-
VIDEO
Sezoni turistik, nga 1 korriku deri sot në Rinas kanë hyrë 100 mijë persona më shumë se në 2019
Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019 për të njëjtën periudhë, viti para nisjes së pandemisë. Kjo rritje nuk është parë vetëm në Rinas, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar. Kryesisht hyrja është për arsye turizmi, ndërsa pjesa tjetër e personave që duan të hyjnë në Shqipëri janë për arsye pune ose për arsye të tjera të ndryshme.
Përgjatë sezonit turistik, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë kapur 13 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe janë proceduar gjithsej 40 shtetas, 11 prej tyre për falsifikim dokumentesh.
-
VIDEO
Shëngjin/ Lule e qirinj në vendin ku furgoni shtypi 6-vjeçarin! Pushuesit të shqetësuar: Makinat ecin me shpejtësi, s’ka sinjalistikë! Vëzhgimi i Report Tv
Qytetarët që po pushojnë në Shëngjin e kanë të vështirë të harrojnë atë se çfarë ndodhi një ditë më parë. Në vendin ku i mituri u përplas për vdekje nga një furgon në rrugën e plazhit, vendin e gjakut e kanë zënë lulet e qirinjtë. Report Tv ishte sot në këtë zonë bregdetare ku vetë pushuesit shprehen se drejtuesit e automjeteve lëvizin me shpejtësi dhe se në këtë rrugë të frekuentuar nga pushuesit mungon sinjalistika.
-
VIDEO
Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre
Pas një çerek shekulli, përfundon odiseja e kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë. Kadastra Shqiptare përfundoi nje nga proceset më të gjata dhe me plot problematika. Banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që do afishohen në faqen e facebook të Kadastrës Shqiptare.
-
VIDEO
“Je i vaksinuar,s’rri me ty se më përgjojnë” zotëria i skandalizuar: Covid po rikthehet fuqishëm
Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv përveç strehimit të afganëve foli edhe për situatën e pandemisë. Ai bëri thirrje se Covid po rikthehet fuqishëm dhe ishte i skandalizuar me teoritë konspirative.
-
VIDEO
“S’ka paralelizma mes afganëve e shqiptarëve” zonja: Ne na trajtuan si kafshë, këta si zotërinj
Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kërkoi që të mos bëhët asnjë krahasim mes shqiptarëve që emigruan në vitet 90-të dhe afganëve. Ajo tha se emigrantët shqiptarë i trajtuan si kafshë ndërsa afganët po priten si zotërinj.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 19 gusht 2021,Afganët dhe ashpërsimi i masave?
“Të mos hiqet asnjë paralelizëm mes afganëve dhe shqiptarëve të viteve 90-të”. Telefonuesit të shqetësuar edhe nga rritja e rasteve me Covid.
-
VIDEO
Me pamje nga bregdeti dhe qindra pushuesit që po shijojnë verën në Shëngjin, Rama uron një ditë të mbarë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i bukur i Shëngjinit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga a do të ketë një afrim Rama-Basha te nxirren nga godinat e braktiset qyteti studenti e deri tek në tregun e "vjetërsirave"
-
VIDEO
Atentat pranë banesës 24-vjeçarit në Berat, ndiqet nga pas dhe qëllohet me pistoletë! I riu niset për kurim drejt Tiranës
Një atentat me armë është regjistruar pak minuta para mesnatës së djeshme në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur "Kinoklubi". 24-vjeçari Fetiu ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë.
-
VIDEO
Radhë mjetesh në Kapshticë në palën greke, po punojnë me një sportel
Radha është krijuar në palën greke dhe prej më shumë se 2 orësh, drejtuesit dhe pasagjerët janë duke pritur për të kaluar palën greke. Shkak është bërë puna vetëm me një sportel.
-
VIDEO
Edicioni i XII i 'SHKODRA JAZZ' mbledh artistë të huaj e shqiptarë! Për 1 muaj rrugët e kryeqendrës së veriu do gumëzhijnë nga tingujt
Tingujt klasik dhe muzika Jazz do të shoqërojnë gjatë gjithë muajit gusht rrugët e qytetit verior, Shkodrës. Në edicionin e 12-të të saj koncerti Shkoda Jazz Festival ka hapur siparin e koncerteve, duke bërë bashkë artistë nga gjithë Ballkani dhe Europa.
Daniele Gorgone Trio dhe dhe Gaetano Fasano janë muzikantët italianë që kanë performuar në natën e parë të festivalit në rrugën tradicionale të Gjuhadolit duke krijuar një mbrëmje të vërtetë festive për të rinjtë .
-
VIDEO
Dhëndër në Shqipëri, boshnjaku i ‘dashuruar’ me Prizrenin: Më pëlqen shumë, ka kulturë dhe histori
Gjatë muajit gusht Prizreni është i mbipopulluar nga turistët e juaj.
Simon Krishto nga qyteti Livno i Bosnje-Hercegovinës na tregon arsyet pse ka përzgjedhur Prizrenin për të kaluar pushimet verore i shoqëruar nga bashkëshortja e tij nga Hasi, me të cilën janë njohur në Gjermani.