• VIDEO

    Përjashtimi i Berishës, Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit! Fjalimi i Kokalarit skandaloz, akuzoi DASH se po bën presion

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus

  • VIDEO

    Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen dy të rinj në Lezhë

    LEZHË- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. Përkatësisht, njëri nga të rinjtë po udhëtonte me një mjet tip “Volksëëgen” dhe u ndalua nga efektivët në aksin rrugor Milot-Morinë, në Kurbin. Burime bëjnë me dije se shtetasi është identifikuar si F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

    Ndërkohë, është arrestuar edhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës. 33-vjeçari u ndalua me një mjet tip "Citroen" në Munaz të Mirditës. Dytë rinjtë iu kishin premtuar emigrantëve kalimin në Kosovë e më pas destinacioni i tyre do ishin vendet e BE-së.

  • VIDEO

    Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, Report Tv zbardh përgjimet e SPAK! Dyshohet se operacioni u dekonspirua! Biseda me gruan: Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo punë

    Operacioni i SPAK, i 2 ditëve më parë në Dibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, u arrestuan 2 persona për korrupsion me punësimet, dyshohet se u dekonspirua. Specialisti i pyjeve Halit Shehu që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut. Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, Drejtoreshës së Arsimit Dibër, nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK.

    Në dosje thuhet se Halit Shehu e shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë  SPAK përgjoi telefonat e përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani, i cili u shoqërua dhe u la i lirë.

  • VIDEO

    Rritja e çmimit të bukës, PD thërret në seancë Autoritetin e Konkurrencës: Vendosi kundër interesit të qytetarëve

    Përmes një deklarate të nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, PD njoftoi sot se do të thërrasë për një seancë në Komision Autoritetin e Konkurrencës.

    "Duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, sot Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurencës, pasi, jo më larg se dy ditë, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit.  Ky Autoritet cënon ndjeshëm mirëqënien e qytetarëve shqiptarë pasi vendimi për të mos gjobitur kompanitë të cilat cenojnë një produkt bazë siç është buka, po bëjnë përditë e më shumë vendime të cilat cënojnë jetën e qytetarëve.  Ne sot, me bindje siç kemi qenë edhe 2-3 javët e fundit afër qytetarëve për këtë produkt jetik siç ka qenë çmimi i bukës, thërrasim Autoritetin e Konkurencës në dëgjesë për të na shpjeguar se përse e votoi kundër qytetarëve shqiptarë, përse votoi pro rritjes së çmimit të bukës dhe gjithashtu do t’i kërkojmë që shporta bazë të jetë një nga prioritetet që duhet marrë në konsideratë qoftë nga Autoriteti i Konkurncës, qoftë nga qeveria.  Sepse, jemi një nga vendet e fundit në rajon për shkak të uljes së pagave, të rritjes së çmimeve, të nivelit të varfërisë dhe të rritjes së korrupsionit.  Ky Autoritet duhet të japë llogari përpara Komisionit të Ekonomisë dhe përpara të gjithë shqiptarëve se çfarë po ndodh me shportën bazë, me produktet jetike dhe është në dorën e tyre që në kushtet e një varfërie, në kushtet e një mosbalancimi të tregut, janë autoritetet shtetërore, të cilat me mekanizmat e tyre ndërhyjnë për të balancuar këtë treg. Ne jemi pranë qytetarëve, ishim përsëri në Komision dhe ditën e hënë do të vazhdojmë tentativat për të sjellë Autoritetin në Parlament", tha Koti.

  • VIDEO

    Qeveria po pret propozimin e opozitës për uljen e TVSH-së deri në 6% për produktet e shportës

    Qeveria po pret një propozim konkret nga opozita për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë siç janë produktet e shportës.

    Kështu bëri me dije zv.kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj, gjatë një konference për mediat, ku u përgjigj nëse do ta pranojë këtë nismë.

