-
VIDEO
Pak minuta para betimit të Ramës dhe ministrave, Meta mbërrin në Presidencë
Pak minuta para betimit të Edi Ramës si kryeministër dhe ministrave të kabinetit, Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë. Rama dhe ministrat do të betohen sot në orën 10:00 te Meta të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.
-
VIDEO
Reshje të dendura në Kukës, përmbyten disa rrugë të qytetit, probleme në qarkullimin e automjeteve
Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në qytetin e Kukësit, pas vërshimit të ujit në rrugët e qytetit.
Nga reshjet u përmbytën disa rrugë të qytetit, ndërsa probleme janë shfaqur edhe te ura e Drinit të Zi, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
-
VIDEO
Prej 9 muajsh dyshohej se u dogj në makinën e tij në Pukë, gjendet gjallë biznesmeni italian që ngriti në këmbë autoritetet e dy vendeve! U largua ilegalisht nga Hani i Hotit
Mund të duket si komplot i një filmi aksion, por kjo është historia e vërtetë e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij për të përfituar nga siguracionet. Pecorelli dyshohej se humbi jetën në Shqipëri, pasi automjeti që kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë, bashkë me sendet e tij dhe mbetje kockore. E teksa prej 9 muajsh autoritet italiane dhe shqiptare kërkonin se kush e vrau biznesmenin, ai jetonte i qetë në një hotel në ishullin Elba në Toskana, ku kishte ndërruar edhe pamjen e jashtme që të mos identifikohej.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 18 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Atdheu flirton publikisht duke shprehur dashurinë për Bora Zemanin te 7 prova për korrupsionin e Berishës e deri tek çfarë brezi përgatisim.
-
VIDEO
''Lufta'' Basha-Berisha, çfarë humbet PD-ja?
-
VIDEO
Mjekja: Të vaksinuarit e kalojnë COVID-in në pak ditë, të rinjve të pavaksinuar temperatura u zgjat deri në 10 ditë
Në këtë valë të re COVID, numri i personave të infektuar që nuk janë vaksinuar është më i lartë se ai i të prekurve që janë vaksinuar. Mjekja e familjes Diana Hysi në Qendrën Shëndetësore nr.1 në Tiranë bën dallimin e rasteve të infektimit tek të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit.
-
VIDEO
Soreca në aktivitetin e 'River CleanUp': Shqipëria si një 'ferrari' që ecën me frena dore, ndotja e mjedisit po rrezikon turizmin
Bukuritë e Shqipërisë nuk vihen në dyshim, por ndotja e mjedisit vijon të mbetet problem që rrezikon turizmin. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca, gjatë një aktiviteti me të rinjtë e "River CleanUp Albania".
-
VIDEO
Njerka m’i mban peng fëmijët 3 vite asnjë lajm.Shkodranja rrëfen dhunën/ Apel për gjetjen e fëmijëve
Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh. Pas ndarjes së prindërve, në vitin 2016, ata jetojnë në Itali bashkë me babain biologjik dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa nëna e tyre (Era) bën apel në program. Ajo thotë se dy djemtë i ’mbahen peng’ nga njerka, ndërsa i është mbyllur çdo mundësi kontakti me ta. “Unë i bëj thirrje ish-burrit tim, nuk jam xheloze se ai ka lidhur jetën me dikë tjetër, por dua vetëm fëmijët të mos i ndajë nga unë. Unë kam patur kontakte deri para 3 viteve, ndërsa komunikoja me njerkën e tyre, por ajo mbylli çdo komunikim me mua krejt papritur. Madje unë kam dërguar edhe para për fëmijët e mi. Ndërsa ish-bashkëshorti është betuar, që do mi lër t’i shoh djemtë”. Por si ka rrjedhur e gjitha jeta e 33-vjeçares, e cila pas 10 viteve martesë u nda nga bashkëshorti për arsye xhelozie, ndërsa sot ai i privon të takohet me fëmijët. Një grua e cila u martua në moshën 16-vjeçare, imponuar nga mentaliteti në fshatin ku jetonte në veri të Shqipërisë. “Jam martuar 16 vjeçe. Ju e dini se si ka qenë mentaliteti në Shkodër. Që të mos mbetesha në shtëpi u martova me një burrë 10 vite më të madh në moshë. Më pas ikëm në Itali vetëm me bashkëshortin. Në jetë erdhën edhe dy djemtë. Nuk ishim keq, por unë i kërkoja të dilnim, por ai nuk donte. Nuk më linte as të dilja nga shtëpia. Ai kishte përkrahje familjen, ndërsa unë nuk kisha askënd. Ngrindjet filluan kur lindi djali ynë i dytë Gianluca. Herë ndaheshim dhe herë riktheheshim bashkë për hir të fëmijëve. Kur u ndava të gjithë në fshat më gjykonin, duke i thënë nënës simë, si u nda vajza jote”. 33-vjeçarja rrëfen për emisionin “Pa Gjurmë” se burri i saj kishte luhatje humori, herë e donte marrëzisht duke ia shfaqur dashurinë, dhe herë të tjera e dhunonte. Ai më rrihte shpesh dhe unë e pyesja: A më do?. Ai më thoshte po, por e mbaj përbrenda. Nuk ishte i hapur, ishte shumë i mbyllur. Më thoshte kam dy djem dhe një gocë, më trajtonte gjithnjë si të vogël. Kur linda djalin e dytë u ndjeva e lumtur, kur ai më puthi në ballë për herë të parë. Më tha bravo, se më bëre baba të dy djemve. Pastaj u egërsua. Kisha frikë kur vinte në shtëpi, se gjithmonë mendoja çfarë do të më bënte. Më kërcënonte me thikë. Një ditë u zumë gjithë natën dhe në mëngjes më puthi. I thashë a të duket lojë ? Ai më tha kështu e do ti dhe më rrahu. Më bëri copash. Njoftova policinë e cila erdhi më mori dhe kunata erdhi më tha: s’të vjen marre me e çu në burg burrin tat ? Më pas e tërhoqa denoncimin dhe ai doli. Një ditë mori babën tim në telefon dhe i tha se doja të kthehesha. Më solli në Shqipëri dhe i tha babait se gjithçka kishte marrë fund. Ai mori fëmijët dhe iku në Itali. Fëmijët u rritën nga ai, ndërkohë që bashkëjeton me një tjetër grua”, rrëfen 33-vjeçarja Çifti u divorcua ligjërisht në vitin 2016, ndërsa 33-vjecarja sot jeton në Zvicër dhe punon si këngëtare. Dëshira e madhe që ka për të takuar fëmijët e ka sjell në emision ku kërkon ndihmë. Ajo shpreson të takohet sa më shpejt me dy djemtë. “Gjyqi vendosi që ish-bashkëhsorti të më jepte 600€ në muaj për fëmijët, por nuk dilnin. Unë nisa punë edhe ne një restorant, por fëmijët sëmureshin shpesh dhe unë shkëputesha nga puna. Nga pamundësia ime fëmijët i mori i ati dhe çdo fundjavë unë shkoja i takoja. Ai pastaj njohu dikë tjetër dhe më kërkonte të largohesha nga Italia. Fillova prapë nëpër gjyqe, ndërsa ai më kërkonte të ikja duke më thënë së në të kundërtën fëmijët do na i merrte shteti. U largova në Gjermani. Nuk e mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me fëmijët. I shoh vetëm nëpër rrjete sociale. Burri më tha vazhdo jetën tënde. Por nuk mundem të jetoj pa i parë fëmijët e mi, i bëj thirrje: Të lutem të më lejojë t’i shoh. Kaq dua”, përfundoi me lot në sy 33-vjeçarja nga Shkodra.
-
VIDEO
Pak minuta para fillimit të koncertit të Ermal Metës, ‘Air Albania’ gati të mirëpres dashamirësit e muzikës së mirë
Stadiumi ‘Air Albania” është gati për të mirëpritur të gjithë dashamirësit e artit dhe muzikës së mirë për të dëgjuar, këngëtarin Ermal Meta i cili sot do të realizoi koncertin e jetës.
Për shkak të numrit të madh të personave që do të shijojnë sonte koncertin, përveç stolave të stadiumit, në qendër të tij janë vendosur edhe karrige. Ajo çka vërehet është vendosja harmonike dhe në përputhje me masat anti-COVID e tyre.
-
VIDEO
Gërmimet në Durrës zbulojnë varre mesjetare, arkeologia: Kemi gjetur edhe gjurmët e një dyshemeje që duhet të lidhet me një strukturë ende të panjohur
Ekspedita arkeologjike në lulishten ‘1 maji’ në Durrës ka nxjerrë në dritë varret mesjetare si dhe janë shfaqur edhe shtresat e para të dyshemesë së një ndërtimi, që tani për tani mbetet i panjohur. të dhënat e rëndësishme i ka treguar për Report Tv arkeologia Brikena Shkodra.
-
VIDEO
Kolegu i bllokuar prej 48 orësh në galeritë e minierës së Bulqizës, ish minatori: Puna e vështirë, në atë galeri nuk ka siguri për jetën
Shpresat që minatori Muharrem Plaku të dalë i gjallë nga galeria e minierës së kromit ku është bllokuar pas më shumë se 48 orësh sa vijnë e shuhen. Ish kolegu i tij shpreh dhimbjen për këtë ngjarje që i ndodhi Muharremit, ndërsa rrëfen kushtet e vështira me të cilat punohet në galeri. Ish minatorit Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeri janë të pashmangshme, ndërsa shton se në atë galeri ku është bllokuar Muharrem Plaku ka punuar edhe vetë 3 vite në kushte të vështira për sigurinë e jetës.
-
VIDEO
Ura e Peqinit drejt shembjes, bashkia: S'ka projekt dhe as fonde
Mungesa e investimeve dhe shfrytëzimi i lumit për inerte kanë çuar në degradimin e urës së Shkumbinit. Bashkia e Peqinit, edhe pse pranon rrezikun e shembjes, thotë se nuk ka kapacitete për të hartuar projektin dhe as fonde për të investuar në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës.