-
VIDEO
Dje la mandatin e deputetes, Najada Çomo shfaqet te COVID 3! Manastirliu: Vala e rradhës po përfshin vendet! Spitali gati për t'u hapur në rast se rriten shtrimet
Pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetës që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, shefja e infektivit, Najada Çomo sot është shfaqur në spitalin COVID 3 i cili po bëhet gati për t'u hapur për pacientët e infektuar me COVID në rast të rritjes së rasteve dhe të shtrimeve
-
VIDEO
Aksidenti me 5 viktima në Gjirokastër, 3 të tjerë të plagosur, 1 në gjendje të rëndë! Policia: Furgoni u përplas nga 'Land Roveri', pastaj doli nga rruga
Nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Gjirokastër, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Sipas policisë, furgoni ka dalë nga rruga pasi është përplasur nga një "Land Rover" që drejtohej nga një grua.
"Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon", thotë policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
-
VIDEO
Aksident tragjik/ Furgoni me pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në greminë, 5 të vdekur në Qafën e Muzinës në Gjirokastër
GJIROKASTËR- 5 të persona kanë humbur jetën si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në Jorgucat, në kryqëzimin që lidh Gjirokastrën me Sarandën poshtë Qafës së Muzinës. Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 m në një greminë, e për pasojë raportohet paraprakisht se kanë ndërruar jetë 5 pasagjerë. Dyshohet se në automjet ka edhe fëmijë. Makina është me targa AA 484 T, furgon tip 'Ford', ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimave.
-
VIDEO
Aksident tragjik/ Furgoni del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të vdekur në Qafën e Muzinës në Gjirokastër
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Qafës së Muzinës, 100 metra pa mbërritur në Gjirokastër. Report Tv mëson se kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë.
-
VIDEO
Nëndrejtori i ISHP-së, Ulqinaku: Pas pedagogëve e studentëve, po diskutohet vaksinimi i detyrueshëm për disa profesione! S'ka viktima nga COVID që kanë marrë të 2 dozat
Pas pedagogëve dhe studentëve, po shqyrtohen edhe disa profesione të tjera ku shihet si domosdoshmëri vaksinimi i detyruar për të mos pasur probleme në fuksionimin e tyre si pasojë e COVID. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku.
-
VIDEO
Ambasadori i Holandës merr zyrtarisht detyrën në Shqipëri, pritet nga presidenti Ilir Meta
TIRANË- Ambasadori i Holandës, Reinout Vos ka marrë zyrtarisht detyrën në Shqipëri, ndërsa është pritur nga presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së letrave kredinciale.
Nisur nga situata e zjarreve në vend, Ilir Meta ka falenderuar ambasadorin për mbështetjen e dhënë me helikopter për shuarjen e zjarreve.
-
VIDEO
Kulluri: Basha s'ka kurajo të largojë Berishën pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA, fundi i tij politik njësoj si Enver Hoxha! 'Grupimi për PD' s'do shndërrohet në parti
Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij! Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.
-
VIDEO
Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës
Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.
-
VIDEO
Shokë në qeli, ‘armiq’ jashtë! Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false
Bledar Selmanaj, i dyshuar si vrasës dhe Xhuljan Bullari ekzekutuar në Babicë të Vlorës nuk ishin të panjohur, dhe miqësinë e kishin zënë brenda të njëjtës qeli në burg. Gjithçka u kris kur fituan lirinë dhe u morën me drogë, ku sipas dëshmisë së 39-vjeçarit, i riu bleu hashash nga miqtë e tij me 3 mijë euro false.
-
VIDEO
Reshjet e shiut shpëtojnë natyrën, fiken vatrat e zjarrit në Kukës
KUKËS- Reshjet e shiut, ndonëse jo me një intensitet shumë, kanë shpëtuar natyrën, e cila ka qenë në momentet e saj më të vështira.
Të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës janë shuar, ndonëse forcat zjarrfikëse janë në gatishmëria pasi ekziston rreziku që disa vatra mund të riaktivizohen.
-
VIDEO
Dy ura në rrugën Fier-Marinëz po rrezikojnë të shemben, qytetari: Po bën tre vjet në këtë gjendje
12 metra e gjatë me konstruksion metalik është ndërtuar ura në rrugën Fier-Marinës në vitin 2005 për kalim provizor të automjeteve.
Por edhe pse kanë kaluar 16 vite, ura në afërsi të burgut të Fierit, vazhdon t’u shërbejë banorëve të fshatrave të Patosit dhe Roskovecit, pavarësisht se struktura e saj është dëmtuar dhe rrezikon të shembet. Përmes kësaj ure qarkullojnë edhe mjetet që vijnë nga Berati dhe Lushnja.
-
VIDEO
‘Kur nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj COVID-19’, Bino sjell faktet që rrëzojnë mitin më të shpeshtë për virusin
Miti ‘Kur nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj COVID-19’, për ministrinë e Shëndetësisë nuk është aspak i vërtetë. Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shfaqet shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silvia Bino e cila thotë se çdo person mund të infektohet nga virusi.