-
VIDEO
Lezhë/ Sahatet e pallatit merr flakë gjatë natës, panik te banorët
Sahatet e një pallati në Lezhë kanë marrë flakë gjatë natës për shkak të një shkëndije elektrike në paktën e tyre. Paketa e matësve elektrikë, e ndodhur brenda hyrjes së pallatit u përfshi nga flakët duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.
Flakët që shpërthyen në pallat fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejtë nga forcat zjarrfikëse. Për shkak të këtij defekti u ndërpre energjia elektrike në zonë, ku mungesa e saj zgjati për disa orë deri në neutralizimin e flakëve brenda kabinës së matësve elektrik.
-
VIDEO
Në ditën e tretë të kampit të LRI-së, shfaqet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndryshim rrënjësor në look
VLORË- Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si në herët e tjera. Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë. Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt.
-
VIDEO
“Unë jam katolik me grua myslimane, djali i vogël ndoshta zgjedh të bëhet hebre”, Rama për afganët: Bëhet fjalë për njerëz, jo etiketa
Kryeministri Edi Rama ka pohuar se pritja e refugjatëve afganë nuk ka lidhje me çështje fetare, duke qenë se vendi ynë është me shumicë myslimane. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për njerëz dhe jo për etiketa që lidhen me ngjyrat, kulturën apo besimin.
Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetvete, myslimanë që vijnë nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mik pritur ata?
Rama: 'Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse Evropa dhe SHBA nuk do të gjenden dhe duke u tërhequr jemi të detyruar t'u japim strehë', tha ai.
-
VIDEO
'Skifterat serialë’ vjedhin biçikletat në mes të ditës në Tiranë
Hajdutët e biçikletave vjedhin në mes të ditës “pa ferrë në këmbë”.
Rasti më i fundit i denoncuar ka ndodhur sot në rrugën Dritan Hoxha, në afersi te Zogut te Zi.
Dy te mitur, siç shihen nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema, vjedhin 2 biçikleta.
Brenda pak minutash të miturit vjedhin dy biçikletat në pak sekonda. Rasti eshte denoncuar prane komisariatit nr 3. Dyshohet se dy te miturit jane autore edhe ne disa vjedhje te tjera biçikletash.
-
VIDEO
Rama intervistë për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Shqipëria do presë 4000 afganë, fillimisht do vijnë 2000
Kryeministri Edi Rama në CNN, në Amanpour Show me gazetaren Bianna Golodryga. Fokusi është strehimi i afganëve në Shqipëri.
-
VIDEO
Ardhja e afganëve, Rakacolli: Do ketë kujdes të veçantë shëndetësor për ta, që nga aeroporti e në vijimësi
Për afganët që do të vojnë në vendin tonë do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor. Kështu tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë.
“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli.
-
VIDEO
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
-
VIDEO
Bllokoi trafikun në Astir duke bërë video për TikTok para ’Benz-it’ bashkë me shoqet, shoqërohet në komisariat dhe gjobitet 21 vjeçarja pa patentë
Gjobitet dhe shoqërohet në komisariat 21 vjeçarja që bllokoi dje trafikun në Astir bashkë me shoqet e saj për të bërë video për TikTok.
-
VIDEO
Rama: Puna për projektin e aeroportit të Vlorës në fazën përfundimtare, do të rrisim numrin e avionëve të Air Albania
Gjatë mbledhjes së sotme, kryeministri Edi Rama foli me nota pozitive për disa fusha të caktuara me nota pozitive. Rama u ndal tek infastruktura, teksa numëroi me sukses hapjen e aeroportit të Kukësit dhe projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe të Sarandës. Kreu i qeverisë u shpreh se me largimin e pandemisë do të shtohen avionët e Air Albania-s
-
VIDEO
Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes, Rama: Do vazhdojë punën në spital, Delta ka nisur të mbushë shtretërit e terapisë intensive! Pritet ta marrë Mimi Kodheli
Shefja e infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prill, duke zgjedhur të qëndrojë në krah të kolegëve të saj, në luftën kundër pandemisë së COVID.
Këtë e bëri me dije sot kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë një takimi me ministrat, në përmbyllje të mandatit të dytë qeverisës, duke e vlerësuar vendimin e Çomos si përgjegjësi të lartë profesionale.
-
VIDEO
Ende aktiv zjarri në Majën e Rrunës, në terren 40 forca zjarrfikëse për të shuar flakët, sot 'ndihmohen' edhe nga reshjet e shiut
Vijon të jetë aktiv zjarri në Majën, ndërsa sot rriten shpresat për shuarjen e flakëve, për shkak se në zonë kanë filluar edhe reshjet e para të shiut. Në terren janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse te Laku i Pyllit dhe 30 forca të DMR-së Burrel dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punimet në Bovillë: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky investim do të mundësojë furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës për 24 orë, teksa do të përfitojë edhe Bashkia e Kamzës.