• VIDEO

    Mbështetje financiare për studentët ekselentë që jetojnë jashtë vendit, Ministrja Arsimit për mësimin me turne: Vendimi nuk është definitiv për gjithë vitin

    Studentët që studiojnë jashtë vendit do të përfitojnë nga fondi i ekselencës. Kështu bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila njoftoi vendimin e qeverisë për sot. Kushi tha më tej se është miratuar memorandumit i bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

    “Vendimi i parë ka të bëjë me disa ndryshime në VKM-në e vitit 2020 që lidhet me mbështetjen financiare për studentët e ekselencës që studiojnë jashtë nga fondi i ekselencës . Për shkak të situatës së pandemisë, në shumë universitete u aplikuan disa metoda vlerësimi ndryshe nga ato tradicionale, studentët merrnin vlerësim kalon, nuk kalon dhe jo me notë, ndërkohë që VKM përcakton një mesatare, kështu që për t’i mos penalizuar, shtuam dhe këto raste për situata të jashtëzakonshme. Studentët ekselentë do të kenë mbështetjen tonë, jo vetëm për studimet, por edhe për punësimin e tyre”, tha ajo.

     

    “Vendimi i dytë lidhet me miratimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës. Objektivi ynë të bashkëpunojmë me universitetet prestigjioze”, deklaroi Kushi.

    Nga ana tjetër ministrja e pyetur për mësimin me turne, tha se ky nuk është një vendim definitiv, por do yë shikohet në varësi të situatës.

    'Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet. Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. kom i ekspertëve e vlerëson në një sistem javor, 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit. Një pjesë e shkollave e zbatojnë. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi.

  • VIDEO

    Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

    Shqipëria do të ketë marrëveshje me Spanjën për ekstradimet. Vendimi është marrë sot në mbledhje e qeverisë, ndërkohë që e komunikoi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas.

     ‘’Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë marrëveshjes mes Spanjës e Shqipërisë për ekstradimet. Shenjë e besimit të fortë, natyrisht Shqipëria ka patur dhe ka bashkëpunim me Spanjën në fushën penale edhe sot, pro bazohet në Konvetën Europiane të 1957.

    Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re me Spanjën. Eliminojmë një pengesë ligjore mes dy vendeve, që ka të bëjë me rezervën ligjore me të cilën Shqipëria ka ratifikuar për moslejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Eliminohet kjo. Me Spanjën, autoritetet tona gjyqësore do të lejojnë ekstradimin e shqiptarëve drejt Spanjës dhe anasjelltas.

    Kjo forcon bashkëpunimin mes autoriteteve gjyqësore, të përmirësojë ekstradimin, por dhe instrument shtesë. Një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shtetas shqiptar që kryen një krim në Spanjë nuk gjen strehim në Shqipëri, apo një spanjoll që bën krim në Shqipëri, nuk mund të strehohet në Spanjë.

    Nuk një shifër të saktë në këtë drejtim, sepse marrëveshja e ekstradimit që i hapëm rrugë sot përfshin gjithë zinxhirin e bashkëpunimit në fushën penale, si hetimin paraprak edhe të dënuarit me vendim të formës së prerë. Nëse ka interes mund t’ua vë në interes në Ministrinë e Drejtësisë pasi ta rakordojmë me Prokurorinë e Përgjithshme.’’- tha Manja

  • VIDEO

    Vendimet e qeverisë/ Miratohet fondi, deri në fund të vitit do të vijnë 500 mijë doza Pfizer! 35% e popullsisë është vaksinuar plotësisht

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme është alokuar fondi prej 6 mln dollarësh për 500 mijë vaksina Pfizer të cilat do të vijnë deri në fund të vitit.

    ‘Kemi miratuar tre vendime që lidhen me mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptare. Vendimi është për kryerjen mbi 500 mijë dozave e Pfizer të cilat do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmjet këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 mln dollarë dhe vijnë vaksinat Pfizer, për të plotësuar nevojat dhe disponibilitetin. Kanë mbërritur në Shqipëri 2 mln doza. Kemi bërë të mundur që spitalet tona të garantohet furnizimi me barna.’- tha Manastirliu.

