-
VIDEO
Shëtit turistët nga Vlora në Sazan e Karaburuni, ja anija turistike ku humbi jetën 25-vjeçarja
Anija ‘Liburna’ është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror. Në këtë anije paraditen e sotme 25-vjeçarja, që mendohet se ishte me shtetësi italiane dhe e dehur, ka rënë gjatë kohës që duke zbritur, ndërsa anija ka qenë e ankoruar.
-
VIDEO
Zgjatja e orës policore/ Kryetari i Shoqatës së bar-restoranteve: Jemi në vështirësi, të bëhet vaksinimi me detyrim i punonjësve të këtij sektori
Pandemia e COVID-19 goditi jo pak sektorin e bar-restoranteve duke i futur në krizë, ndërsa zgjatja e orës policore, nga ora 06:00-23:00, mund të përkeqësojë edhe më tej situatën e tyre.
Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj tha në një lidhje me 'Skype' për Report Tv se pavarësisht sezonit turistik, të ardhurat nuk ishin ato priteshin dhe baret e restorantet. Ashpërsimi i masave anti-COVID, sipas tij ndikojnë në frikën në popullatë, duke ulur fluksin e klientëve në lokale.
-
VIDEO
Vlorë, 25-vjeçarja rrëzohet nga anija turistike e ankoruar pranë portit, ndërron jetë në spital, dyshohet se ishte e dehur! Arrestohet punonjësi
Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë, dyshohet se ishte e dehur. Për ngjarjen është vënë në pranga një nga punonjësit në anije i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
-
VIDEO
Siguria rrugore, policia fut në ‘filtër’ autobusët, shumica me probleme! Eksperti: Duhen kontrolle periodike, shqetësim mbushja e tyre mbi kapacitetin
Mungesa të theksuara në dokumentacion dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, janë dy shkeljet më të shpeshta të drejtuesve të autobusëve urbanë dhe interurbanë. Gjatë kontrolleve që po kryen intensivisht Policia Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor 104 drejtues janë gjobitur. Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë që kontrollet të jenë periodike.
-
VIDEO
Fermerët e Elbasanit, prodhuesit më të mëdhenj të perimeve i hedhin ato në rrugë: S’arrijmë të shesim
Fermerët e Jagodinës janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të perimeve, njohur si hambari i Elbasanit.
Nga serat nxjerrin prodhime të bollshme, si domate, speca, kunguj, por problem për ta mbetet çmimi i ulët. Sipas tyre, grumbulluesit e shumicës abuzojnë, pasi lejnë prodhimet bujqësore me çmime të lira dhe i nxjerrin në treg disa herë më shtrenjtë.
-
VIDEO
101-vjetori i luftës së Vlorës, Dritan Leli dhe Bujar Leskaj nderojnë dëshmorët! Mungojnë në ceremoninë përkujtimore deputetët e PS
VLORË-Në ceremoninë përkujtimore për 101 vjetorin e luftës së Vlorës morën pjesë këtë të premte, përfaqësues të pushtetit lokal, si kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe kryetari i qarkut, Ervis Moçka.
"Kjo është krenaria legjitime e Vlorës dhe vlonjatëve dhe asaj që vlonjatët që kanë ditur të bëjnë. Është privilegj të jem sot këtu që të përkujtoj këtë pjesë të lavdishme të historisë", u shpreh Leli.
-
VIDEO
50 pacientë të pavaksinuar çdo ditë shfaqen në spital e Shkodrës, mjeku: Gjatë sezonit nuk u respektua asnjë masë antiCOVID! Qytetarët duhet të vaksinohen
Çdo ditë ka mbi 150 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Shkodrës, ku 50 prej tyre paraqiten për t’u vizituar në spital. Drejtori Ardian Dajti bën thirrje për vaksinim pasi ka rezultuar se personat e vaksinuar e kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e inovacionit do të sjelli një realitet të ri shqiptar! Veliaj: Gati vitin tjetër
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj tha se po punohet me cilësi të lartë, për ta shndërruar Piramidën në një inkubator për bizneset në fushën e kreativitetit.
-
VIDEO
Shtatori muaj i hapur vaksinimi, të rinjtë interes të lartë! Mjekja: Efektet anësore të shkaktuar nga vaksina zgjatin 48 orë dhe janë më të lehta se COVID
Shtatori është muaji i dytë i vaksinimit të hapur ku sipas ekspertëve ka pasur një interesim të shtuar nga ana e qytetarëve mbi 18 vjeç. Shefja e kujdesit parësor Ariela Malaj thotë se mesatarisht në ditë kryhen 1000 vaksinime në pikën e përqendruar në sheshin “Skënderbej”.
-
VIDEO
Zjarr në zonat e pyllëzuara të Memaliajt, era e fortë përhap vatrën e flakëve
TEPELENË-Një zjarr është aktivizuar prej disa orësh në fshatin Zhulaj të Memaliajt. Si pasojë e erës së fortë në zonë, flakët po përhapen me shpejtësi duke djegur pyjet dhe shkurret e zonës kundrinore.
Në terren janë angazhuar disa forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë Memaliaj, por vënia nën kontroll e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit, erës dhe bimësisë së dendur në zonë.
-
VIDEO
20-vjeçari i pavaksinuar, më i riu i shtruar në Infektiv! Rriten shtrimet në spital, COVID 3 drejt hapjes, kryhen përgatitjet e fundit
Pranë Spitalit Infektiv janë rikthyer familjarët e pacientëve të cilët presin në radhë për të sjellë ushqime e sende personale për të afërmit e prekur nga COVID-19. Mosha më e re që ndodhet nën kujdesin e mjekëve është një 20-vjeçar i pavaksinuar. Ndërkohë që me rritjen e shtrimeve është çështje ditësh që të vihet në funksion spitali COVID 3.
-
VIDEO
Vidhnin bateritë e kamionëve, prangosen 2 të rinj dhe shpallet në kërkim 1 tjetër! Dokumentohen 6 vjedhje, sekuestrohen 23 bateri! Skema e përdorur
TIRANË-2 të rinj, 26 dhe 25 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi që prej janarit të këtij viti bënin 'kërdinë' nëpër kryeqytet duke vjedhur bateri automjetesh, kryesisht kamionësh. Operacioni "Bateristi", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, ka vënë në pranga Antuanel Mila dhe Emanuel Arapi dhe u shpall në kërkim E. Rr 21 vjeç.