-
VIDEO
'Varre pa emër', dokumentari për të zhdukurit e komunizmit shfaqet në Shkodër! Skenaristja Admirina Peçi: Dëshmi të familjarëve dhe dokumente arkivore
SHKODËR-"Varret pa emër" është shfaqur mbrëmjen e së premtes në kinema "Millenium" në Shkodër.... Një dokumentar me dëshmi të familjarëve dhe dokumente arkivore që tregojnë se si regjimi i Enver Hoxhës u soll me kundërshtarët politikë, duke i vrarë, burgosur e internuar dhe në mijëra raste duke u zhdukur varrin.
Skenaristja Admirina Peci, njëherësh autore e "Dosja K" në Report Tv tha se kjo është një plagë akoma e hapur pasi janë me dhjetëra varreza masive të pagërmuar dhe qindra të vrarë dhe pushkatuar, dhe familjarët nuk kanë një varr për t'i qarë. Sipas saj shteti nuk ka investuar aspak në këtë drejtim
-
VIDEO
Betohen në Presidencë, Qeveria fillon zyrtarisht punën! Rama i vendos 'vijat e kuqe' ministrave: Zero tolerancë për shkeljet etike, s'ka më 'e lagu s'e lagu' me opozitën! Më shumë respekt Kuvendit
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave". Duke shqiptuar këtë fjali dhe me dorën në Kushtetutë, Kryeministri Rama e me radhë pas tij Zv. Kryeministri Ahmetaj, 12 ministret dhe 3 ministrat u betuan sot para Presidentit të Republikës për të marrë zyrtarisht detyrën në këtë mandat të tretë qeverisës të socialistëve. E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.
Menjëherë pas betimit të gjithë bashkë, siç tashmë është bërë traditë nga Rama edhe në 2 mandatet e kaluara, të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave u drejtuan në këmbë për në Kryeministri. Disa sekonda i 'vonoi' edhe një semafor aty të Kryesia e Kuvendit që Kryeministri nuk 'përtuan' ta respektonin.
-
VIDEO
Pas grushteve në ring, sherr masiv pas ndeshjes së boxit në Shkodër, të përfshirë dhjetëra tifozë e boksierë
Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket dhe janë përplasur fizikisht.
-
VIDEO
Karnavalet, Berati mes personazheve të botës së fëmijëve
Berati, qyteti i ”një mbi një dritareve” është gjallëruar këtë fundjavë në atmosferën e festës së Karnavaleve. Me maska dhe kostume shumëngjyrëshe, fëmijët beratas iu gëzuan për disa orë personazheve më të dashur të botës së tyre duke rikthyer traditën e munguar të jetës kulturore në qytet.
-
VIDEO
Luan Starova: Në moshën 50 -vjeçare kisha ëndërr sesi nëpërmjet letërsisë të kthehem në atdheun tim
Akademia e Shkencave ka mbajtur sot veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akad. Luan Starovës në 80-vjetorin e lindjes. Akademiku Skënder Gjinushi tha se letërsia dhe studimet e Luan Starovës duhet të përfshihen sa më parë në programet universitare.
-
VIDEO
Minatori prej 72-orësh në minierë, kolegu i tij: Shpresojmë të jetë gjallë! Të nxirren përgjegjësit për këto aksidente, shikojnë interesin e parasë dhe jo të punëtorit
Prej më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ish-minatori Ferat Kurti, i cili ka punuar me Plakun më parë në një minierë tjetër thotë e ekziston mundësia që ai të jetë gjallë por situata është sigurisht shumë e rëndë.
-
VIDEO
Vdekje e stisur për të përfituar siguracionin për jetën! Si ia rrijnë biznesmenët të mashtrojnë kompanitë e sigurimit dhe jorralëherë edhe shtetin?
Historia e zhdukjes së mistershme të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri dhe gjetja e tij plot 9 muaj më vonë ka sjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes një fenomen tejet të njohur në Itali, në veçanti nga biznesmenët të cilët janë në prag të falimentimit, atë të mashtrimit për të përfituar nga siguracionet.
- Si bëhet e mundur një gjë e tillë?
Shumë persona për të përfituar nga siguracionet dhe duke përfituar edhe nga lehtësirat në Kodin Civil, humbasin të gjitha kontaktet me familjarët e tyre dhe kështu pas 10 vitesh mund të arrihet në marrjen e deklaratës së vdekjes së supozuar. Një deklaratë e tillë mund të merret vetëm pas dhjetë vitesh nga dita e fundit kur është deklaruar i zhdukur.
