-
VIDEO
Fier/ Iu kapën 125 kg kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër pasi iu gjetën 44 doza kokainë gati për t'i shitur
Dy persona janë arrestuar në Fier gjatë dy operacioneve të ndryshme për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar "Trajektorja", në pranga përfunduan Tomorr Qallia, 45 vjeç, banues në Lalar, Patos dhe Kelmend Ferko, 48 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.
45-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën 125 kg lëndë bimore cannabis sativa, ndërsa 48-vjeçarit Ferko iu gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.
-
VIDEO
'Dëshmorit të Atdheut' Saimir Hoxha ra në krye të detyrës, i vendoset ylli në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit! Rama: Fëmijët e tij nuk do të braktisen nga shteti
Kryeministri Rama nga Ministria e Brendshme në ceremoninë e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit. Saimir Hoxha u vra dy ditë më parë në krye të detyrës në Vain të Lezhës, nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se fëmijët nuk do të braktisen nga shteti deri sa ata të shkojnë në moshë madhore, edhe pse mungesën e të atit nuk mund ta zëvendësojë dot askush.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 30 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Rexhep Uka rrëfen prapaskenat e ligjit 7501 te të rikthehen vizat me Shqipërinë e deri tek 5 mesazhet e Ramës në Prishtinë.
-
VIDEO
Vrau policin dhe më pas veten, Report Tv shkon në shtëpinë e Aldi Ramës
Report Tv ka shkuar në banesën ku jetonte 21-vjeçari, Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha dhe më pas veten. Aldi Rama i braktisur prej prindërve, që ishin divorcuar, jetonte në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës. Heshtja ka pllakosur lagjen "Skëndërbeg",ndërsa 21-vjeçari nuk do të përcillet në banesën e fundit nga dera e shtëpisë ku u rrit. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet në qytetin e Durrësit, aty ky jeton nëna e Aldi Ramës.
-
VIDEO
Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, 5 të arrestuar në Pogradec
POGRADEC- Pesë persona kanë rënë në prangat e efektivëve, pasi u konstatuan duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Në kuadër të operacioni të quajtur "Perimetri", janë goditur ditën e sotme dy raste të ndryshme të dhënies së ndihmës për të kaluar kufirin. Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar Muharrem Gonxhi, 40 vjeç, Sadete Çela, 28 vjeç, Xhoni Rustemi, 23 vjeç. Gonxhi dhe Çela po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, me anë të një mjeti tip "Benz", ndërsa u ndaluan në dalje të qytetit të Pogradecit. I përfshirë në këtë ngjarje, sipas njoftimit zyrtar rezulton edhe Xhoni Rustemi, teksa iu kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së
-
VIDEO
'Unë nuk jam për tu kontrolluar', si 21-vjeçari qëlloi me 2 plumba për vdeje nënkomisarin! Policia jep zyrtarisht dinamikën e ngjarjes, ja çfarë ndodhi dje
"Unë nuk jam për tu kontrolluar". Menjëherë pas kësaj fjalie drejtuar nënkomisarit Saimir Hoxha, 21-vjeçari Aldi Rama ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të 2 herë me pistoletë duke e lënë të vdekur. Policia ka bërë me dije të gjithë dinamikën e ngjarjes si më poshtë:
-
VIDEO
46-vjeçarja ndërroi jetë në spital dje në Pogradec, i shoqi: Shkoi me këmbët e veta! I bënë një gjilpërë dhe pas 10 minutash vdiq! Spitali: I dhamë ndihmë, të presim ekspertizën
Bashkëshorti i 46-vjeçares, Luan Bazelli thotë se gruaja e tij ishte me shëndet të mirë dhe se në spital kishte vajtur me këmbët e veta. Sipas tij, bashkëshortja ndërroi jetë nga mjekimi i pakujdesshëm, teks athekson se ajo vdiq 10 minuta pasi në spital iu bë një gjilpërë.
-
VIDEO
Përfundon autopsia për Aldi Ramën pas rreth 2 orësh, plumbi e ka kapur në kokë nga krahu i djathtë! Në ambientet e morgut asnjë familjar
Ekspertiza mjeko ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar që prej mesditës. Sipas të dhënave për gazetarin e Report Tv Sokol Dema mësohet se ajo ka zgjatur prej gati dy orësh. Ndërkohë janë duke vijuar procedurat pëe plotësimin e formularit, ku mjkësia ligjore do të dalë në përfundim zyrtar.
-
VIDEO
Nënkomisari Hoxha përcillet për në banesën e fundit, Ardi Veliu: Saimiri dhe Policia sot janë vrarë dy herë, nga krimi dhe drejtësia e vjetër që liron të dënuarit
I pranishëm në lamtumirën e fundit për nënkomisarin Saimir Hoxha, i shpallur Dëshmorë i Atdheut, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka drejtuar edhe një herë gishtin nga sistemi i drejtësisë, si përgjegjës për ngjarje të tilla. Veliu tha se i riu Aldi Rama ishte arrestuar dhe ishte dërguar para drejtësisë, por që u lirua, pavarësisht se kishte kryer një krim. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, vendimet e drejtësisë së vjetër, i kanë paguar shumë herë me jetë punonjësit e policisë.
-
VIDEO
Raporti/ Organizata e OKB, ILO: 12% e shqiptarëve të punësuar marrin pagë nën 5 dollarë në ditë, nën kufirin e varfërisë
Viti i parë i pandemisë, solli varfërim të shqiptarëve, një pjesë e të cilëve, morën paga nën kufirin e varfërisë relative, që është 5 dollarë në ditë. Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet Departamentit të Punës, gjatë vitit të kaluar 12% e totalit të të punësuarve në vendin tonë morën paga nën 5 dollarë në ditë.
Pesha e të punësuarve me pagë nën kufirin e varfërisë erdhi në ulje gjatë vitit 2020, krahasuar me 3 vitet e mëparshme, por sipas ekspertëve kjo ka ardhur jo si pasojë e rritjes së mirëqenies, por e shkurtimeve të vendeve të punës për shkak të pandemisë së COVID-19.
-
VIDEO
Mbytet peshkarexha “Sirena Blu” në Gjirin e Gramës, shpëtojnë në kohë 3 personat në bord
VLORË- Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.
Peshkarexha “Sirena Blu” e Himarës e cila kishte në bordin e saj 3 persona, lëshoi sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.
-
VIDEO
Rama homazhe për nënkomisarin Saimir Hoxha: Një çast i rëndë për policinë, shoqërinë e shtetin! Fëmijët e Dëshmorit të Atdheut do marrin 170% të pagës së babait
Kryeministri Edi Rama ishte sot pranishëm në homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, duke e konsideruar lamtumirën për të një moment të rëndë për policinë, shoqërinë dhe vetë shtetin. Kryeministri bëri me dije se dy fëmijët e mitur që Dëshmori i Atdheut la pas, përveç mbështetjes financiare nga shteti, me hyrjen në fuqi të ligjit për Fëmijët nën kujdesin e Republikës, do të marrin edhe 170% të pagës së babait të tyre deri kur të mbushin moshën madhore.