-
VIDEO
Shembjet tek '5 Maji', banorët në protestë, bllokojnë rrugën: Fadromat e IKMT kalojnë mbi trupin tonë! Nuk kemi asnjë sqarim pse po na prishen shtëpitë
Banorët e zonës “5 maji” në Tiranë, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, janë ngritur sërish në protestë paraditen e sotme, duke bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë sqarim se përse po i shemben shtëpitë dhe as për dëmshpërblimin që duhet të marrin, duke u shprehur të vendosur për mbrojtjen e banesave.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Soreca: Klasa politike të punojë më shumë në fushat kur KE rekomandoi se ka nevojë për progres
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka kërkuar më shumë punë nga Shqipëria në fushat kur raport i progresit të KE ka evidentuar se kanë nevojë ende për përmirësime. I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku u mblodh për hapjen e Shkollës së Integrimit Europian 2021, Soreca tha se klasa politike duhet të dyfishojë përpjekjet për integrimin duke pasur si udhërrëfyes progres raportin e KE. Soreca tha se BE mbështes integrimin e Shqipërisë dhe për këtë arsye kontribuon çdo vit me 100 mln euro, para, donacione apo grante për transformimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë.
-
VIDEO
Vrasja në Laç, ish polici u ekzekutua sapo doli nga makina! Pistë hetimi, konfliktet e të birit, i cili është problematik
Xhelal Reçi është qëlluar në qendër të Laçit sapo ka zbritur nga makina tip ‘Benz’ ku ishte drejtuar për të hapur biznesin e tij. Në momentin që është qëlluar, Xhelal Reçi ka tentuar të largohet për t’u mbrojtur pas biznesit të tij, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojnë plagëve dhe ha humbur jetën. Xhelali njihej si njeri i urtë dhe i qetë.
Xhelal Reçi dyshohet se është ekzekutuar për shkak të të birit, Besnikut. Kjo është pista kryesore ku po hetohet për momentin, ndërsa po krijohen lidhjet me atentatin e dështuar për eliminimin e tij fizik të një viti më parë.
I biri Besnik Reçi njihej si një person tejet problematik, ku sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me personat në Laç e më gjerë. Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin. I ati, me eksperiencën e ish-policit është munduar disa herë për të shuar problemet e të birit, ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme.
-
VIDEO
Rama: Jo më radhë dhe vonesa për bizneset, çdo ankesë për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet online në e-Albania
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e tij me një video sqaruese në detaje, se çdo ankesë për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet online përmes e-Albania.
-
VIDEO
Vrasja e ish-policit në Laç, gjendet një makinë e djegur në Milot
Një automjet i djegur është gjetur në Milot, pak orë pas ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi. Dyshohet se automjeti i gjetur i shkrumbuar u përdor nga atentatorët, një skemë kjo e përdorur nga ekzekutorët edhe në shumë vrasje të tjera.
Policia njofton se vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 1 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga plani i qeverisë për rritjen e pensioneve te prapaskenat e "Kuvendit" të Sali Berishës e deri tek PS-PD drejt konsensusit për ndryshimet kushtetuese.
-
VIDEO
Ekzekutohet me armë zjarri ish polici në Laç, vrasja në afërsi të një banke! Autorët e vëzhgonin prej ditësh! Para një viti i shpëtoi atentatit i biri
Laçi është tronditur nga krimi mëngjesin e sotëm. Ish polici Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit.
Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Nuk dihen ende se kush jena autorët, por fakti që zona ka shumë kamera sigurisë dhe është e banuar mund të hedh dritë shpejt në identifikimin e autorit
-
VIDEO
Ekzekutimi i ish-Policit në Laç, një vit më parë i shpëtoi plumbave djali i tij bashkë me familjen! Dy persona me motor e ndoqën dhe e qëlluan tre herë
Xhelal Reçi u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në Laç, e teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, rezulton se djalit të tij, Besnik Reçit i është bërë atentat një vit më parë. Reçi ishte bashkë me familjen në makinë, gruan dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona me motor. Më datë 15.08.2020, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, motori ndoqi automjetin e Besnik Reçit, duke e qëlluar tre herë, por fatmirësisht plumbat nuk kapën asnjë. Autorët e atentatit nuk janë identifikuar as sot.
-
VIDEO
Me maska e kostume të frikshme, sonte nata e Halloween! Kostumet për 'festën e shpirtrave' variojnë nga 1000-3000 lekë
Festa e Halloween-it ose dita e përkujtimit të shpirtrave, është khyer tashmë në traditë në Tiranë. Përgatitjet kanë nisur prej ditësh, për të kulmuar mbrëmjen e kësaj të diele. Qendrat tregtare në Tiranë e kanë përqendruar aktivitetin e tyre pikërisht në tematikën e kësaj feste.
Report Tv u interesua pranë qendrave tregtare dhe tregjeve në kryeqytet, lidhur me shpenzimet për këtë festë, duke mësuar se vlera minimale e një kostumi, varion nga 1000 deri në3 mijë lekë. Çmime të tilla reklamohen edhe në faqet online të shitjeve.
-
VIDEO
E rëndë, përplasi për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, largohet nga vendngjarja shoferi
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, pasi automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Mësohet se drejtuesi menjëherë, pasi ka aksidentuar Isuf Mjekrrën, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
-
VIDEO
Të rinjtë “boshatisin” Zvërnecin, i drejtohen emigracionit! Banorët: Fëmijët do të vijnë të na gjejnë të vdekur në banesë
Zvërneci, vetëm 10 kilometra nga qyteti i Vlorës të ofron një pamje të trishtë. Të gjesh të rinj në këtë zonë, është thuajse e pamundur. Qindra prej tyre, kanë braktisur familjet e tyre dhe i janë drejtuar emigracionit, si mënyra e vetme për të siguruar të ardhura për familjarët e tyre.
-
VIDEO
Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në Qafën e Kasharit pasditen e së dielës.
Siç shihet nga pamjet në aksident janë përfshirë disa makina dhe për pasojë ky aksi në drejtim të Tiranës është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata mjetesh.