-
VIDEO
Rama për BBC: Ne ishim afganët disa dekada më parë, trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm! Turp i madh të dorëzosh mikun
Në një intervistë për BBC kryeministri Edi Rama ka folur për arsyet se përse ka vendosur që të pranojë strehimin e afganëv në vendin tonë.
-
VIDEO
Kundërshtuan efektivët, arrestohen 4 persona në Elbasan! Njëri prej tyre hodhi një send të fortë në drejtim të makinës së policisë
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona për kundërshtim të forcave të policisë. Policia e Gramshit arrestoi në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh
-
VIDEO
Ardhja e afganëve në Shqipëri, Arben Malaj: Vendi ynë mund të ketë përfitime nga afganët, janë pasuri akademike! Nuk janë spiunë, por bashkëpunëtorë të misioneve të SHBA-NATO
Eksperti i Ekonomisë Arbën Malaj e cilësoi vendimin e qeverisë për të pritur refugjatët afganë si gjënë e duhur, pasi vendi ynë duhet të tregohet mirënjohës jo vetëm me ndihmën që ata dhanë gjatë misioneve të NATOS në Afganistan ku ishin edhe forcat shqiptarë, por edhe se vendi ynë nuk duhet të humbasë vlerat e mikpritjes për të cilat njihet dhe vlerësohet kaq shumë.
-
VIDEO
Do vinin mbrëmë, kaosi në aeroportin e Kabulit, talibanët bllokojnë edhe fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë! Përveç Tiranës e Durrësit, do strehohen edhe në Berat
Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t'u strehuar përkohësisht në vendet e përcaktuara nga autoritet.
-
VIDEO
Përveç Tiranës dhe Durrësit, afganët do të strehohen edhe në Berat te hotel 'Colombo'
Përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyer për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv. Report Tv ka mësuar se afganët të cilët do të strehohen në Berat do të vendosen në hotel "Colombo", ish-universiteti "Ufo". Bashkia ka marrë masat në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe e Shëndetësisë në zbatim të të gjitha protokolleve për strehimin e emigrantëve, për të pritur të paktën 200-300 afgan
-
VIDEO
Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj: Në këto kohë të vështira, të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe
Besimtarë bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Për këtë ditë nuk kanë munguar urimet edhe nga politikanët për më shumë paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.
-
VIDEO
Alarm në Burgun e Drenovës, humbin një palë gërshërë, dyshohet se i kanë marrë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë! Skenarët që i tremben efektivët
Një situatë e pazakontë është regjistruar në burgun e Drenovës në Korçë, që ka vënë në lëvizje edhe forca operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjithçka ka nisur pas humbjes së një palë gërshërëve në infermierinë e burgut, ku mendohet se mund t'i ketë marrë një nga të dënuarit e rrezikshëm që vuan dënimin aty, Klement Ibrahimi. Humbja e tyre ka ngjallur shqetësim tek strukturat drejtuese të Burgut të Drenovës, pasi në duart e të dënuarve gërshërët mund të përdorën për të tentuar arratisjen, vetëvrasje apo edhe vrasje të të dënuarve të tjera apo efektivëve të policisë së burgut.
-
VIDEO
Prej 15 ditësh Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve, zjarri rrezikon fshatin Shmëri! Në Thirre të Mirditës era dhe tymi vështirësojnë shuarjen e vatrës nga toka
Prej 15 ditësh pyjet në Majën e Rrunës vijojnë që të digjen, ndërkohë situata paraqitet kritike pasi flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shmëri. Ministria e Mbrojtjes njofton se për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez.
Në fshatin Thirre në Mirditë, në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve nga toka, megjithatë situata nuk është problematike. Fatmirësisht nuk rrezik për zonën e banuar për tunelin e Kalimashit.
-
VIDEO
Më doza heroine dhe kokaine ne çantë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës, i gjenden dhe një shumë parash në makinë
DURRËS- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të drograve të forta, në doza të vogla.
Blutë e Durrësit kanë prangosur Fabio Karabojën, pasi gjatë një kontrolli në lagjen nr.5, Durrës, në automjeti tip "Benz", në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, si dhe 26 doza me lëndë narkotike kokainë.
-
VIDEO
Përplasja që i mori jetën 6-vjeçarit në Shëngjin, dëshmitari për Report Tv: Krisma ishte aq e fortë sa mendova se u përplasën 2 makina
Për Report Tv, një nga dëshmitarët e aksidentit, ka rrëfyer detaje nga ai aksident tragjik që i mori jetën një fëmije 6-vjeçar. Ai ka deklaruar se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa kishte menduar se ishin përplasur 2 makina.
"Furgoni me çfarë dëgjova vetë ishte pa shpejtësi, nuk e di pse i ka ik fëmija, nuk arrij ta kuptoj, se isha brenda në dyqan kur dëgjova krismën, ishte shumë e fortë mendova se u përplas makinë me makinë", tha dëshmitari.
-
VIDEO
Temperatura të larta dhe pritje, formohen radhë të gjata makinash në Kapshticë, shkaku pala greke! Qytetarët për Report Tv: 25 vite bëjmë këtë rrugë, çdo herë i njëjti muhabet
Teksa ende jemi gjatë sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri.
Fëmijë, të moshuar dhe gra presin në kushte të vështira atmosferike, kalimin e tyre nga Shqipëria në tokën helene.
-
VIDEO
I vendosin flakën shkurreve anës rrugës, përhapet vatra e zjarrit në Shkodër, rrezikon banesat dhe krijon panik tek banorët
Një vatër zjarri në lagjen Dudas në Shkodër ka rrezikuar disa banesa si dhe ka përhapur panik tek banorët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë neutralizimin e vatrës së zjarrit.