-
VIDEO
Merr flakë një pjesë toke e një karburanti të braktisur në Korçë
Këtë mbrëmje është përfshirë në flakë një pjesë toke e një karburanti të braktisur në Korçë.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, makina godet nga pas zetorin, dy të plagosur rëndë
Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në fshatin Dushk.
Mjeti tip ‘Citroen’, me targa ‘AB414DI’ rreth orës 17:10 ka goditur nga pas një zetor që udhëtonte drejt tregut me prodhime bujqësore.
-
VIDEO
Dukë ngrënë bukë me ullinj mbi pyjet e shkrumbuara, njihuni me zjarrfikësin e Vlorës i cili prej 25 ditësh ka luftuar me zjarret në çdo cep të qytetit
Pas fikjes së zjarreve në qarkun e Vlorës, e gjithë zona është e shkrumbuar. Në këto pamje shihet se pasojat janë të mëdha, e po ashtu edhe tekk zjarrfikësit, të cilëve lodhja u lexohet në sy
-
VIDEO
Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës, fillon shiu dhe breshëri
Atë që nuk e bën dora e njeriut, e bëri vetë natyra! Janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në bashkinë e Kukësit. Kështu bëjnë me dije burime nga Emergjencat Civile për Report Tv, pas fillimit të reshjeve të shiut e të breshërit në këtë bashki.
Në malin e Rrunës, i cili prej disa ditësh ishte nën flakë kanë nisur reshjet e shiut, të cilat mund të çojnë në shuarjen e flakëve. Edhe në qytetin e Kukësit, kanë nisur reshjet e shiut.
-
VIDEO
Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 9 shoferë, gjobiten 1666 drejtues mjetesh
Përgjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 9 drejtues mjetesh nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Sakaq janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.
-
VIDEO
Vijon 'lufta' me flakët prej mëngjesit në Kukës, era kthehet në pengesë për operacionin
Vijon puna për të neutralizuar flakët që kanë përfshirë zonën e Kukësit, në njësinë administrative Malzi. Forcat operacionale prej mengjesit janë në Majën e Rrunës, Qafën e Mollës si edhe në zonën e quajtur Laku i Thive, zona me vatrat e zjarreve me rrezik më të lartë. Ndërkohe në Kukës kanë nisur erërat të cilat nuk janë në favor të operacionit të shuarjes së zjarreve. Shpresa mbetet tek shiu pas pritet që të dillojë të bjerë sot.
-
VIDEO
Zjarret në Voskopojë, bashkia Korçë bën bilancin: Zjarri përfshiu 150 hektarë tokë, shkrumbohen 30 hektarë pisha dhe ah
Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit. Sipas nënkryetarit të bashkisë Thanas Tona, dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës, pasi janë djegur plotësisht më shumë se 30 ha pyll me pishë dhe ah, ndërkohë që më shumë se 150 ha janë përshkruar nga zjarri. 5 ha është sipërfaqja e përshkruar nga flakët në pyllin me pisha në fshatin Gjonomadh, prej të cilave 2 ha të djegur plotësisht.
-
VIDEO
Balla apel qytetarëve të vaksinohen: Lufta me COVID-19 ende s’ka mbaruar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspektoi përfundimin e punimeve që u kryen për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore të fshatit Polis Gurëshpatë në Librazhd, që u bë i mundur nga mbështetja e Kuvajtit.
Teksa shprehu mirënjohjen për qeverinë e Kuvajtit për ndihmën që po i jep Shqipërisë, ai u bëri apel qytetarëve për t'u vaksinuar masivisht, pasi sipas tij lufta me Covid-19 ende nuk ka mbaruar.
-
VIDEO
Indeksi Botëror i Rrezikut rendit Shqipërinë të parën si më të rrezikuarën nga katastrofat natyrore
Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket rrezikut të fatkeqësive natyrore, të tilla si përmbytjet dhe zjarret, sipas Indeksit Botëror të Rrezikut. Vendi ynë ndiqet nga Holanda, ndërsa vendet e tjera kanë rrezik të ulët.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2. Studimi po ashtu tregon se nga viti 1995, një mesatare prej 30,000 personash prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tone.
-
VIDEO
Të qeshur dalin para Gjykatës autorët e tentativës së dështuar të arratisjes nga '313'-a, konfirmohet izolimi! Çekaj: Dola për ajrosje, plani i Pjetrit! Çepele: S'dija gjë, tentova vetëvrasje!
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot paradite para gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes. Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njofuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.
Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes, duke u shprehur se ka dalë jashtë vetëm për ajrosje. Përmes një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes.
-
VIDEO
‘Lufta’ me zjarret në Kukës, flakët në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës ende problematike! Në Karaburun shuhen të gjitha vatrat, shpëton parku i Llogarasë
Në Kukës, vatrat më problematike vijojnë të mbeten Laku i Thive dhe Maja e Rrunës në Kukës, ku për shkaka të erës së fortë, temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë për të ndërhyrë, flakët rrezikojnë që të përhapen edhe më shumë për t’u futur më pas në zonën administrative të Pukës.
-
VIDEO
Shënohet viktima e dytë nga zjarret në vend, ndërron jetë në spital 57-vjeçarja Tatjana Haxhiaj! Burri i saj Andrea vdiq më 3 gusht nga flakët në Gjirokastër
Është shënuar viktima e dytë si pasojë e zjarreve në Shqipëri. Pas vdekjes së 64-vjeçariy Andrea Haxhiaj më 3 gusht nga flakët në Asim Zenel në Gjirokastër, ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.