    “Propozimi i opozitës nuk është se është paraqitur një dokument zyrtar që të komentoj, kur të paraqitet do të merrni dhe komentet tona zyrtare”.- tha Ahmetaj.

  • VIDEO

    Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobiti kompanitë e importit të miellit, zv.kryeministri: Ishin profesionalë! PD i thërret në seancë: Votuan kundër interesit të qytetarëve

    Teksa nuk tha asnjë fjalë të vetme për rritjen e çmimit të bukës dhe impaktin e madh që ka tek ekonomia  e qytetarëve, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë e importimit të miellit që e rritën çmimin në grup, tha se ata janë profesionistë dhe vendimet i marrin si të tilla.

  • VIDEO

    'Integrated Energy' dhuron mjete shkollore për fëmijët dhe stafin pedagogjik në shkollën 9-vjeçare të Sharrës

    “Integrated Energy” shoqëria koncesionare, e cila operon në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, këtë fillim viti të ri shkollor, ofroi kontributin e saj në shkollën 9-vjeçare të Sharrës. Stola për ambiente të jashtme të shkollës, karrige për sallën e mësuesve, pajisje dhe mjete kancelarie, çanta  për nxënësit, maska, sterilizues për masat antiCovid dhe detergjentë për ambientet e shkollës, ishin një pjesë e ndihmave, të cilat do të përballojnë për një kohë të gjatë nevojat e nxënësve dhe të shkollës ku ata do të mësojnë. Nuk është hera e pare që IEBV asiston dhe plotëson nevojat emergjente të kësaj shkolle. Madje rikonstruksioni i saj është pikërisht një dhuratë e IEBV. Për administratoren e “Integrated Energy” Ariola Kodra, fokusi i shoqërisë në arsim dhe në komunitet, ka qenë dhe do të jetë prioritar.

     
  • VIDEO

    Aldi Rama do prehet në Durrës, për t'i dhënë lamtumirën mbërrin dhe i ati nga Greqia

    Asnjë familjarë nuk ka shkuar që të tërheqë trupin e pajetë të Aldi Ramës, 21 vjeçarit i cili vrau nënkomisarin Samir Hoxha në Lezhë, e më pas qëlloi veten me plumb në qafë. Trupi i pajetë i të riut është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pashoqëruar me skedë vdekje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë

  • VIDEO

    Orët e mësimit 30 minuta, prindërit e nxënësve në shkollën ‘Emin Duraku’ nënshkruajnë peticion! Kërkojnë kthimin e orëve 45 minuta

    TIRANË- Fakti që orët e mësimit po zhvillohen 30 minuta për shkak masave që janë marrë nga qeveria për të kufizuar përhapjen e koronavirusit duket se po kthehet në një problem të madh për prindërit.

    Që prej ditës së parë të shkollës, ata kanë ngritur zërin për të kundërshtuar këtë vendim. Por, prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, po veprojnë ndryshe. Report Tv mëson se ata po mbledhin firmat që të kërkojnë kthimin e orëve 45 minuta në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet.

  • VIDEO

    Danimarkë, vija të bardha 3D për të lehtësuar lëvizjen e sigurt të këmbësorëve

    Në përpjekje për të garantuar sigurinë e këmbësorëve , një qytet në Danimarkë ka ndërmarrë nismën për të krijuar kalimet të këmbësorëve 3D.

  • VIDEO

    Del video, momenti kur rrëmbehet Kozak Braçi, 3 persona e fusin me dhunë në makinë

    Është publikuar momenti i rrëmbimit të Kozak Braçit, një personazh i njohur për adoleshentët në mediat sociale, lajmi i të cilit bëri bujë pasi u rrëmbye në një makinë nga disa të rinj. Siç shihet nga pamjet, i riu merret me dhunë nga tre persona të cilët e fusin me forcë në makinë

  • VIDEO

    Berisha sulmon Bashën për lobimin rus

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv