-
VIDEO
Rritja e rasteve me COVID/ Epidemiologu Alimehmeti: Më shumë të infektuar, por më pak të shtruar në spital! Varianti Delta, dominant, po i ngjan gripit sezonal
Në një intervistë për Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta i COVID, është bërë varianti dominant në vendin tonë. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infeksioni, shtrimet në spital janë në nivele të ulëta që, sipas epidemiologut, tregon se rastet e rënda të sëmundjes janë të pakta. Ai u shpreh se Delta ka filluar t'i ngjajë gripit sezonal, ku sëmundja zgjat shumë pak.
-
VIDEO
Zjarret në Gjirokastër ku mbetën viktima çifti i bashkëshortëve në fshatin Asim Zenel, shkarkohet shefi i Zjarrfikëses
Shkarkohet shefi i Zjarrfikëses Gjirokastër Kujtim Bizhga. Duket se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra ha pyje e kullota në Bashkinë Gjirokastër si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit te Kujtim Bizhges nga posti i shefit të PMNZSH se Gjirokastrës.
-
VIDEO
Rrezikon të dënohet me vdekje, Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin e egjiptianit, në kërkim ndërkombëtar për vrasje
Në Egjipt Mohamed Rageh do të vritej. 50 vjeçari do të vazhdoj të qëndroj në vendin tonë, pasi autoritetet egjiptiane nuk dhanë garanci për jetën e tij. Në vendin e tij të origjinës vazhdon të jetë vendimi kapital, ndërsa për veprën penale që ai akuzohet, ky vendim e priste. Për këtë arsye, Gjykata Penale e Tiranës ka refuzuar t’a ekstradoj në drejtim të vendit të origjinës egjiptianin Rageh, i arrestuar në vendin tonë në 22 maj të këtij viti. Vendimi për refuzimin e ekstradimit u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni, me arsyetimin e faktit se vepra penale e vrasjes për të cilën akuzohet 52-vjeçari egjiptian, dënohet më vdekje në vendin ku është kryer. Në komunikimet përmes letërporosive me autoritetet e drejtësisë egjiptiane, këta të fundit nuk dhanë garanci se 50-vjeçari nuk do të dënohej me vdekje në rast të një ekstradimi të mundshëm.
-
VIDEO
Aksident në Kamëz, makina vjen me shpejtësi dhe ngre në ajër këmbësorin
Shpejtësia është bërë shkak për një tjetër aksident në vend, por fatmirësisht këtë herë pa pasoja fatale. Ngjarja u regjistrua në Kamëz, ku një automjet, duke lëvizur me shpejtësi, përplas një këmbësor që po kalonte rrugën.
-
VIDEO
Për të dytën ditë, radhë kilometrike makinash në Kapshticë! Shkak për fluksin pala greke, detyrohet dhe rrit ritmin e punës, drejt normalizimit situata
Pika kufitare e Kapshticës është zgjuar edhe mëngjesin e kësaj të premte me radhë të gjata automjetesh të emigrantëve shqiptarë, të cilët nën “presionin” e temperaturave të larta presin me orë të tëra të kalojnë në tokën helene.
Kjo është dita e dytë radhazi që pala greke e nis punën me një sportel, megjithëse me kalimin e orëve, një gjë e tillë është rikuperuar dhe rimti i punës është shtuar.
-
VIDEO
Masat shtrënguese ndaj COVID në Kosovë, rradhë të gjata në Morinë
Pala kosovare ka nisur aplikimet e masave shtrënguese për parandalimin e perhapjes së COVID 19. Si pasojë janë krijuar rradhë të gjata në Morinë në dy anët e kufirit Shqipëri- Kosovë. Për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës nga shtete me rrisk të lartë kërkohen teste PCR dhe dokumentacion tjetër deklarues. Përjashtohen qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria për të cilët aplikimet procedura standarde vetëm për mjetet e identifikimit. Për të shmangur radhët po punohet me procedurë të përshpejtuar.
-
VIDEO
Lezhë/Ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë dhe në Katund të Vjetër, s'ka rrezik për zonat e banuara! Flakët djegin 190 ha me ah e dushqe në malin Munel, s'ka ndërhyrje nga zjarrfikësit
Vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë të Lezhës dhe në Katund të Vjetër, por fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Flakët kanë përshkruar një sipërfaqe prej 323 ha me ahe e pisha në Thirrë, ndërsa janë djegur 235 ha. Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat Gjate ditës së sotme nuk ka prezence ere në terren, që mund të ndihmojë për përmirësimin e situatës.
-
VIDEO
Maja e Rrunës nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ndërhyhet nga ajri! Aktive edhe vatra në zonën e mbrojtur të Malit të Koritnikut
Maja e Rrunës në Kukës vijon të jetë nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ku po digjen sipërfaqe të tëra me pemë e kullota. Vijon të jetë aktive edhe vatra në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut. Fatmirësisht janë neutralizuar flakët në Përroin e Vishës në Himarë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit.
-
VIDEO
Me kallashnikov në 'Range Rover', arrestohet 27 vjeçari në Kurbin, i shpallur në kërkim për vjedhje, Policia: Dyshohet se mund të kryente vrasje ose grabitje
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri e kanabis në makinë. Në pranga ka rënë Armando Marashi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa sipas Policisë, dyshohet se i riu mund të ishte nisur për të kryer vrasje, ose grabitje me armë.
-
VIDEO
Shtyhet data e fillimit të shkollës, Kushi: Viti i ri shkollor fillon më 27 shtator, shkolla do jetë e hapur që më 1 shtator për mësim plotësues
Viti i ri shkollor, do fillojë jo me 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
-
VIDEO
Durrës/ Superatentati i dështuar në fabrikën e çimentos, zbulohet depoja ku u blenë 50 kg tritol! Pronari: Ua shesim vetëm subjekteve të licencuara
Katër ditë pas tentativës për atentat me rreth 50 kilogramëve tritol ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, policia ka mundur të gjej depon e tregtimit të kësaj lënde plasëse.
-
VIDEO
Zotëria jep zgjidhjen për strehimin e afganëve:Vilat e politikanëve nga djersa e popullit janë bosh
Afganët duhet të mirëpriten por edhe populli shqiptar është në pikë të hallit. I këtij mendimi ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai dha edhe zgjidhjen kur tha se vilat e politikanëve bërë nga djersa e popullit janë bosh, atje të shkojnë afganët.