-
VIDEO
268 efektivë të vrarë në krye të detyrës! Kreu i Sindikatës së Policisë, Fishta: Ekzekutimi i nënkomisarit Hoxha, dobësi e menaxhimit! Policët kanë nevojë për frymë tjetër
Nënkomisari Saimir Hoxha është efektivi i 268 i vrarë në krye të detyrës që nga viti 1991. Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta në një intervistë për Report Tv tha se numri i policëve të rënë në krye të detyrës në vendin tonë po shtohet çdo ditë e më shumë dhe sipas tij duhet gjetur thelbi i problemit.
" Saimir Hoxha është dëshmori i 268 i efektivëve të policisë së shtetit që nga 91 në momentin kur filloi tranzicioni. Puna e policit ka rreziqe por mënyra si drejtohet detyra e policisë ka rol sidomos sa i përket krimit të ogranizuar. Çdo ditë e më tepër po shtohet numri i të rënëve në krye të detyrës. Dhe shtete që kanë numër më të madh banorësh s'kanë të rënë kaq shumë në krye të detyrës. Duhet të shohim thelbin e problemit ku çalon policia. Të ngresh armën kundër policisë do të thotë të ngresh dorë kundër shtetit. Kjo tregon ashpërsinë që kanë këto grupe për tiu përgjigjur forcave të rendit. Trajtimi që duhet tu bëhet punonjësve të policisë në shumë aspekte. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre të fëmijëve të tyre...", tha Fisha për Report Tv.
-
VIDEO
Vrasja e nënkomisarit Hoxha, policia sjell pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e autorit! 21 vjeçari u gjet në gjendje kritike pas 6 orësh kërkime
Policia e shtetit ka sjellë një video me pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e 21 vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Aldi Rama u gjet pas 6 orësh kërkime nga RENEA. Ai kishte qëlluar veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.
-
VIDEO
Po vinin për pushime nga Zvicra në Shqipëri, avioni privat bën ulje emergjente në Rinas, s’iu hapën rrotat e para! Në bord, piloti dhe babai me dy fëmijët! Report Tv siguron fotot ekskluzive
TIRANË- Pushimet në Shqipëri për një familje nga Zvicra për pak sa nuk u kthyen në tragjedi. Avioni i vogël, model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH me të cilin po udhëtonin ka bërë ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, rreth orës 16:15, pasi nuk iu hap rrota e parë. Në bord ishin 4 persona, piloti dhe babai me 2 fëmijët e tij të gjithë shtetas zvicerian, të cilët fatmirësisht të katërt gëzojnë shëndet të plotë.
-
VIDEO
Qëlloi efektivin dhe më pas veten, autori 21 vjeçar i intubuar në spitalin e Lezhës niset drejt Traumës në Tiranë
21 vjeçari Aldi Rama autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, nga urgjenca e Lezhës ku ishte i intubuar është nisur drejt Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pasi qëlloi veten me armë gjatë operacionit për kapjen e tij.
-
VIDEO
Vrasja e nënkomisarit të Lezhës/ Eksperti i kriminalistikës: Dyshime për organizimin e operacionit! Kolegët e policit të kishin qëlluar autorin
Vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha në krye të detyrës, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa për Report Tv ka thënë se mund të ishte parandaluar. Në një intervistë për Report Tv, Softa ka bërë me dije se operacioni për kapjen e 21-vjeçarit, një person me precedent penal, ka nisur gabim, kjo sepse sipas tij në raste të tilla, pikë së pari efektivët duhet të ishin të pajisur me anti plumb, gjë që Hoxha nuk e kishte ku dhe mori një plumb në zemër.
-
VIDEO
VIDEO/ Qëlloi veten pasi vrau efektivin e policisë, momenti kur autori 21 vjeçar futet në urgjencë me barrelë dhe i rrethuar nga policët
LEZHË- Ky është momenti kur 21 vjeçari Aldi Rama autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha është futur në repartin ë spitalit rajonal në Lezhë, pasi gjatë aksionit të policisë për kapjen e tij ai ka qëlluar me armë.
-
VIDEO
REAGIMET për vrasjen e policit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Shteti s'do dorëzohet përballë krimit! Meta: Akt kriminal! PD: E paralajmëruar! Kim: Autorët të dalin para drejtësisë
Vetëm një orë pas vrasjes, Komisioni i Sigurisë Kombëtare, e nisi mbledhjen e parë me një kërkesë të demokratëve për një minutë heshtje në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha.
-
VIDEO
Pamje ekskluzive/ Vendi ku u gjend në gjendje të rëndë autori 21-vjeçar i vrasjes së efektivit të Policisë
Report Tv sjell videon nga vendi i ngjarjes, ku u gjend në gjendje të rëndë, Aldi Rama, i cili më herët vrau efektivin e Policisë, Saimir Hoxha.Në vendngjarje janë dy ambulanca, të cilët po bëjnë të mundur transportimin e tij drejt spitalit.
-
VIDEO
Infermierja në Tiranë i vidhte kartat ID pacientëve dhe ia jepte shoqes që merrte kredi në emër të tyre për të furnizuar dyqanin e saj! Arrestohen të dyja, një tjetër në hetim
TIRANË-Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere. Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin psikiatrik nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe.
Më pas 32-vjeçarja, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake në në dyqan në zonën e Porcelanit, i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi në emër të pacientëve me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte.
-
VIDEO
Në kërkim të 21 vjeçarit që vrau nënkomisarin, policia ka informacion, lokalizon autorin
Burime për Report Tv ka bërë me dije se policia ka lokalizuar vendin se ku ndodhet autori i vrasjes së policit 45-vjeçar, Saimir Hoxha.
Aldo Rama është larguar nga makina e tij, të cilën e braktisi 1 km larg vendngjarjes.
-
VIDEO
RENEA 'këmba këmbës' për kapjen e 21-vjeçarit që vrau policin në Lezhë! Efektivët hipin në maj të çatisë, lokalizohet autori, qëlloi helikopterin e policisë
RENEA po vijon kontrolle të imtësisht madje me forcat e saj më speciale për kapjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha. Report Tv është e pranishme me kamerat e saj gjatë aksionit të policisë, ndërsa është edhe lokalizuar pasi ai ka qëlluar me armë drejt helikopterit që po patrullon në zonën e Vainit të Lezhës
-
VIDEO
Shpërblim 20 mijë euro për këdo ka informacion për 21-vjeçarin vrasës të oficerit të krimeve, policia kërkon ndihmë
Policia vendos 20 mijë euro shpërblim për këdo qytetar që jep informacion për vendndodhjen e autorit.
"Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën. Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853", thuhet në njoftimin e policisë.