2. Sa shpesh ndodh një fenomen i tillë në Itali?
Rasti i Pecorellit për të mashtruar kompanitë e siguracioneve nuk është i pari në shtetin fqinjë. Në 2016 është bërë publike një skemë që biznesmenët italian përdornin sikur ishin rrëmbyer nga grupe terroriste. Ata fillimisht udhëtonin në Turqi aty ku kishin edhe bashkëpunëtorët e tyre në rrëmbimin e rremë, por që më pas ata u ishin dhënë një organizate terroriste të afërt me Al Kaedën në Siri. Mashtrimi i biznesmenëve u zbulua shpejt por ata u mbajtën peng në Siri deri në 2019. Një tjetër operacion i njohur është ai Lazzaro, në të cilin janë konstatuar dhjetëra mashtrime dhe të dyshuarit të cilit ishin shpallur të vdekur, "u ringjallën" dhe shijuan miliona euro të siguracioneve. Gjatë këtij operacioni ata përgatisnin të gjithë dokumentet e nevojshme për inskenimin e vdekjes, krijimin e sa më shumë kontratave të sigurimit të jetës, dokumentet e rreme të vdekjes dhe krijonin llogaritë rrjedhëse për të përfituar paratë. Për ta bërë sa më të besueshme vdekjen ata krijonin situata vdekjeje të tilla që të bëhej e pamundur identifikimi i trupave, ndonjëherë duke djegur makinat dhe duke përdorur eshtra të tjerë. Në këtë operacion janë zbuluar të paktën 60 raste mashtrimi me vlerë të paktën 5 milion euro.
3. Çfarë ndodh nëse një person mashtron?
Në rast të simulimit të një aksidenti automobilistik, mashtrimi mund të dënohet nga një në 5 vjet dhe kompania e sigurimit ka të paktën 3 muaj kohë për të dëshmuar pas padisë civile se kanë të bëjnë me një mashtrim. Në bazë të nenit 642 të Kodit Penal Italian, nëse një person mashtron dhe zbulohet dënimi varion nga 1 deri në 5 vjet, nëse një person ia arrin qëllimit dhe merr sigurimin dhe më pas zbulohet dënimi është edhe më i rëndë në varësi të krimit.
-
VIDEO
Aksident në Divjakë, automjeti del nga rruga dhe bie në një kanal me ujë, humb jetën shoferi 44 vjeç
Një 44-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Divjakë, si pasojë e në aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, ku 44-vjeçari i identifikuar si Altimor Qose, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
Rinis në zonën e Radhimës aksioni 'Bregdeti ynë', pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s'kanë bërë rezistencë, situata e qetë
Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT 'bregdeti ynë', ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte.
Kreu i IKMT Vlorë, Simbol Pazaj thotë se do të prishen objektet që kishin marrë vendim më parë për t'u prishur, por që aksioni u pezullua për shkak të sezonit turistik. Sipas tij, pronarët nuk kanë bërë rezistencë, duke bërë që aksioni të vijojë normalisht.
-
VIDEO
Rreth 72 orë i bllokuar në galeritë e minierës së Bulqizës, ende asgjë për fatin e minatorit Muharrem Plaku! Kërkimet ecin me ngadalë për shkak të frikës së shembjeve
Prej gati 72 orësh i bllokuar në galerinë e errët të minierës së Bulqizëqs, shpresat për ta gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku sa vijnë edhe dobësohen. Operacionet e kërkimit vijojnë, por puna po ecën me ritme shumë të ngadalta për shkak të frikës për shembje të tjera në galeri që do të rrezikonin jetën e punonjësve të shpëtimit.
-
VIDEO
Zjarr në lagjen '11 janari' në Vlorë dhe në fshatin Peshkëpi, situata problematike! Rrezikohen banesat dhe një fabrikë çimentoje
Dy vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen "11 janari" dhe në zonën Qafë Topi në Peshkëpi, ku situata paraqitet problematike.
Dyshohet se zjarri që përfshirë lagjen "11 janari" është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke djegur parcela me ullishte, ku rrezikohen edhe banesa.
-
VIDEO
Dëshmia që i dha fund farsës së Pecorellit, një person e kishte parë të gjallë
Dëshmia e një personi se Davide Pecorelli ishte i gjallë, i ka dhënë fund farsës së biznesmenit italian i cili prej më shumë se 9 muaj qëndronte i fshehur, pa pasur asnjë kontakt me familjarët e tij dhe duke bërë të gjithë të besojnë se kishte humbur jetën në Pukë. Mediat italiane bëjnë të ditur se hetuesit e çështjes kishin zbuluar më parë shenja të cilat tregonin se ai ishte i gjallë.
Madje kryeprokurori, Raffaele Cantone dhe Zëvendësprokurori Giuseppe Petrazzini kishin deklaruar se ata kishin dëshminë e një personi i cili kishte deklaruar se e kishte parë Pecorellin të gjallë.
Biznesmeni italian kishte inskenuar vdekjen e tij tragjike në Pukë, ku kishte djegur makinën të cilën e kishte marrë me qira dhe në të cilën ishin gjetur disa eshtra.
Të dhënat e fundit për Pecorellin ishin disa mesazhe që ai i kishte shkëmbyer me një mik, në të cilin ai theksonte se ai gjendej në Shqipëri për të negociuar me bizneset vendase.