-
VIDEO
Teatri Kombëtar, Veliaj flet për Report Tv nga Japonia: Problem i ezauruar, do të vijojë ndërtimi! Çdo punë e bukur në Tiranë është kundërshtuar nga disa sharlatanë
Në një intervistë të dhënë live nga Tokio, ku i është bashkëngjitur ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se tashmë problemi është tejkaluar dhe gjithccka është bërë në funksion edhe të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
"Ju ftoj që të shikoni këtë parkun këtu dhe trarët i ngjajnë shumë parkut tonë olimpik që kemi bërë në Tiranë. Sa sherr u bë për parkun olimpik. Sa sherr u bë për stadiumin në Tiranë. Kështu që problemi është ezauruar, i ka kaluar toka pa ndërtesë sipas vendimit të Kushtetueses. Kemi dëshmuar që kur ne shqiptarët dedikohemi te puna mund të bëjmë gjëra që në zhargon i themi 'si jashtë shtetit'. Ndaj edhe punën për Teatrin do ta bëjmë", tha Veliaj.
-
VIDEO
Merr fund emergjenca mjedisore në Fier, mbyllen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që 'mbytën' qytetin në tym!
Merr fund emergjenca mjedisore në Fier. Janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që "mbytën" qytetin me tym prej 5 ditësh.
Ndonëse flakët u shuan 3 ditë më parë mbetjet e djegura kanë vijuar të çlirojnë tym edhe ditën e djeshme. Fatmirësisht sot janë mbuluar vatrat e tymit të cilat kanë krijiar probleme në ndotjen e ambientit në shkallë të gjerë.
-
VIDEO
Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja, menaxhimi i situatës së zjarreve në vend
-
VIDEO
Superbisha e re Kryeministrit/GMC Escalade i qeverisë do ju lërë pa fjalë!
-
VIDEO
Fluks i madh i trustësh, trafiku i rënduar krijon kaos në Vlorë
Dita e parë e gushtit ka shkaktuar trafik në Vlorë. Përgjatë gjithë këtyre ditëve është raportuar për trafik, por sot situata është edhe me kaotike për shkak të fluksit të madh të turistëve. Të gjitha rrugët e qytetit, bulevardi apo dytësoret janë të pakalueshme. Kjo situatë vjen edhe për shkak të fluksit të turistëve që zgjedhin ta kalojnë fundjavën në Vlorë.
-
VIDEO
I këputi varësen nga qafa gruas në Shkodër, dalin pamjet se si 29-vjeçari kryente vjedhjet! Identifikohet dhe arrestohet, i dënuar edhe më parë
Një video e shpërndarë nga policia në Shkodër trondit për nga mënyra se si një 29-vjeçar vidhte rrugëve të qytetit. Ai duket teksa i merr me forcë varësen nga qafa një qytetareje në rrugë. Më pas policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar pasi edhe më parë ka qenë i shpallur në kërkim po për vjedhje.
-
VIDEO
Riatdhesimi i 19 personave nga Siria, momenti kur ministri Çuçi i takon në aeroportin e Libanit: Edhe pak dhe jemi në Tiranë
Mëngjesin e sotëm mbërritën në Tiranë 19 persona të riatdhesuar nga kampi i 'Al Hol' në Siri. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka takuar 5 gratë dhe 14 fëmijët në aeroportin e Libanit para se të niseshin drejt Tiranës.
"Edhe pak dhe jemi në Tiranë", dëgjohet tu thotë Çuçi.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Në Lezhë-Milot radhë të gjata automjetesh,mijëra qytetarë nga Kosova drejtohen për në plazhet e Shqipërisë
LEZHË-E diela e parë e muajit gusht, ka sjell trafik të renduar ne superstradën Lezhe-Milot.
Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm fluksi i madh i automjeteve të ardhur kryesisht nga Kosova për të kaluar fundjavën në plazhet e vendit, ka krijuar bllokim të qarkullimit.
-
VIDEO
10 hektar pyje te djegura, shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në Përmet
Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në lartësitë e fshatit Kutal në Përmet. Zjarri u aktivizua në orën 14:20 të një dite më parë dhe në orën 08:45 të ditës së sotme është vënë nën kontroll të plotë. Pylli me pisha të reja e të vjetra, shkurre në një pjesë e zonës së mbrojtur në pronësi të Bashkisë se Permetit është shkrumbuar komplet dhe në vleresimin paraprak dhe jo perfundimtar bëhet fjalë për 10 ha pyje te djegura. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Braçkovë, fshati Kutal.
Njësia Administrative bën me dije se “në aksionin e shuarjes se flakëve, jane angazhuar 20 forca të armatosura, 5 forca policore, 21 forca zjarrefikese nga Permeti, Kelcyra e Tepelena me 5 mjete zjarrfikëse. Njëkohesisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjës te Bashkisë Përmet. Atualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontollin e djegieve në brendësi te zonës së emergjencës-shprehen burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Sherbimit Zjarrefikes nga Bashkia e Përmetit.
-
VIDEO
Riatdhesimi i 19 shqiptarëve nga Al Hol, Gledis Nano: Në kamp janë edhe 30 familje, s'janë identifikuar ende
Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano duke folur për riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga “Al Hol” tha se janë edhe 30 familjarë të tjerë që kanë mbetur në kamp. Ata ende nuk janë identifikuar tha Nano dhe po punohet për rikthimin e tyre.
“Në këtë operacion që finalizuam këta persona janë 5 gra dhe 14 fëmijë që nga sot fillojnë një proces riintegrimi ku duhet të jenë disa institucione.
Operacioni ka qenë i vështirë dhe për hir të së vërtetës operacioni vështirësohet por në aspektin e sigurisë mbetet ende vështirësia apo mund të themi se ka pasur rritje të shkallës së vështirësisë.
Këtë herë përveç të papriturave skemi pasur problematika ka qenë e llogaritur koha drejt libanit dhe kthimi. Janë 30 familjarë të tjerë, por rëndësi mbetet identifikimi i tyre”, tha Nano.
-
VIDEO
Riatdhesimet nga Al Hol, Konsulli i Shqipërisë në Liban: Eva Duamni për momentin nuk do të rikthehet! Disa duam të vijnë, disa të tjerë jo
Konsulli i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb i cili ka qenë ura lidhëse për riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri ka deklaruar se operacioni ka qenë i vështirë.
I pyetur për Eva Dumanin ai tha se ajo për momentin nuk do që të vijë.
-
VIDEO
Pas më shumë se 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Ende asnjë informacion se për në cilën prej vatrave është drejtuar
VLORË-Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Ende nuk ka asnjë informacion se për në cilën prej vatrave ta zjarreve ai është drejtuar.
Vendin e kanë pushtuar zjarret, sidomos pamjet nga Qarku i Vlorës kanë qenë vërtet apokaliptike. Qytetarë të frikësuar dhe punonjës që me vetëmohim dhe mjete rrethanore, degë pemësh dhe lopata, luftojnë me flakët.