-
VIDEO
Komisioni e Ekonomisë, Shalsi lejon deputetët e opozitës të diskutojnë në mbledhje: Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi
Në komisionin e Ekonomisë, kryetari Eduard Shalsi ka vendosur që t’u japë fjalën deputetëve të opozitës të paraqitur fizikisht, megjithëse u kërkohet që të futen në platformën online. Shalsi tha se e gjithë bota tashmë zhvillon mbledhjet online, ndërkohë që shtoi se kusht për praninë fizike do të jetë edhe certefikata e vaksinimit.
‘Ju dhashë fjalën, secili mund ta marrë fjalën. Do ju kërkoja të respektoni etikën. Një nga debatet më të rëndësishme që duhet të bëjmë është ajo që po bën bota mbledhje online, komisione, jo vetëm sa kohë është pandemia por edhe post pandemisë. Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi, ndërkohë që do të ndjekim edhe shifrat. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse do të logeni mirë nëse, jo do të duhet të vini këtu.’- tha Shalsi.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se kjo është marrëzi dhe se mazhoranca tregon se ka frikë nga debati.
‘Kjo që po bëni është një marrëzi e madhe. Në një kohë që po hapen shkollat dhe ndiqen fizikisht, e Kuvendi zhvillon seancë plenare me prani fizike ju insistoni që ta bëni punën online. Kjo trego se ju keni frikë nga debatet.’- tha Spaho.
-
VIDEO
Vrasja e nënkomisarit, dalin detaje! Ngjarja 500 metra larg parcelës ku efektivët asgjësuan 110 rrënjë kanabis! Dëshmia e 2 shokëve të Aldi Ramës: Shkuam për të pirë hashash
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Ishull Lezhë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori Aldi Rama ka pasur me vete dy krëhëra pistolete, njërin prej të cilëve e kishte hedhur në vendngjarje pasi qëlloi 44-vjeçarin Hoxha. Krëhëri tjetër u gjet në vendin ku 21-vjeçari Rama qëlloi veten.
Sipas grupit hetimor, fillimisht Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sendilja e pasme e mjetit, plumb i cili e ka kapur në qafë. Më pas ka dalë nga makina për tu ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në bark duke i përshkruar pranë zemrës. Në vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera të qitura nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës. E gjithë ngjarja ka ndodhur 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike u gjetën në makinën e policisë.
Ndërkohë në dëshminë e tyre para policisë, Armando Mrku dhe Kristian Sheri, shokët e Aldi Ramës të cilët ishin në makinë me të kur ndodhi ngjarja, kanë rrëfyer se në vendin ku i gjeti policia, ata kishin shkuar për të pirë hashash dhe se kur efektivët ishin afruar për kontroll, ata kishin konsumuar një cigare. Ata kanë deklaruar po ashtu se nuk ishin në dijeni se Aldi Rama kishte pistoletë me vete dhe po ashtu nuk e dinin se ishte me masë sigurimi "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje, pasi e takonin shpesh jashtë ambienteve të shtëpisë. Armando Mrku dhe Kristian Sheri pritet të dalin ditën e nesërme para gjykatës. Ndërkohë në vendngjarje është gjetur edhe një filtër cigareje e mbaruar, e cila pas analizimit, ka rezultuar të jetë jo cigare e thjesht, por hashah.
Nënkomisari Saimir Hoxha dhe kolegët e tij kishin shkuar për të asgjësuar një parcelë me kanabis, pas informacioneve se në lagunën e Kune-Vainit ishin mbjellë bimë të lëndës narkotike.
-
VIDEO
Opozita dhe mazhoranca përplasen sërish për pjesëmarrjen në komisone! Deputetët e opozitës paraqiten fizikisht, mazhoranca kërkon të futen online
Vijon sërish përplasja ndërmjet opozitës dhe mazhoranës për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Edhe ditën e sotme, ashtu siç vepruan dje deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht në komisione, ndërkohë që nga ana tjetër mazhoranca bën thirrje që ato të futen në platformën online dhe të ndiqen online.
Ndërkohë komisioni i Edukimit dhe i Arsimit ka nisur pa opozitën dhe po drejtohet nga zv.kryetari Petro Koçi. Opozita sakaq braktisi mbledhjen pasi sipas tyre mazhoranca nuk u paraqit, sepse nuk do të ballafaqohet me opozitën.
-
VIDEO
Rrëfehet shoku i Aldo Ramës: Nuk besoj se ka vrarë veten, ka pasur plumba automatiku jo pistolete! Policia do të mbulojë ngjarjen
Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Rama, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten, por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.
‘Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar.'- tha ai.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Vrau nënkomisarin në Lezhë, flet për Report Tv shoku i Aldi Ramës: Ka patur jetë të vështirë, i ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dëshminë e shokut të Aldi Ramës, i riu i cili qëlloi për vdekje në Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha.
"E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë", tha ai.
-
VIDEO
Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, Çuçi flet pas takimit me homologun austriak: Lufta kundër kanabisit ka arritur majat! Asnjë gomone me drogë nuk është kapur në Itali nga Shqipëria
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë Karl Nehammer, ku kanë dhënë edhe një deklaratë për mediat. Ministri Çuçi u shpreh se u diskutua për projektet e së ardhme që kanë të bëjnë me sigurimin e kufijve të Austrisë dhe të BE për të mbrojtur nga emigracioni i jashtëligjshëm.
‘Besoj se sot policia shqiptare për sa i takon fushës së sigurisë është një partner i besueshëm i gjithë vendeve Europiane. Kemi operacione të përbashkëta me policinë europiane, gjermane, austriake e me më shumë se 10 vende konkrete për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm.’- tha Çuçi.
-
VIDEO
Dogji barëra në tokën e tij dhe flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 39-vjeçari në Lushnje! Në pranga edhe një tjetër, prodhonte dhe shiste kanabis në Fier
FIER- Dogji një sipërfaqe prej 10 hektarë me pemtari dhe vreshta në kodrat e lagjes "Kadri Qysfri", Lushnje, vihet në pranga nga policia autori.
I shpalluri në kërkim M.B teksa ishte duke djegur barëra në tokën e tij, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe toke.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 29 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga drogë,para dhe armë, kush është 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin e krimeve te dy rrugët e SPAK për dosjen Gërdeci e deri tek një spurdhjak ballkanik.
-
VIDEO
Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, ndërron jetë në spital 21-vjeçari Aldi Rama! Qëlloi veten me pistoletë në fyt
Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau dje nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. I riu qëlloi veten me pistoletë në fyt, në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.
Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve. Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
-
VIDEO
Lleshaj në 'Repolitix': Vrasja e efektivit në Lezhë më e rëndë se e Klodian Rashës, shoqëria të reagojë! Policia të ishte më transparente për mediat mbi skemën e vrasjes
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se vrasja e efektivit të policisë, Saimir Hoxha është një ngjarje shumë e rëndë, më e rëndë se ajo e vrasjes së Klodian Rashës, e për pasojë sipas tij shoqëria duhet të reagojë njësoj siç bëri edhe në muajin dhjetor, ndonëse sipas tij atëherë ishte jo propocionale.
-
VIDEO
SPAK në Dibër, bastisen zyrat e shtetit! Shoqërohet në polici burri i drejtoreshës së Arsimit, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe specialisti i pyjeve! Dyshime për korrupsion
SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Arsimit në Dibër. Report Tv mëson se janë shoqëruar në Polici, Lulzim Dani polic bashkiak, bashkëshorti i drejtoreshës së zyrës Arsimore në Dibër Rovena Daka, Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh. Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar këta persona, ndërsa dyshimet e para janë për korrupsion në Arsim.
-
VIDEO
Vrasja e efektivit në Lezhë, Ministri e Brendshme: Kemi nisur procedurat për të shpallur Saimir Hoxhën 'Dëshmor të Atdheut'
Nënkomisari Saimir Hoxha, i cili u vra në krye të detyrës ditë ne sotme, do të shpallet "Dëshmor i Atdheut". Kjo u bë me dije nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha në një deklaratë për mediat se kanë filluar procedurat.