-
VIDEO
Muzikë, shampanjë dhe kërcim në mes të rrugës, ja videoja e plotë e vajzave që bllokuan trafikun në Astir me ‘performancën’ e tyre për Tik Tok, pamje me dron
Vajzat që disa ditë më parë bllokuan trafikun e Astirit, duke revoltuar shoferët, kishin menduar me “detaje” gjithçka për “performancën” e tyre të filmuar me dron në Tik Tok.
-
VIDEO
Shtyrja e fluturimeve nga Kabuli i ndryshon planin qeverisë shqiptare? Rama: Afganët mund të mos strehohen fare në konvikte
TIRANË- Disa godina në 'Qytet Studenti' në Tiranë do të shërbenin si vendstrehim i përkohshëm për afganët, bashkëpunëtorë të perëndimit që u rrezikohet jeta nga talebanët, por shtyrja e njëpasnjëshme e fluturimeve ka ndryshuar planet e qeverisë shqiptare. Kjo sepse ishte menduar që afganët do të qëndronin në 'Qytet Studenti' deri në nisje të vitit të ri Akademik, por ekziston mundësia që ato të mos strehohen fare në konvikte. "Nuk bëhet fjalë hiq studentët dhe vër afganë", tha sot kryeministri Edi Rama, duke sqaruar se mund të vihet direkt në zbatim "plani 2", strehimi menjëherë në hotelet të përcaktuara deri më tani, Durrës e Berat.
-
VIDEO
Sezoni i ri shkollor, Veliaj: Nis dezinfektimi në çdo shkollë të Tiranës
TIRANË- Nisja e sezonit të ri shkollor po afron dhe ambientet e shkollave në kryeqytet po iu nënshtrohen dezinfektimit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka publikuar pamje nga dezinfektimi i shkollës ‘Aleks Buda’, masë kjo e cila vjen pas rritjes së infeksioneve me COVID-19.
"Mirëmëngjesi nga shkolla ‘Aleks Buda’, në Njësinë 11. Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë!", shkruan Veliaj.
-
VIDEO
Ben Andoni: Suksesi më i madh për Ramën ka qenë mbijetesa
I ftuar në Report TV analisti Ben Andoni.
-
VIDEO
Shiu shpëtoi natyrën nga zjarret, por largon pushuesit, boshatiset Shëngjini! Trafik i rënduar në Milot-Balldre
Moti i keq me reshje shiu që përfshiu rajonin e Lezhës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka boshatisur plazhin e Shëngjinit. Çadrat dhe shezlong u mbyllën dhe pushuesit nisën të largohen në mënyrë të menjëhershme nga plazhi.
Kjo situatë krijoi trafik të rënduar në Shëngjin dhe në aksion Milot-Balldre, ku në orët e paradites radha e automjeteve ishte kilometrike.
-
VIDEO
Rama: Studentët dhe pedagogët të bëhen gati për vaksinim të detyrueshëm! Nuk mund të thonë 'nuk dua', në të kundërtën të mos hyjnë në auditore
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksinimi për studentët dhe pedagogët të jetë i detyrueshëm.
" Mund të ndodh që të mos nevojiten në rast se do të lirohen strukturat e tjera që kemi bërë pas sezonit,nuk bëhet fjal hiq studentët, dhe vër afganë, por thjeshtë për të shfrytëzuar këtë pjesë. Duhet t'ia shpejgojmë rektoratit, vaksinimi për sdutentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë "duam, s'duam", është përgjegjësi, s'mund të t'i marrin të tjerët në qafë. E pamundur që të lejojmë q ëtë kemi një përshkallëzim të pashmangëshm të numrave dhe të shkojmë në masa që s'duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë", tha Rama
-
VIDEO
Reshjet e shiut shpëtojnë natyrën, fiken vatrat e zjarrit në Kukës
KUKËS- Reshjet e shiut, ndonëse jo me një intensitet shumë, kanë shpëtuar natyrën, e cila ka qenë në momentet e saj më të vështira.
Të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës janë shuar, ndonëse forcat zjarrfikëse janë në gatishmëria pasi ekziston rreziku që disa vatra mund të riaktivizohen.
-
VIDEO
Zonja i “zë” vendin Ramës: Të isha unë kryeministre minatorët e naftëtarët pension 1 mln lekë
Një zonjë që telefonoi në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u “vesh” për pak sekonda si Edi Rama. Ajo tha se po të ishte kryeministre minatorëve dhe naftëtarëve do ua bënte pensionin 1 milion lekë.
-
VIDEO
Lazaratasi i lodhur nga paragjykimet: Hajdeni verifikoni në terren,s’kemi as ujë e jemi të braktisur
I lodhur nga paragjykimet ishte një zotëri që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv në emër të komunitetit lazaratas. Ai tha që të verifikoni në terren edhe raportet e DASH ndërsa sqaroi se qeveria Rama e ka braktisur këtë zonë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 26 gusht, Bilanci i qeverisë “Rama 2”?
Lumë kritikash për administratën dhe bashkitë në vend. Telefonuesit bëjnë edhe bilancin e mandatit të dytë të Edi Ramës.
-
VIDEO
10 mijë euro për 4 mina me telekomandë, kush ishte poseduesi i tyre nga Fushë Kruja i arrestuar në Durrës
Një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i kishte gati për t'i shitur. Në pranga ra Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, i cili kishte përgatitu 4 mina me telekomandë të lidhur me një aparat celular dhe ishte gati për t'i shitur ato për kriminelët.
Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar "Furnitori", ndërsa 4 minat me telekomandë do shiteshin kundrejt çmimit 10.000 euro.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat e dorëheqjeve në PS te "çmenduria" politike e Lulzim Bashës e deri tek qeveria e re javën e ardhshme.