• VIDEO

    Makina i pret rrugën, motori i dy efektivëve të Shqiponjave përplasen me bordurën pranë Kopshtit Botanik! Mjeti bëhet copa, policët të shtrirë në tokë

    Dy efektivë të Forcave Shqiponja janë aksidentuar pak minuta më parë me motorin e policisë më të cilin lëviznin, pais një makinë i ka prerë rrugën. Aksidenti ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë. 

  • VIDEO

    Prokurori i Lushnjës në Vetting, nuk ka dhënë vetëm drejtësi por edhe kredi! 50 mijë euro hua një shtetasi, do merrte 60 mijë euro interesa

    Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë kredi për një tjetër qytetar.

  • VIDEO

    Objekt i dyshimtë te 'Rruga e Salës' në Tiranë, përballë ambasadës iraniane! Dyshohet për një çantë të harruar

    Një objekt i dyshimtë në tokë është konstatuar në afërsi të rrugës "Mustafa Matohiti", apo e njohur si Rruga e Salës.

    Në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Tiranës dhe dyshohet për një çantë të harruar.

  • VIDEO

    Masat anti-COVID në kufi, radha e automjeteve nga Kosova që duan të futen në vendin tonë shkon në 12 kilometra! Qytetarët: Kemi 3 orë që presim

    Autobusë kamionë e makina të vogla në Kosovë, vijojnë edhe mëngjesin e sotëm të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës. Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për pritje deri në 3 orë.

    Në Morinë po punohet me kapacitete të plota dhe forca të shtuara, e po ashtu procedura e verifikimit të dokumenteve anti-COVID është e shkurtër, sërish është e pamundur shmangia e radhëve në kufi.

  • VIDEO

    Gjiknuri për herë të parë si Sekretar i Përgjithshëm i PS: Janari do e gjejë PS me statut të ri dhe të riorganizuar

    Duke folur për herë të parë pas marrjes së detyrës së re në ekipin socialist, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dha detaje për mbledhjes e zhvilluar sot të kryetarit Rama me Sekretariatin e partisë.

    Gjiknuri tha se qëllimin i mbledhjes ishte diskutimi i riorganizimit të PS-së.

    "Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Ky mandat është më i vështirë se është i treti.  Qëllimi i afatit 100-ditor ishte pikërisht përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi dhe lënia kohë PS-së për të përgatitur vizionin e ri dhe për të dalë me një platformë e cila do të dojë vite për tu implementuar", tha Gjinkuri.

    Sipas tij analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe viti tjetër do ta gjejë PS-në edhe me statut të ri.

    "PS ka një eksperiencë të madhe por ka pasur edhe probleme që duhet të reflektohen", vijoi ai.

    I pyetur në lidhje me pakënaqësitë në PS pas Asamblesë kur u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese, Gjiknuri tha se nuk ka asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të strukturuar.

    "Nuk e di pakënaqësinë, nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Sigurisht që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë pritshmëri të parealizuar. PS ka eksperiencën për të marrë vendimet e duhura.  Z. Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së. Dhe ndarja e 2 pozicioneve është bërë me qëllimin për të bërë sa më të mirë riorganizimin e partisë dhe me asnjë qëllim tjetër", tha ndër të tjera Gjiknuri.

  • VIDEO

    Tre ditë para seancës në Kuvend, Rama mbledh Grupin e ri Parlamentar në selinë e PS

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm Grupin e ri Parlamentar, mbledhje që vjen 3 ditë para seancës së parë të legjislaturës së X në Kuvend, që do të mbahet këtë të premte.

    Bëhet me dije se diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga ofertat e Ramës për PD-në jashtë konspiracionit te Lulzim,Merkel "e vrau" babanë politikë e deri tek shanset e Shqipërisë për vendin e dytë në Botëror.

  • VIDEO

    Covid 19 festa mbaroi! Komandot e Ushtrisë serbe dhe Ballkani i hapur

    Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

  • VIDEO

    Leze Koçeku: 9 vite internim, e kam parë vdekjen çdo ditë

    Leze Ndreaj Koçeku është 75 vjeç, por në gjithë jetën e saj, janë 9 vite të fëmijërisë ato që ja kanë shenjuar jetën e do t'i linin plagë të pashlyeshme. Lezja ishte 2 vjeç kur e çuan në internim në Berat në vitin 1948 dhe ishte 11 vjeç kur e përfundoi rrugën e mundimshme kampeve të internimit, duke triumfuar mbi vdekjen që korri qindra e qindra jetë të moshatarëve të saj në ato vite. Lezja nuk mundi kurrë të shkollohej si duhet ama ka mësuar të shkruajë e të lexojë dhe vitet e fundit, në një fletore të madhe shënimesh ka hedhur pak nga pak kujtmet e saj, rreth atyre nëntë viteve ferr të fëmijërisë dhe na njohin me historinë të nënës së saj Prenës, babait të saj të arratisur Palit dhe një mori historish që lidhen me fatin e tyre..

     

  • VIDEO

    Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Pllanë në Lezhë, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pyje! Rrezikohet një linjë e tensionit të lartë

    Zjarri i cili përfshiu masivin pyjor në Pllanë të Lezhës vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

    Pavarësisht ndërhyrjes se zjarrfikësve nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve, të cilat i përhapen edhe në masivin pyjor, pas djegies së një ferme blegtorale që ndodhej ngjitur me malin.

    Zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar, ndërsa në rrezik është edhe linja e tensionit të lartë.

  • VIDEO

    Rakacolli: Po diskutohet për t'u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë! Në Shqipëri shumica e qytetarëve kanë marrë Sinovac! Shkollat do jenë të hapura fizikisht

    Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

  • VIDEO

    Nga çlirimi i bregdetit tek ligji special kundër korrupsionit, nismat e ‘nxehta’ që do miratohen nga Parlamenti i ri, lista me 31 projektligjet

    Parlamenti i ri, produkt i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, parashikuar për t’u mbledhur në 10 shtator, pritet të shqyrtojë dhe miratojë disa nisma ligjore të rëndësishme, në kuadër të objektivave të qeverisë ‘Rama III’ për këtë mandatin e tretë. Një nga sfidat Kuvendit të ri është shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit për pastrimit, mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare. Drafti parashikon pastrimin e bregut të detit nga plehrat, çlirimin nga ndërtimet e paligjshme, ndalimin e çdo leje ndërtimi përveç investimeve strategjike, si dhe kalimin gradual të vijës bregdetare në pronësi të shtetit, përmes mekanizmit të të drejtës së parablerjes nga shteti të çdo prone private.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv