-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një automjet i parkuar në qendër të Elbasanit! Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike
Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Elbasanit. Ngjarja u regjistruar rreth orës 17:55, në lagjen "Kala", ndërsa automjeti, në pronësi të një 22-vjeçari me inicialet E.S., është shkrumbuar pjesërisht.
-
VIDEO
Xhaçka në Rinas për përgatitjet e fundit! Afganëve do u bëhet tamponi, kush del pozitiv me COVID, do karantinohet
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve, në një kohë që në Aeroport po bëhen përgatitjet e fundit. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t'u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t'u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Nga sa Report Tv mëson se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Gjithashtu, mësohet se nisur nga fakti që jemi në një periudhë pandemikë, afganëve do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ato do të karantinohen.
-
VIDEO
Aksident në Lushnje, ‘Benzi’ me shpejtësi merr përpara 4 automjete, lëndohen 3 persona
Shpejtësia është bërë shkak për një tjetër aksident në vend. Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, si pasojë e një aksidenti të katërfishtë që u regjistrua te Bishti i Zhurit në Çermë të Lushnjes.
-
VIDEO
Pogradec, po ecte me shpejtësi, makina devijon nga rruga se qeni i del para, përplaset me trafikndarësen, bëhet copash
Një aksident ka ndodhur në Pogradec pranë fshatit Mëmëlisht, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen duke u bërë copash. Mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, kur përpara i ka dalë një qen që e ka detyruar të devijojë nga rruga.
-
VIDEO
Krim në familje në Shkodër, 79-vjeçari vret gruan dhe më pas veten, trupat e pajetë u zbuluan 3 ditë pas krimit
Një krim në familje është zbuluar sot në Shkodër, ndërsa ngjarja mendohet se ka ndodhur tre ditë më parë. Autori është 79-vjeçari Fadil Bandulla i cili ka vrarë me automatik gruan, 83-vjeçaren Sanije Bandulla e më pas ka vrarë dhe veten.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia” dhe dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së dielës, pasi policia ka marrë dëshmi të disa personave që kanë dëgjuar të shtëna me armë pikërisht në lagjen ku u gjetën të pajetë dy të moshuarit.
-
VIDEO
Rama për median spanjolle: Brenda javës do vijnë 1000 afganë, do rrinë disa muaj! S'do strehohen në kampe, do ishte çnjerëzore! S'kërkuam asgjë nga SHBA
Brenda javës në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Periodico.
"Do vijnë rreth 1 mijë këtë javë. Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t'u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA", tha Rama në një intervistë telefonike për gazetën spanjolle.
-
VIDEO
Hapen 4 poliklinikat e Tiranës për vaksinim, Manastirliu: Vaksinohuni! ‘Delta’ përhapet shpejt! Bino thirrje mësuesve: Vaksinimin e keni detyrim moral
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi që qytetarët të vaksinohen sa më parë, pasi varianti Delta përhapet shpejt. Ndërsa Shefja e e Epidemiologjisë Silva Bino i adresoi një thirrje edhe mësuesve të kryejnë vaksinimin si një detyrim moral në prag të nisjes së vitit shkollor.
-
VIDEO
Shkodër/ Burri qëllon për vdekje me automatik gruan dhe më pas vret veten! Ngjarja e ndodhur para disa ditësh, policia gjeti sot trupat
Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur brenda banesës së tyre. Dyshohet ngjarja është krim brenda familje, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje me automatik bashkëshorten e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandullën dhe më pas edhe veten.
-
VIDEO
Shkodër/ Burri qëllon për vdekje me automatik gruan dhe më pas vret veten! Ngjarja e ndodhur para disa ditësh, policia gjeti sot trupat
Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur brenda banesës së tyre. Dyshohet kemi të bëjmë me krim brenda familjes, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje me automatik bashkëshorten e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandullën. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia” dhe dyshohet të ketë ndodhur para 4 ditësh, por trupat u zbuluan sot nga policia, pas denoncimit ët familjarëve të çiftit, pasi nuk po kontaktonin dot me ta.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve/ Nënkryetarja e Bashkisë për Report Tv: Kemi kapacitet prej 1200 shtretërish, ndarja në dhoma sipas familjeve! Kur të nisë shkolla do dërgohen në Durrës
TIRANË- Gjithçka është gati! Qytet Studenti do të hap sot dyert për qytetarët afganë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë, për të gjetur një strehë të ngrohtë, larg luftës dhe rrezikut për jetën. Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi ka dhënë detaje lidhur me strehimin e afganëve në koniktet e "Qytet Studentit". Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për rreth 350 qytetarë afganë që pritet të mbërrijnë në vendin tonë, ku fillimisht do të strehohen në 2 godina, nga 7 që janë vënë në dispozicion me një kapacitet prej 1200 shtretërish. Ndarja në dhoma do të bëhet sipas marrëdhënieve familjare apo preferencave individuale. Ashtu si kurse ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, edhe Ruseti ka sqaruar se qëndrimi i tyre është i përkohshëm, bëhet fjalë për 2-3 javë, dhe më pas kur të nisin edhe universitetet, afganët do të dërgohen në qytetet bregdetare. Për ta janë vënë në dispozicion edhe stafe mjekësore, ku do t'iu nënshtrohen një testi të shpejt anti-COVID si edhe vizita të tjera për gjendjen shëndetësore.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve/ Nënkryetarja e Bashkisë për Report Tv: Kemi kapacitet prej 1200 shtretërish, ndarja në dhoma sipas familjeve! Kur të nisë shkolla do dërgohen në Durrës
Gjithçka është gati! Qytet Studenti do të hap sot dyert për qytetarët afganë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë, për të gjetur një strehë të ngrohtë, larg luftës dhe rrezikut për jetën. Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi ka dhënë detaje lidhur me strehimin e afganëve në konvitet e Qytet Studenti.
-
VIDEO
Yzeiri: Ardhja e afganëve gjest i madh, ndikon në imazhin tonë
I ftuar në Report TV analisti Ilir Yzeiri.