-
VIDEO
“Burra me fustan,njerëz që s’luftuan për vendin e vet” zotëria për afganët: Do na kryqëzohet rraca
Kundër strehimit të afganëve në Shqipëri ishte një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se afganët nuk luftuan dot për demokraci në vendin e tyre dhe se duke ardhur në Shqipëri do na kryqëzojnë rracën.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 20 gusht 2021, A i përballojmë dot afganët?
Diskutime e debate. Telefonuesit analizojnë kapacitetet e Shqipërisë për përballimin e fluksit të afganëve.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga propaganda anti-Ramë e opozitës te Rama,Basha,Meta dhe shtatori e deri tek Tirana mund Dinamon mes tensionit.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët Përroi i Vishës në Himarë, 2 zjarrfikëse dhe 8 efektivë në 'luftë me zjarrin, terreni i vështirëson punën
Është përfshirë nga flakët Përroi i Vishës në Himarë mbrëmjen e sotme, ndërsa flakët janë përhapur gjerësisht, duke djegur pyje e kullota. Në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 zjarrfikëse dhe 8 efektivë, por terreni i keq vështirëson punën e tyre. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për të hapur kullota për bagëtitë. Fatmirësisht në zonë nuk ka banesa që rrezikohen.
-
VIDEO
Vlorë/ Defekt në kabinën elektrike, zjarr në Radhimë! Largohet rreziku nga shtëpitë e bizneset, aktive vatra në kodër! U rrezikua edhe karburanti
Zjarr i përmasave të mëdha që u përhap sot pasdite në Radhimë të Vlorës është vënë nën kontroll. Pranë vatrës ka pasur edhe banesa e biznese, por aktualisht është shmangur rreziku prej tyre.
Aktive është vetëm vatra e zjarrit në kodra, për të cilën po punohet. Flakët të ndihmuara nga era fillimisht u përhapën drejt një karburanti aty pranë, por tashmë është shmangur rreziku iu shpërthimit të tij në flakë pasi vatrat u neutralizuan. Sipas prefektit kabina elektrike ka pësuar defekt dhe ka bërë shkëndijë elektrike dhe ky dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit.
-
VIDEO
Policia në rrugë, bien aksidentet në muajin korrik! 16 ngjarje më pak se vitin e kaluar
Prezenca e policisë në rrugë duket se ka ndikuar në uljen e aksidenteve gjatë muajit korrik, ku janë regjistruar 16 ngjarje më pak në rrugë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, ka pasur edhe më pak viktima.
-
VIDEO
Prefekti i Vlorës: Shmanget rreziku nga banesat dhe bizneset në Radhimë! Kabina ka patur difekt, lëshoi shkëndijë
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka bërë me dije se është shmangur rreziku pranë banesave në Radhimë, pasi disa vatra zjarri janë vënë nën kontroll. Ai thekson se aktive tani është vetëm vatra në kodër.
"Siç e shikoni situata këtu në Radhimë është qetësuar. zonat e rrezikut pranë hoteleve janë eliminuar, tani kemi vetëm vatrën sipër në kodër.
Të menaxhoish zjarrin në zonat e banurar ka vështirësi. Falenderoj banorët që u angazhuan. Duhet mirëmenaxhuar situata. Sot kemi patur difekt në një kabinë e cila ka lëshuar shëndijë në një terren të papërshtatshëm për tu ruajtur nga zjarri. Të ketë një ndërhyrje masive të gjerë në këtë zonë, të bimësisë dhe ferrave pasi vazhdon të jetë e rrezikshme si zonë pasi ka shumë mjete që lëvizin."
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr i madh pranë gjeneratorit të energjisë elektrike në Rradhimë, rrezikohet shpërthimi i një karburanti! Afër vatrës shtëpi e biznese
Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Radhimë të Vlorës, pranë një gjeneratori të energjisë elektrike, duke rrezikuar banesa dhe biznese aty pranë.
Flakët të ndihmuara nga era janë përhapur dhe po avancojnë drejt një karburanti aty pranë, duke rrezikuar dhe shpërthimin e tij. Afër vatrës së zjarrtit ka disa banesa dhge biznese, të cilat janë të rrezikuara nëse flakët vijojnë të avancojnë.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë gjeneratorit të energjisë elektrike në Rradhimë, rrezikohet edhe një karburant
Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Radhimë të Vlorës. Zjarri ka rënë pranë një gjeneratori të energjisë elektrike por nga flakët rrezikohet edhe një karburant që ndodhet aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar 4 zjarrfikëse dhe po punojnë për të neutralizuar flakët. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në fshatin Vajkan të Fieri, flakët djegin një shtëpi të pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore
Një banesë e pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore janë djegur nga zjarri që ra ditën e sotme në fshatin Vajkan të Fierit. Fatmirësisht zjarri u shua nga forcat zjarrfikëse pas disa orësh, duke shmangur rrezikun për banesat e tjera që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale.
-
VIDEO
Rama për BBC: Ne ishim afganë dekada më parë, trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm! Fajësimi i SHBA po përdoret për t’iu kthyer kurrizin
Në një intervistë për “The World Tonight’’ të BBC kryeministri Edi Rama ka folur për arsyet se përse ka vendosur që të pranojë strehimin e afganëve ne Shqipëri. Për kryeministrin është e paarsyeshme që fajësimi i SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani të përdoret për t’i kthyer kurrizin refugjatëve që kërkojnë ndihmë.
-
VIDEO
Me shpejtësi deri në 185 km/h dhe të dehur në timon, policia gjobit 1.654 shoferë, pezullon 41 patenta! Arrestohen 9 drejtues në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit 1.654 shoferë janë gjobitur në të gjithë vendin për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik kështu veten edhe jetën e të tjerëve.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, ku 4 prej tyre po drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 5 të tjerë ishin të dehur në timon.