-
VIDEO
E frikshme në Gjorm të Vlorës, zjarri 'pushton' fshatin, shkrumbohen 2 banesa! Tranferohen urgjent helikopterët e forca të ushtrisë! Peleshi: Ka ende banorë, të shmangim më të keqen
Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm është përhapur me shpejtësi në Gjorm. 2 shtëpi të pabanuara prej vitesh janë shkrumbuar nga flakët, disa të tjera janë djegur nga jashtë, ndërkaq "flakët" kanë "përpirë" dhe disa stane e ullishte.
-
VIDEO
Peleshi në Gjormë të Selenicës: Ka ende banorë në fshat, duhet evakuim urgjent! Të shmangim më të keqen
Duke marrë shkas nga situata emergjente e krijuar nga zjarret në disa fshatra të Selenicës në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është transferuar me 40 trupa ushtarake në zonë.
"Na u desh të shkëputemi me rreth 40 trupa në këtë zonë të fshatrave të Selenicës pasi kemi një situatë të vështirë. Helikopteri po ndërhyn. Era është totalisht e pafavorshme. Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë dhe i komunikova urgjencën e evakuimit të njerëzve. Ka akoma njerëz në fshat. Të shmangim më të keqen.
-
VIDEO
Zjarri në Nartë, kreybashkiaku Leli: Flakët nën kontroll, e qëllimshme
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reguar në lidhje me zjarrin në Nartë që ra paraditen e sotme duke e konsideruar atë të qëllimshëm. Leli bëri me dije se flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos shkaktojnë më zjarre.
"Një zjarrvënie e qëllimshme siç duket përsëri në zonën e depozitave në hyrje të Vlorës. Me mobilizimin e të gjitha forcave zjarrfikëse q kanë me shumë se 45 min që punojnë në territor, Policinë e Shtetit, të gjithë në krye të punëve për të fikur zjarrin. Është venë në kontroll, ka ngelur vetëm një zonë që është në drejtim të zonës me ullinj, e cila po vihet në kontroll nga momenti në moment. Thirrja dhe apeli ime është boll me zjarret sepse nuk ka më sens që sezon turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofë të tillë dhe një situatë kaq të dëmshme në të gjitha aspektet, për punën e këtyre njerëzve që janë duke sakrifikuar nga mëngjesi në darkë prej kaq ditësh dhe mbi të gjitha për dëmin e madh që i shkaktojnë ministrisë së Turizmit", tha Leli.
-
VIDEO
Zjarri në Gjormë të Selenicës, kryeplaku i fshatit Klodi Sinaj: 4 shtëpi dhe disa stane të djegura, rrezikojnë 2 fshatra
Flakët kanë përfshirë fshtin Nesht të Gjormit. Kryetari i fshatit Gjormë, Klodi Sinaj bën me diej se janë djegur 4 shtëpi. Sinaj thotë për Report Tv se vendi është me tym dhe ende nuk duhet një numër i saktë. Ndërsa për neutralizimin e situatës po ndërhyn një helikopter, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.
-
VIDEO
Shkolla 9-vjeçare 'Murat Toptani' në Selitë gati për 360 nxënës në shtator, Veliaj: Gati 10 shkolla të reja, 10 të tjera në semestrin e dytë
Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani” në Selitë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të çelë dyert për nxënësit këtë shtator. Me një kapacitet trefish më të madh se shkolla e mëparshme, përfshirë edhe një klasë për sistemin parashkollor, shkolla do të mirëpresë rreth 360 nxënës me të njëjtat kushte moderne si të gjitha shkollat e reja që po rindërtohen në çdo cep të Tiranës.
-
VIDEO
Zjarret nën kontroll në Gjirokastër, dëmet të mëdha, rreth 850 ha të djegur! Prefekti Kote: Të hetohen pirromanët dhe ata që s’bënë detyrën
Duket se situata e zjarreve në Gjirokastër është qetësuar. Tre vatra janë riaktivizuar mëngjesin e sotëm në Saraqinishte, Krinë dhe Arshi Lengo por ndërhyrja e menjëhershme e PMNZSH, e forcave ushtarake dhe e banoreve të zonës, ka rikthyer normalitetin
-
VIDEO
Manastirliu inspekton spitalin e Sarandës: Brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri modern
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet në spitalin e Sarandës. Manastriliu ka bërë me dije se brenda muajit shtator do të përfundojë pediatria dhe laboratori i ri me teknika bashkëkohore. Ndërsa theksoi se deri më tani në spital është investuar tek materniteti dhe shërbimi i kirurgjisë.
-
VIDEO
Përkeqësohet situata në Vlorë/ Era bën të pamundur ndërhyrjen nga ajri dhe toka, ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarrit në Karaburun! Rritet rreziku për Llogaranë! 3 vatra mbi Dukat
Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Zjarri në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni është ndërprerë si nga ajri ashtu dhe nga toka, për shkak të erës së fortë
-
VIDEO
Përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët, prova që 'gozhdoi' Besim Hajdarmatajn në KPA dhe vulosi largimin e tij nga sistemi i drejtësisë
Prova që vendosi vulën e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Besim Hajadarmataj ishte ajo e paraqitur ditën e fundit, para vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Kjo provë e ka gozhduar ish kreun e krimeve të rënda duke mbetur pa fjalë kur në kolegj doli fakti se prokurori përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Gjormë të Selenicës, rrezikohen disa banesa
Një tjetër zjarr ka rënë në Vlorë, në fshatin Gjormë të Selenicës. Gazetari Armand Xhelili raporton se rrezikohen disa banesa.
-
VIDEO
Zjarr në ish depot e naftës në Nartë, zjarrfikësit në luftë me flakët
Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri në Vlorë. Depot e naftës në Nartë janë përfshirë nga flakët. Në pamjet e frikshme duken zjarrfikësit në përpjekje për fikjen e zjarreve.
-
VIDEO
Vdes në aksident një 3-vjeçar! Makina që drejtohej nga nëna përplaset me shtyllën dhe del nga rruga në Elbasan! Në gjendje të rëndë edhe 38-vjeçarja
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin
"Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M, 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", ka njoftuar policia.
e sotëm në Elbasan. Në fshatin Bujqës një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar.