• VIDEO

    Mbyllet faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës, pak interes për mësuesinë, preferohet infermieria! Profesori Arben Prendi: Vaksinimi me detyrim, i pa konsultuar me universitetet

    Regjistrimet në universitetin publik të Shkodrës kanë një tendencë ulje, ç'ka për anëtarin e senatit, profesor Arben Prendi, vihet re prej vitesh si pasojë e mungesë së investimeve.

    "Mendoj se një nga shkaqet për rënien e interesit për regjistrimeve në universitetet publike problematikave të krijuara nga pandemia. Nuk kishte investime nga ana e qeverisë për mësimin online. Arsimi i lartë ka marrë goditje të rëndë edhe për këto regjistrime që janë ende në proces, ndaj u bëj thirrje maturantëve të vazhdojnë të regjistrohen", tha Prendi, Anëtar i Senatit USH.

  • VIDEO

    'Bregdeti ynë', shemben 15 ndërtesa në Orikum e Radhimë! Pronarët mes lotësh: I kemi ndërtuar me mund e djersë

    Në vijim të aksionit ‘bregdeti ynë’, në Orikum e Radhimë sot janë shembur dy objekte. Pronarët nuk kanë kundërshtuar, por mes lotësh shprehen se u janë dashur vite të tëra për t’i ndërtuar. Në plan për t’u shembur janë 15 objekte prej betoni dhe druri, pa dokumente të rregullta.

  • VIDEO

    Lezhë/ Plagosi me armë në këmbë 25 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

    Një 25-vjeçar u plagos me armë zjarri në Manati të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes në qender të fshatit, ndërsa i plagosur mbeti Paulo Bushi "Ndoj".

    Ai u qëllua dy herë me pistolete në pjesen e këmbëve dhe u dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.

  • VIDEO

    11 tetor fillon viti i ri akademik, Kushi apel studentëve për vaksinimin: Është zgjidhja më e mirë për rikthimin në auditorë, të tregojmë nivel të lartë përgjegjshmërie

    Teksa viti i ri akademik fillon më 11 tetor, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me studentë e pedagogë, kanë bërë një apel për rëndësinë e veçantë që i duhet kushtuar vaksinimit përgjatë këtij muaji me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.

  • VIDEO

    GJKKO drejt 'mbylljes', një tjetër gjyqtar drejt largimit! Ilirjana Olldashi në tetor do të bëhet gjyqtare apeli

    Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit drejt 'mbylljes' nga 16 gjyqtar ka 6. Mungojne 10. Prej 1 viti gjyqtaret refuzojnë te aplikoj e te bëhen pjesë. KLGJ  në mungesë te kandidaturave për emërim bën thirrje për delegim.

  • VIDEO

    Pogradeci s'ka 'shpëtim' me flakët, sot 5 vatra aktive

    Situata me zjarret shihet mjaft problematike në Pogradec. Ditën e sotme 5 vatra janë aktive dy prej të cilave janë fikur tashmë. Janë fikur vatra e Gështenjasit dhe e Peshkëpisë. Ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë në mesditë. Në këtë zonë po punojnë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës.

  • VIDEO

    Kontrolle në çdo cep me radarë dhe dronë! Gjobiten 1120 shoferë, arrestohen 8 të tjerë u kapën të dehur në timon! Hiqen 35 patenta

    TIRANË- 1120 shoferë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, e ndërsa pavarësisht ndëshkimeve të shumta, duket se drejtuesit e mjeteve nuk janë aspak të ndërgjegjësuar.

    35 patenta janë hequr, nga të cilët pjesa më e madhe prej tyre për shpejtësi tej normale të lejuara, një problematikë me të cilën përballet çdo qytetarë.

  • VIDEO

    Nikolla jep detaje nga takimi me Kim: Do të kontribuoj që Kuvendi të reflektojë një qasje të re bashkëpunimi e komunikimi

    Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar pas takimit me ambasadoren Yuri Kim. Nikolla e falenderoi ambasadoren për urimet dhe mbështetjen si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.

    “Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë.  Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE. Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë. Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

  • VIDEO

    LSI, aleatët e Bashës dhe Berisha s'japin votë kundër programit dhe qeverisë së re! Rama: Nëse reforma territoriale dhe zgjedhore do jenë të parealizueshme me opozitën, do i bëjmë me popullin

    TIRANË- Me LSI, aleatët e Bashës dhe Berishës që nuk votuan kundër, qeveria e re Rama 3 dhe programi i tij politik ka marrë votëbesimin në parlament, në një seancë maratonë që ka zgjatur për më shumë se 20 orë. I vetmi deputet që abstenoi ishte Agron Çela i LSI-së, e ndërsa pjesa tjetër nuk ishin të pranishëm në sallë. Në total, 52 deputetë të opozitës kanë votuar kundër e ndërsa 77 të tjerë të PS dhe PSD dhanë votën e tyre pro.

  • VIDEO

    Epidemiologia e ISHP, Qirjako: Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit të lejohen në auditore pa u vaksinuar

    #reportTV #lajmeshqip #lajme Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën. Kështu sugjeroi epidemiologia e ISHP Gentjana Qirjako në një intervistë për Report Tv, e cila nënvizoi se duhet të rishikohet rregjulli i nxjerrë deri më tani nga Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili detyron të gjithë studentët që të kryejnë vaksinën përpara se të futen në auditore. Sipas saj një person që e ka kaluar COVID, jo detyrimisht duhet ta bëjë menjëherë vaksinën. "Ne nuk besojmë se kërcënimi madhor është te studentët që kanë kaluar COVID. Kërcënim për komunitetin e studentëve dhe pedagogëve janë studentët që nuk e kanë kaluar COVID dhe nuk janë të vaksinuar. Rregulli i qartë që ka dalë deri tani është që të gjithë studentët duhet të vaksinohen por kjo gjë kërkon një lloj rishikimi të rregullave të mëtejshme për ato që e kanë kaluar se një person që e ka kaluar jo detyrimisht duhet të bëjë vaksinën menjëherë. Nëse kjo gjë është e shoqëruar me një dokument zyrtar besoj se do ketë një caktim të rregullores", tha ajo. Sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë ajo nënvizoi se nuk është alarmante pasi rritja e rasteve është nën kontroll. "Të githë jemi koshient që ka një rritje të numrit të rasteve. Kjo rritje është e qëndruehsme, situata po mbahet në të njëjtin kontroll. Jemi në një situata që nëse mbahet nën kontroll shpejt pritet të kemi dhe përmirësime", shtoi më tej epidemiologia. Ndërsa bëri apel për t'u vaksinuar, Qirjako tha se 95% e të infektuarve me COVID që janë shtruar në spitale janë të pavaksinuar. "Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar atëherë kuptohet se sjellja jonë ndaj covid lidhet me rregullat dhe masat që mund të parandalohet. Numri i të shtruarve është 206 nga të cilët mbi 95% janë të pavaksinuar. Vaksinimi ka pasur efeikasitet efekt mbrojtjës kjo sigurisht te personat e vaksinuar. Nuk mjaftojnë vetëm rregullat e njohura si distancimi dhe higjiena, por kemi dhe një alternativë tjetër që është vaksinimi. Kurse ata që janë në kushte shtëpie ka më pak të pavaksinuar. Vaksina është një mjet shumë i mirë për të parandaluar format e rënda dhe vdekjen. Nuk të mborn 100% sikurse çdo vaksinë tjetër. Dhe në rastin e mundësisë për tu infektuar, nëse je i vaksinuar ekziston mundësia, por nëse je i vaksinuar e kalon më lehtë, këtë e tregojnë faktet", nënvizoi ajo.

  • VIDEO

    Pas anëtarëve të 'Kushtetueses', Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Ndiqni penalisht ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë veten

    Në kohë kur dje u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të merrnin masat pas shpalljes ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’. Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.

  • VIDEO

    Emocionet mposhtin ministren Bora Muazhaqi, bën gafa në fjalimin e parë në Kuvend: Trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë

    Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit, por duket se emocionet e detyrës së re e kanë hutuar atë në orët e vona të natës, duke bërë disa lapsuse njëra pas tjetrës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv