-
VIDEO
Me 208 km/h, pa patentë e 6 gjoba të papaguara, gjobitet i riu me 80 mijë lekë! I hiqet patenta për 6 muaj, i bllokohet 'Audi'
FIER- Automjeti tip 'Audi' që drejtohej nga një 21-vjeçar është bllokuar nga Polica. Ky mjet po 'fluturonte' në Bypass-in e Fierit me shpejtësi 208 km/h.
Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit,i identifikuar me inicialet H. M., banues në Kamëz, rezultonte me 6 gjoba të papaguara. Madje ai po qarkullonte pa lejen e drejtimit me vete.
-
VIDEO
Të qeshur dalin para Gjykatës autorët e tentativës së dështuar të arratisjes nga '313'-a, konfirmohet izolimi! Çepele me dorën e fashuar pasi preu damarët! Çekaj: Dola për ajrosje
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot paradite para gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes. Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njofuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.
-
VIDEO
Kukës, thuajse e shuar tërësisht vatra e zjarrit që rrezikoi tunelin në Kalimash! Vijojnë të jenë agresive 2 vatrat e tjera, ajo në Majën e Rrunës dhe e Lakut të Thive
Vatra e zjarrit që rrezikonte tunelin e Kalimashit është izoluar dhe thuajse është shuar tërësisht.
Herë pas herë, në këtë vatër ka riaktivizime të vogla zjarresh por pa rrezik për të cilat zjarrfikësja e tunelit dhe punonjësit e tyre po e mbajnë nën kontroll.
Duhet theksuar se në sipërfaqen e prekur nga zjarri mbi tunel, nuk ka mbetur pothuajse asnjë metër katrorë livadhe, shkurre e pyje pa u shkrumbuar, ndaj dhe kjo vatër nuk përbën më kërcënim. Ndërsa vijojnë të jenë aktive dhe agresive dy vatrat e tjera, ajo në Majën e Rrunës dhe e Lakut të Thive. Në të dy vatrat po punohet nga forcat e angazhuara në përbërje të të cilave janë punonjës të zjarrfikësve, ushtarake të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, banorë të zonës por edhe ata të shërbimit pyjor të Bashkisë Kukës. Të dy vatrat shtrihen në terrene të vështira dhe vënia e tyre nën kontroll është e vështirë. Nga Resheni do të ndihmojë me një bot me gjashtë tonë ujë.
-
VIDEO
Zjarret në Fier, prefekti Bala: U dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore, sollën dëme ekonomike te banorët
Prefekti i Fierit, Baki Bala ka bërë bilancin e zjarreve në zonën e Fierit, ku tregon se zona e Cakranit dhe Çorrush ishin më problematiket pasi rrezikoheshin banesat. Zjarret u vunë në kontroll, por sipas prefektit dëmi ekonomi i banorëve është i madh dhe se dëmshpërblimi i tyre është një problem që i takon bashkisë. Bala tha se zjarret dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore.
Në lidhje me zjarrëfikesët dhe punë e tyre, prefekti tha se ato nuk kanë as kushtet minimale dhe se kanë punuar në kushte tepër të vështira. Sipas prefektit fillimisht u ndërhy nga ajri dhe toka aty ku kishte rrezik të banesave dhe më pas në pyjet dhe bimësinë e zonës.
-
VIDEO
Kronologjia e mandateve të një parlamenti të pazakontë, nga 140 deputetë, 68 s’e mbaruan mandatin! 18 karrige mbetën bosh deri në fund
Në historinë e pluralizmit, legjislatura e 9 e parlamentit shqiptar, e mbyllur në 7 korrik, do të ketë një vend të veçantë. Shumë mandate u lanë pa përfunduar, e për herë të parë, 68 deputetë nuk arritën ta çonin deri në fund 4-vjecarin në parlament, sipas një raporti të publikuar edhe nga vetë Kuvendi.
Nga 65 deputetë të PD, LSI dhe PDIU, vetëm Myslym Murrizi, Rudina Hajdari, Lefter Koka, Robert Bitri dhe Reme Lala e çuan deri në fund mandatin e tyre, ndërsa të tjerët e braktisën duke krijuar një vakum në jetën parlamentare. Por shumë shpejt u zëvendësuan. Njëri pas tjetrit, të gjendurit fare rastësisht në vendet e fundit të listave të Bashës, Kryemadhit e Idrizit u ulën në karriget e tyre në parlament.
-
VIDEO
Më shumë të se të relaksuar, të qeshur dhe më batuta dalin para Gjykatës autorët e tentativës së dështuar të arratisjes nga '313'-a! Çepele me dorë e fashuar pasi preu damarët
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot paradite para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë pas tentativës së dështuar të arratisjes.
Prokuroria kërkon t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës.
-
VIDEO
Iu gjetën 11 kg kanabis në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Fier
FIER- Një 64-vjeçar në Fier është arrestuar pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 11 kg kanabis. Burime për Report Tv mësojnë se është arrestuar shtetasi Ramadan Hoxhaj.
Në banesën e tij, përkatësisht në fshatin Peshtan Bregas pas kontrollit të ushtruar nga Policia është gjetur sasia e lëndës narkotike. Hoxhaj e mbante lëndën narkotike në një magazinë në oborrin e shtëpisë.
-
VIDEO
'U sëmura rëndë', Manastirliu publikon apelin e pacientëve: Vaksinohuni, mos hezitoni
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të shtruar tek Spitali Infektiv. Pacientët të rezultuar pozitivë me COVID-19 iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen pasi vetëm kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur.
Manastriliu sjell shembullin e një qytetareje e cila thotë se u sëmur rëndë pasi nuk mori vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj i vaksinuar ndaj nga COVID-19 nuk është infektuar nga koronavirusi.
-
VIDEO
'Kam bërë gabimin më të madh', Manastriliu publikon apelin e pacientëve të Infektivit: Vaksinohuni, mos hezitoni
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të shtruar tek Spitali Infektiv. Pacientët të rezultuar pozitivë me COVID-19 iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen pasi vetëm kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur.
Manastriliu sjell shembullin e një qytetareje e cila thotë se u sëmur rëndë pasi nuk mori vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj i vaksinuar ndaj nga COVID-19 nuk është infektuar nga koronavirusi.
-
VIDEO
“Receta” e zotërisë për kapjen e zjarrëvënësve: Parcela vjet e mbjellë me…sot e djegur,humbasin gjurmët
Edhe pse me nënkuptim një zotëri dha një “recetë” se si të kapen zjarrëvënësit. Duke folur në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se të kontrollohet në rajonet e policisë. Ato parcela që vjet janë mbjellë me hashash e këtë vit janë djegur kjo bëhët për të humbur gjurmët. Ndiqeni opinionin e tij.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 11 gusht 2021, Rama mes Kosovës e “Ballkani i Hapur”.
Debate dhe diskutime të ndezura në studio. Telefonuesit flasin për qëndrimin e Kosovës ndaj nismës “Ballkani i Hapur” dhe rolin e kryeministrit Rama.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 gusht 2021
Titujt e gazetave per sot, nga si perfitohet shtesa 1500 leke ne muaj per pensionet te une "tradhetari" qe cova Kosoven ne Serbi e deri tek Messi tek PSG-ja per 100 milione euro