     

  • VIDEO

    Nënkomisari Saimir Hoxha shpallet 'Dëshmor i Atdheut', trajtim financiar familjarëve

    Pasi u vra dje në krye të detyrës, nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.

    ‘’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të  thotë  se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. ‘’- tha Çuçi.

  • VIDEO

    Homazhet në nder të nënkomisarit, Basha te Pallati i Kongreseve: Policët janë braktisur e poshtëruar, duhet një qeveri në krah të tyre dhe kundër krimit

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në homazhet e zhvilluar për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra në krye të detyrës ditën e djeshme. Nga Pallati i Kongreseve Basha tha se Policët janë braktisur e poshtëruar dhe e duhet një qeveri që të punojë për ta kundër krimit.

     
  • VIDEO

    Meta homazhe në nder të nënkomisarit Saimir Hoxha: Moment reflektimi për luftë frontale kundër krimit të organizuar! I akordon 'Dekoratën e Artë të Shqiponjës'

    Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në homazhet në nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, që po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Meta i dha lamtumirën nënkomisarit, ndërsa i shprehu ngushëllimet edhe familjarëve. Sipas Metës, është momenti për një reflektim për një luftë frontale kundër krimit të organizuar. Ai shtoi se Policia duhet mbështetur në këtë luftë.

    "Është një moment i dhimbshëm që ti japim sot lamtumirë ne fundit një oficeri hero të Policisë së Shtetit, që nuk e meritonte të ndahej nga jeta, nga familja. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe dekurajimin e krimit ordiner, sikurse është prioritet lufta kundër trafikut të drogës, atyre që jo vetëm përfitojnë prej saj por edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj e fëmijë që për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar që janë përgjegjës për akte të tilla që trondisin një shoqëri të tillë. Është momenti për të mbështetur më shumë policinë në këtë luftë.

    Po ashtu Meta i akordoi nënkomisarit "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin: "Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike"

  • VIDEO

    U vra në krye të detyrës, nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve në nder të nënkomisarit Saimir Hoxha

    Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të të Policisë të vrarë në krye të detyrës në Lezhë, Saimir Hoxha. Kolegë e familjarë të nënkomisarit janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve për t'i dhënë Saimir Hoxhës lamtumirën e fundit. Homazhet kanë nisur në orën 12:00 dhe do të vijojnë deri në orën 15:00.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, eksperti i kriminalistikës: Kemi ndërtuar sistem vrasësish, jemi në pragun e shpërthimit të një bombo sociale!

    Familja, drejtësia, kujdesi social dhe parandalimi i kriminalitetit janë faktorët që prodhuan krimin e rënë në Lezhë një ditë më parë, ku u vra në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Kështu deklaroi në Report TV në 'Sot live në Shqipëri' eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça. Sipas tij, në gjithë këto vite është ndërtuar një sistem vrasësish dhe se jemi në prag të një "bombe" sociale.

    "Ne në këto vite kemi ndërtuar një sistem vrasësish, një model ku gjenerata e re rrezikon të na kthehet në vrasës, pjesëtar të bandave kriminale. Vrasësi i heshtur është paaftësia, neglizhenca, pazaret, kompromisi në polici. Disa struktura që janë të kompromentuara rëndë me krimin, sot na kanë shkaktuar një kosto shumë të madhe. Për të riun ka dështuar familja, kujdesi social, drejtësia penale, kemi probleme të rënda të drejtësisë dhe parandalimi i kriminalitetit. Këto dështuan dhe sot të gjithë jemi të rrezikuar, jemi në pragun e shpërthimit të një bombe sociale që akumulohet prej vitesh. Kemi në shoqëri modele të Toni Montanës. Janë këto që po na prodhojnë çdo ditë më shumë këto lloj personash që nuk kanë një zgjidhje, një model. I duhet vënë gishti kokës, jemi në momentin për të menduar se çfarë do ndryshojmë në këtë sistem sepse po prodhon vrasës", thotë ai.

     
  • VIDEO

    Rritja e çmimit të bukës, Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Brenda 3 javësh të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës

    Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar në emër të opozitës që të thërrasë Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës e miellit. Ajo theksoi se kjo rritje nuk varet nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

     
  • VIDEO

    ‘S’do ketë më debat për këtë!’, Braçe: ISHP të thotë sa deputetë kanë bërë vaksinën, në Kuvend vetëm me pasaportë vaksinimi

    Deputeti Erion Braçe tha nga Komsioni i Ekonomisë se nuk është nevojshme që të ketë një debat për pjesëmarrjen online apo fizikisht. Braçe tha se deputetët që të paraqiten në ambientet e Kuvendit, duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit, testin PCR si dhe të mbajnë pasaportë vaksinimi. Po ashtu Braçe në një shkrim në rrjetet sociale tha se ISHP duhet që t’i thotë Kuvendit sesa deputetë janë vaksinuar.

    ‘Pasaporten e vaksinimit, rezultatin e testit-pcr/rt, maske e dizinfektant! Ne #kuvend! S’ka nevoje per konflikt! Ministria e Shendetesise, ISHP, duhet te na i kursente shfaqjet e padenja keto dy dite, vecanerisht me burra qe i ulerijne ne fytyre grave me sterkla si shi;

    E thjeshte: Ministria e Shendetesise, ISHP ti thone Kuvendit dhe publikut sa deputete kane bere vaksinen ne dy doza, sa deputete nuk e kane bere, cilet;

    Deputetet te depozitojne certifikaten e vaksinimit ne Kuvendi, testin PCR/RT nese nuk jane vaksinuar, te mbajne distance, maske e lajne duart ne cdo ambjent te Kuvendit, korridore e salla mbledhjesh, kaq! Se eshte kollaj te besh politike me nje mase mbrojtese neper TV por kerkund ne Kuvend nuk sheh te zbatojne masat!

    Nuk duhet te kete debat per kete; Kush i iken debatit zjarr qe ka ne shtepine e tij politike, nuk ka pse gjen arsye tek normaliteti i ri qe kalon nga vaksinimi i detyruar, testi, distanca fizike, maska e higjena!

     

  • VIDEO

    Tërhiqet mazhoranca, Balla: Javën e ardhshme rishikojnë vendimin për pjesëmarrjen në komisione! Deputetët prezent të jenë të vaksinuar

    Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha gjatë një deklarate për mediat se javën e ardhshme do të shikohet vendimi i pjesëmarrjes në komisionet parlamentare, pas kërkesës së opozitës për t’u paraqitur fizikisht.

    ‘Prej javës së ardhshme rishikojmë vendimin, deputetet e vaksinuar do jenë prezent në komisione!’- tha Balla.

  • VIDEO

    46-vjeçarja ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme në Pogradec, bashkëshorti: Shkoi me këmbët e veta! I bënë një gjilpërë dhe pas 10 minutash ajo vdiq

    Mësuesja 46-vjeçare, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmje e djeshme në spital në Pogradec, ku shkoi pasi nuk ndihej mirë, ndërsa familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm. Bashkëshorti i 46-vjeçares, Luan Bazelli thotë se gruaja e tij ishte me shëndet të mirë dhe se në spital kishte vajtur me këmbët e veta. Sipas tij, bashkëshortja ndërroi jetë nga mjekimi i pakujdesshëm, teks athekson se ajo vdiq 10 minuta pasi në spital iu bë një gjilpërë.

    "Zonja ime ishte me shëndet të mirë,të akuzoj apo jo janë organet qe po merren me çështjen,di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saja, me tension normal, me te tëra. 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka patur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën", tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv