-
VIDEO
Vlorë/ Digjen 5 banesa në Gumenicë, banorët për Report Tv: Rrezikohen shtëpi të tjera, zjarri na erdhi nga Gjormi
Në Gumenicë të vjetër zjarri ka djegur 5 banesa ndërsa rrezikohen dhe të tjera, ndërsa në fshatin Gumenicë të re digjen 2 stane dhe disa bagëti. Në këtë zona janë 12 vatra aktive zjarri, ndërsa vetë banorët shprehen se zjarri doli jashtë kontrollit nga mesdita, por që është ndërhyrë menjëherë nga ajri.
Të pyetur nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo i rastësishëm, banorët e Gumenicës shprehen se zjarri ka ardhur nga Gjormi dhe nuk dinë ta përcaktojnë se kush ka qenë shkaku.
"Nga mesdita zjarri doli nga kontrolli, unë po ndihmoja në shuarjen e flakëve. Rrezikohen banesat, sidomos në Gumenicë të vjetër", tha një banor
"Nuk di të them kush është shkaku i zjarri, pasi ka ardhur nga Gjormi", tha një tjetër.
-
VIDEO
Korçë/Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit, drejtori i Monumenteve të Kulturës: Kemi krijuar kordon rrethues , ku forca po punojnë për të mos lejuar flakët të depërtojnë
Zjarrfikësja, forcat ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës, ndërsa ato ende rrezikojnë të prekin Monumentin e Kulturës , Manastirin e Shën Pjetri. Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.
-
VIDEO
Pa rrugë dhe ujë, fshati Janjar në Konispol, vite pa investime! Banorët: Nuk po jetojmë dot, jemi lodhur nga premtimet
Në këtë rrugë lëvizin vetëm zetorët. Nga shkëmbinjtë kanë rënë gurë dhe e gjithë gjatësia mbushet me pluhur.
Në Janjar të Bashkisë së Konispolit qarkullimi me mjete të vogla është i pamundur. Fuoristradat e rralla mund t’u vijnë në ndihmë banorëve.
-
VIDEO
Të ndërtohet apo jo ujësjellësi i ri, përplasen deri në konflikt banorët e 2 fshatrave në Kuçovë! Tensiononet keq situata! Banorët e Vodës: Duam ujë
KUÇOVË-Teksa banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, banorët e një tjetër fshati janë ngritur në protestë për të kërkuar të kundërtën.
Qindra banorë të fshatit Vodë janë ngritur në protestë me thirrjet 'duam ujë'.
-
VIDEO
Zjarri në Gjormë dhe Gumenicë, shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka! Rama: Prioritet evakuimi i banorëve
Zjarri në fshatin Gjormë dhe Gumenicë të Vlorës paraqet një situatë mjaft kritike për banesat për shkak se era e fortë nuk lejon vënin në kontroll të flakëve. Në këtë zonë po ndërhyhet edhe nga ajri, ndërsa janë shtuar forcat e ndërhyrjes nga toka për të shmangu që flakët të prekin banesa të tjera të fshatit. Kryeministri Edi Rama shkruan se prioritet kryesor mbetet evakuimi i banorëve të fshatit.
"Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat. Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim", shkruan Rama.
-
VIDEO
Zjarret në Vlorë/ Situatë e frikshme në fshatrat Gjormë e Gumenicë, shkrumbohen disa banesa! Vijon evakuimi i banorëve, Peleshi thirrje policisë: Të largohen edhe me forcë
Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm është përhapur me shpejtësi në Gjorm. 2 shtëpi të pabanuara prej vitesh janë shkrumbuar nga flakët, disa të tjera janë djegur nga jashtë, ndërkaq "flakët" kanë "përpirë" dhe disa stane e ullishte. Teksa flakët përhapen nga era banorët e këtij fshati janë evakuuar. Në rrezik nga flakët është dhe fshati Gumenicë ndërsa sipas kryeplakut të këtij fshati Klodi Sina situata po shkon drejt normalizimit. Për neutralizimin e situatës kanë ndërhyrë 2 helikopterë, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.
-
VIDEO
Ultimatumi i Kim, Sali Berisha: S'ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar, Basha t'i thotë ambasadores Kim që të kërkojë falje
Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'luftën' e tij me amerikanët.
Ish-Kryeministri ka djalë sot një konferencë për mediat dhe përballjen e la të hapur si me Sekretarin Amerikan të Shtetit që e shpalli 'non grata', ashtu edhe me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim që ia hapur që nuk amerikanët nuk e duan më në Kuvend.
-
VIDEO
Korçë/ Zjarr në fshatin Vithkuq, rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture! Aktivizohen 3 vatra në Bashkinë e Maliqit
Zjarret në vendin tonë të favorizuar nga era po përpahen me shpejtësi duke rrezikuar edhe monumentet e Kulturës.
Një tjetër zjarr ka rënë sot në afërsi të fshatit Vithkuq në Korçë në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit që është dhe Monument Kulture. Për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar djegien e Manastirit nga Korça janë nisur 1 zjarrëfikëse dhe punonjës të ndërrmarrjes publike.
-
VIDEO
Ardi Veliu inspekton Morinën dhe aeroportin e Kukësit: Ofroni shërbim cilësor, të jemi shembull për turistët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar ditën e sotme Pikën e Kalimit Kufitar Morinë dhe më pas aeroportin ndërkombëtar “Zayed Flatrat e Veriut”, në Kukës. Ardi Veliu gjatë inspektimit ka kërkuar që të ofrohet shërbim cilësor ndaj turistëve, pasi kjo është pika e parë e kontaktit të të huajve me vendin tonë.
-
VIDEO
Korçë/ Zjarr në fshatin Vithkuq, rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture
Zjarret në vendin tonë të favorizuar nga era po përpahen me shpejtësi duke rrezikuar edhe monumentet e Kulturës. Një zjarr ka rënë në afërsi të manastirit të Shën Pjetrit që është dhe monument kulture
Një zjarr ka rënë sot në afërsi të fshatit Vithkuq në Korçë në afërsi të manastirit të Shën Pjetrit që është dhe monument kulture.
-
VIDEO
Pamje të frikshme në Gjorm, zjarri 'përpin' fushat e mbjella
Këto janë pamjet e frikshme nga fshati Gjorm në Vlorë. Zjarri i përhapur me shpejtësinë e erës ditën e sotme ka përpirë fushat e të mbjellat. Siç kemi raportuar më parë deri më tani janë djegur 2 banesa, stane e ullishte. Situata është alarmante për shkak se flakët po përhpen me shpejtësi nga era.
-
VIDEO
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, Apeli i GJKKO lë në 'arrest shtëpie' ish-zv.ministren Rovena Voda
Apeli i GJKKO këtë të enjte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda, për punësimin në Ministrinë e Brendshme të një personi.
Nga dosja rezultoi se Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.