-
VIDEO
Zjarr në lagjen Magaze të Fushë-Krujës, në afërsi të vatrës ka disa banesa
Zjarr në lagjen Magaze të qytetit të Fushë-Krujës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me shkurre e ferra por në afërsi të vatrës se zjarrit ka disa banesa të cilat rrezikohen.
Zjarrfikëset në vend po mundohen te lokalizojnë flakët.
-
VIDEO
18 vjeçarja sjell aplikacionin për luftën me bazë gjinore! Dea: ‘Gjejza’, për të thyer ‘mitet’ e dhunës në familje! Programi, mundësi shërbimi për gratë e vajzat
Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur zbuloi pasionin e saj për teknologjinë kompjuterike dhe kodimin, një çelës që shumë shpejt do të hapte dyert e saj drejt arritjeve dhe suksesit.
“Gjejza” ose ndryshe “Gjej Zërin” është aplikacioni më i ri kompjuterik i krijuar nga 18 vjeçarja Dea Rrozhani, bashkë me dy miket e saj, por këtë herë me një qëllim domethënës për një të ri, parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
-
VIDEO
Mbrojtja Civile në Kukës: Zjarri në Lakun e Thive dhe Lakun e Mollave po mbahet nën kontroll, nesër kërkohet përsëri ndërhyrje nga ajri
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe Lakun e Mollave është mbajtur nën kontroll ditën e sotme falë ndërhyrjes nga ajri. Megjithatë zjarri nuk është shuar dhe përsëri nevojitet ndërhyrja nga ajri.
“Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit.
Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë me forca tokësore, prandaj është e domosdoshme dhe një ndërhyrjes tjetër nga ajri. Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per nesër”, thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Zjarri shkrumbon magazinën bujqësore të fermerit në Lushnje
Zjarri djeg plotësisht një magazinë me materiale bujqësore në fshatin Zhym në njësinë administrative Krutje të bashkisë Lushnje.
Në magazinë kishte pompa vadije e vegla të ndryshme bujqësore.
-
VIDEO
Prefekti i Gjirokastrës: Zjarri ka rënë afër zonës kufitare, kërkuam ndihmë nga Greqia! Terreni i vështirë, nevojitet helikopter për të shuar flakët
Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote në një intervistë për Report TV ka dhënë detaje për situatën në të cilën ndodhet fshatin Radat i cili është përfshirë në flakë ditën e sotme. Kote tha se kanë njoftuar ambasadën dhe konsullatën greke në Gjirokastër pasi zjarri është afër kufirit shtetëror. Për shuarjen e flakëve Kote thekson se kanë kërkuar helikopter pasi terreni është shumë i vështirë.
“Jemi duke ndjekur nga afër operacionin në fshatin Radat. Kemi organizuar të gjitha forcat e prefekturës së qarkut Gjirokastër. Eshte duke ardhur dhe zjarrfikësja e bashkisë Përmet. I kemi bërë njoftim sipas kërkesës së bashkisë Dropull ministrisë së mbrojtjes dhe drejtorisë së përgjithshme të emergjencave që të dërgojnë helikopter. Kemi njoftuar ambasadën Greke dhe konsullatën greke në Gjirokastër pasi zjarri është mbi fshatin Radat, përafërsisht në kufirin shtetëror. Kemi marrë masa për të ruajtur banesat dhe për të shmangur zjarrin nga këto banesa. Po përpiqemi me të gjitha mënyrat që të shuajmë zjarrin. Terreni është malor. Është një rrezik shumë i madh për shkak të terrenit malor. Jemi shumë afër majës së malit.Maja e malit mështë dhe kufiri që ndan 2 vendet”, tha Kote.
-
VIDEO
Kultivonin kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar pranë ‘Ujit të ftohtë’ në Vlorë, kapen me dron dhe vihen në pranga 2 persona
Teksa kontrollet me dron për evidentimin dhe “goditjen” e kultivimit të bimëve narkotike vazhdojnë, policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona.
Të arrestuarit Serdjan Barjamaj dhe Besmir Zotaj u kapën gjatë një kontrolli, teksa po kultivonin kanabis, në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.
-
VIDEO
Rama: Përfundon nënkalimi në zonën e ‘Astirit’! Drejt përfundimit Galeria numër 5 në nyjën e sheshit Shqiponja
Kryeministri Edi Rama ndërsa ka publikuar pamje nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, ka bërë me dije se ka përfunduar nënkalimi në zonën e ‘Astirit’ dhe ndërtimi i rrugëve paralele.
Galeria numër 5 në unazën perëndimore, në nyjën e sheshit Shqiponja, Rama nënvizon se sipas tij është drejt përfundimit.
-
VIDEO
Shmanget rreziku për banesat në Dropull, nga flakët kanë shpërthyer disa predha të Luftës së Dytë Botërore
Nuk ka më rrezik për banesat në fshatin Radat të Dropullit në Gjirokastër. Pas ndërhyrjes së madhe të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës është shmangur rreziku i madh për zonën e banuar flakët janë në një tjetër drejtim.
Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se 7 ose 8 predha kanë shpërthyer nga flakët që kanë rrezikuar jetën e atyre që ishin në luftë me flakët.
Predhat dyshohet se kanë qenë të trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore
-
VIDEO
Situata kritike në fshatin Radat të Dropullit, flakët hyjnë në zonën e banuar, 3 zjarrfikëse në vendngjarje
Situata paraqitet shumë kritike në fshatin Radat në Dropull me flakët. Zjarri ka përfshirë tashmë edhe zonën e banuar. Zjarrfikësit e Dropullit, Libohovës dhe Gjirokastrës po luftojnë me flakët për të shuar dhe neutralizuar zjarrin. Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
-
VIDEO
Nesturi: Vetëizolimi ekonomik i vendeve është vetëm humbje kohe!
I ftuar në Report TV analisti, Plator Nesturi.
-
VIDEO
Në Fushë-Krujë dhjetëra ton plehra hidhen në natyrë, ende nuk ka landfill! Banorët: Katastrofë, u mbytëm! Bashkia për Report Tv: Nis ndërtimi brenda vitit
Këto pamjet të katastrofës mjedisore vijnë nga fshati Halil i Fushë Krujës.
Mbetjet hidhen me urdhër të Bashkisë së Fushë Krujës dhe Krujës. Në ujërat e Liqenit të Zagracës nuk ekziston më asnjë gjallesë. Report Tv ishte në këtë zonë mëngjesin e kësaj të enjtjeje dhe situata paraqitet e rëndë.
-
VIDEO
Zjarret/ Prefekti i Korçës, Spirollari për Report Tv: Nuk ka dëme në zonat e mbrojtura, gjithçka është nën kontroll
Në Korçë dëmet nga zjarret janë minimale dhe përveç një vatre në zonën e Kolonjës nuk ka asnjë vatër aktive në të gjithë qarkun. Prefekti i Qarkut, Dhori Spirollari, një lidhje telefonike për Report Tv ka vënë në dukje se në zonat e mbrojtura në të gjithë qarkun nuk ka asnjë dëm.