet kjo shtresë që janë me ndihmë ekonomike apo pensionistët, pas rritjes së akcizës së gazit?

  • VIDEO

    Ekzekutimi i ish policit në Laç ende pa autor! Vrasësit e maskuar me kapele dhe maskë, e vështirë të identifikohen nga kamerat e sigurisë

    Ekzekutimi i ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autoreve.

    Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo dhe armen e krimit. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet të djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Konfliktet e tij po kalojnë në siten e hetuesve me qëllim identifikimin e autoreve.

  • VIDEO

    Mbyllet seanca, Kushtetuesja tërhiqet për vendim për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019! Avokati i Ademit: Injorojeni mendimin e 'Venecias'! Kryeministria: Nuk e gjykoni dot vlefshmërinë

    Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancën e ndërprerë plenare për të diskutuar dhe më pas për të marrë një vendim vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo. Pas diskutimeve  Kushtetuesja është tërhequr për një vendim, i cili sipas ligjit pritet të publikohet brenda 30 ditëve. 

    Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi,  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. Gjithashtu është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.  

  • VIDEO

    Akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës 6-vjeçare në Kamëz, lihet në burg babai i të miturës! Dëshmia tronditëse: Vetëm e kam rrahur me thupër

    TIRANË- 27-vjeçari R.K nga Kamza, është lënë në burg pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. Prokuroria i ka ngritur akuzën për abuzim seksual R.K, por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akoma akt-ekspertimi mjeko-ligjor, pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve që ta nxjerrin.

    27-vjeçari ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t'i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Ka deklaruar se vetë personalisht e ka dërguar vajzën në spital.

  • VIDEO

    Ura e Vidohovës e shkatërruar, mbi 3000 banorë në rrezik

    Kjo është ura që lidh dy fshatrat Vidohoven dhe Mirasin. Totalisht e shkatërruar dhe pa asnjë investim prej vitesh ,kjo urë tashmë është kthyer në rrezik për më tepër sesa 3000 banorë të zonës të cilët kalojnë shpesh në të me kafshë apo me mjete bujqësore. Çdo ditë teksa u duhet të përdorin për kalim urën që lidh Vidohoven dhe Mirasin, banorët e këtyre fshatrave i shoqëron pasiguria dhe frika se mund të jenë të aksidentuarit e rradhës "Kjo urë ka vite në këtë gjendje. para katër ditësh ndodhi një aksident", thanë banorët. Edhe pse me kërkesa të shumta ndaj autoriteteve për restaurimin e urës banorët deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. "Nuk kemi garanci për jetën, kush pyet nëse vdiqe e shpëtove", shprehet një tjetër. Kryetari i Bashkisë së Devollit, thotë se është në dijeni të problematikës së urës, por restaurimi varet nga çelja e fondeve. "Kjo urë kërkon riparime të pjesshme çdo vit, por përsëriti nuk është në kushte optimale. Ne kemi një projekt për rikonstruksionin total, dhe me shpresë se vitin tjetër do të çelen fondet për rikonstruksionin e rrugës dhe urës Miras-Vidohovë", tha kryetari i bashkisë së Devollit Eduard Duro. Për 3780 banorë kjo urë përvecse lidhje mes fshatrave, shërben për të udhëtuar edhe drejt Devollit

  • VIDEO

    Eksperienca më e mirë e kuzhinës italiane prezantohet në Gjirokastër, Bucci: Mbështesim me projekte zhvillimin e turizmit cilësor në qytetin historik

    Qyteti i Gjirokastrës është përfshirë në programin e aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Italisë në Tiranë, të titulluar “Vale”. Ky program organizimesh synon njohjen në vendin tonë dhe veçanërisht nga të rinjtë shqiptarë të vlerave të traditës, gjuhës dhe kulturës italiane.

    Në këtë kuadër mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një aktivitet i veçantë në të cilin të pranishmit degustuan gatimet karakteristike të mjeshtrit të kulinarisë italiane, Sandro Serva.

  • VIDEO

    I arratisur nga Kosova dhe i dënuar për disa vepra penale, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

    Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për disa vepra të ndryshme penale.

    Në kuadër të operacionit ‘Arratia’ u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasit Riad Sopjani, 20 vjeç, banues në Prishtinë, i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore.

  • VIDEO

    Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

    Përkeqësimi i kushteve të motit, ka bërë që të pezullohen mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërkohë që transporti ndërkombëtar detar do të vijojë.

    Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës do të jetë era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje forca 5-6bft, 10-15m/s.

  • VIDEO

    Në Beograd valëviten flamujt shqiptarë me rastin e vizitës së Ramës! Një grup të rinj heqin një flamur i vënë flakën

    Ditën e sotme pritet që Kryeministri Edi Rama të niset drejt Serbisë për të marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të 'Open Balkan' në Beograd. Me këtë rast rrugët e kryeqytetit serb janë mbushur edhe me flamurin kuq e zi të shqiptarëve.

  • VIDEO

    Rrënimi i një qendre kulturore, vrima e zezë e energjetikës, buxhet zhvillimesh apo borxhi

    "5 pyetje nga Babaramo", kompozitori Limos Dizdari, ai shpëtoi Pallatin e Kulturës në Ksamil, ka rrëfyer shumëçka, që nga sakrificat që ai ka bërë, duke shitur gjithçka për një pronë që sot, siç ai pretendon, është shitur padrejtësisë dikujt tjetër. Eksperti i ekonomisë, Azbi Stringa ka deklaruar në ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ se marrja e eurobondit do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit. Sipas tij, nëse qeveria shqiptare do të kishte marrë kredi nga 700 mln eurot që u ofruan nga konferenca e donatorëve pas turnit, nuk do të kishte nevojë të merrte eurobond-in. Ai theksoi se ka disa problematika, një ndër to shitja dhe blerja e energjisë nga koorporata të mëdha në të njëjtën kohë, nga KESH-i në shitje dhe OSHEE në blerje. Elezi tha se kemi shitur lirë dhe kemi blerë shtrenjtë në të njëjtën kohë.

  • VIDEO

    ‘Investoni në bursë’, dyshime serioze se evropianët vidhen nga Shqipëria nëpërmjet Forex! Prokuroria e Tiranës dhe SPAK me policinë vendosin ‘në sitë’ call center-at

    Pas hetimeve të policisë për identifikimin dhe lokalizimin e call center-ave që dyshohen se përdorin sistemin FOREX për të zhvatur me qindra qytetarë evropianë me fabulën se do kenë fitime të mëdha në qoftë se investojnë në bursë Prokuroria shqiptare ka përcjellë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe asaj të Tiranës letër porosinë e homologëve evropianë, si Gjermania, Italia dhe disa vendeve nordike për të identifikuar e lokalizuar selitë e telefonatave agjentëve të rremë.

  • VIDEO

    Report Tv siguron videon e aksidentit tragjik në Koplik

    Report Tv ka siguruar videon e aksidenit tragjik që ndodhi mesditën e sotme në Koplik.

    Nga ky aksident një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Viktimë mbeti Durim Lushaj, 45 vjeç, pasagjer në mjet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv