-
VIDEO
Vatër zjarri në Patalej të Lezhës, helikopteri nis ndërhyrjen nga ajri, vatra prej 1 jave aktive
Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Pataloj të Njësisë Administrative të Kolshit në Lezhë.
Një helikopter po hedh ujë për shuarjen e flakëve të cilët vijojnë prej rreth 1 jave, duke djegur sipërfaqe të mëdha me kullota e shkurre në këtë zonë.
-
VIDEO
20 'piromanë' vunë zjarre gjatë 2020-s dhe askush nuk shkoi pas hekurave! Në Shqipëri zjarrvëniet e qëllimshme nuk dënohen! Kodi Penal parashikon deri 20 vite burg
Prej më shumë se 20 ditësh vendi ka qenë në 'pushtetin' e zjarreve. Policia është vënë në kërkim të 'piromanëve' të cilët me veprime me dashje apo nga papërgjegjshmëria kanë shkaktuar ndezjen e flakëve dhe kanë shkrumbuar hektarë pyje e kullota në vend. Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 "piromanë", nën hetim janë vënë edhe 17 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
-
VIDEO
Tentativa e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga qelia, nën hetim 6 gardianë dhe 3 të paraburgosur tek Burgu '313'
Janë zgjeruar hetimet e prokurorisë pas tentativës së dështuar të arratisjes së dy të burgosurve nga burgu '313’. Report Tv mëson nga dosja e prokurosisë se 3 të paraburgosur të tjerë nën hetim me dyshimet se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Konkretisht, nën hetim nga Prokuroria për "Moskallëzim krimi", janë Dritan Sinani, Elvis Fajzullahu dhe Bekim Bulica.
-
VIDEO
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Kushi: Prioritetet e qeverisjes, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por edhe në vizionin “Shqipëria 2030”
Sot është dita ndërkombëtare e Rinisë. Me rastin e kësaj dite, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka dhënë një mesazh për të rinjtë, ndërkohë që nënvizon se rinia do të jetë prioritet i qeverisjes, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por për vizionin ‘Shqipëria 2030’
-
VIDEO
Shiu shuan zjarret në Mirditë, vetëm një vatër aktive në fshatin Patalej të Lezhës
Shiu që ka rënë ditën e djeshme ka shuar dy vatrat e zjarrit në Thirrë dhe Munellë të Bashkisë Mirditë. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile bëhet me dije se aktualisht është vetëm një vatër zjarri aktive në fshatin Patalej të Bashkisë Lezhë, pasi kjo zonë nuk është prekur nga reshjet. Në këtë zonë pritet që të ketë ndërhyrje nga ajri në mënyrë që të shuhet dhe kjo vatër.
-
VIDEO
Report Tv në shtëpinë e dy viktimave të cilët humbën jetën nga zjarri në Gjirokastër, flasin fqinjët: Vdekje e rëndë dhe e papritur
Zjarret që përfshinë vendin në këto ditë të nxehta vere rezultuan tragjike për çfitin Andrea Haxhia dhe Tatjana Haxhiaj të cilët humbën jetën në luftë me flakët në lagjen Asim Zeneli, në Gjirokastër. Vetëm 8 ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, një ditë më parë ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij e cila kishte pësuar djegie të mëdha në trup
-
VIDEO
Situata nga zjarret në Kukës, prefektura: Të gjitha vatrat janë shuar, në Lakun e Thive dhe në Lakun e Mollave ka mbetje zjarri! Janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme
Shiu dhe breshëri që përfshinë dje qarkun e Kukësit kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Ilmi Lisha koordinator i Përgjithshëm i Prefekturës Kukës në një prononcim për media ka folur në lidhje me situatën aktuale të zjarreve në vend.
Lisha tha se në përgjithësi zjarret janë fikur, por në Lakun e Thive dhe në Lakun e Mollave ka disa mbetje zjarri, për të cilat po merr masat bashkia që të asgjësohet përfundimisht zjarri. Lisha tha se ende nuk kemi një bilanc përfundimtar të djegieve nga zjarri, por dëmet janë të konsiderueshme.
-
VIDEO
Zotëria kategorik kundër “Ballkani i Hapur”: Serbi nuk bëhet kurrë mik,Rama qesh Vuçiç thotë ia futa
Një i moshuar që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte shumë i ashpër kundër nismës “Ballkani i Hapur”. Ai tha se serbi nuk bëhët kurrë mik dhe se Vuçiç është kriminel e Rama nuk duhet të bashkëpunojë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 12 gusht 2021, A duhen rishikuar masat anti-Covid?
Telefonuesit të shqetësuar nga rritja e rasteve me Covid. Pjesa më e madhe kërkojnë sërish ashpërsim të masave dhe bëjnë thirrje për vaksinim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 12 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga "sikleti i madh" që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi te heshtje në Prishtinë për qortimet e Ramës e deri tek Teuta takim me historinë.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga lagja e re Rilindja në Fushë-Krujë: Shumë shpejt do të hyjnë në shtëpitë e reja 1200 banorë
Puna për rindërtimin për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit vijon me intensitet të lartë. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një pamje mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë
-
VIDEO
Përplaset nga një makinë në kryqëzim, ndërron jetë gruaja në Korçë
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, ku 70-vjeçarja Refkie Gogoli është përplasur fatalisht nga një makinë në një kryqëzim dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit tip “Nissan", Artur Keço është shoqëruar nga policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje për veprime të mëtejshme procedurale.