• VIDEO

    Rama: Të riatdhesuarit do kenë një periudhë karantinimi! Ka pasur 2 persona që refuzuan të ktheheshin nga kampi Sirian, janë pengje

    Kryeministri Edi Rama tha se të riatdhesuarit nga kampi në Siri do të kenë një periduhë karantinimi ndërsa do tu bëhen të gjitha ekzaminimet.

    “Tani ata janë marrë nga strukturat tona të posaçme të kombinuara të policisë dhe të mirëqenies dhe do i drejtohen një sturkture enkas të përgatitur për ta në Durrës ku do bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe psikologjike ku do kenë një periduhë të shkurtër karantinimi. Më pas do të çohen ose nëpër shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme por kemi parasysh se bëhet fjalë për gra dhe fëmijë”.

    Rama tha se ka pasur 2 persona që refuzuan të ktheheshin nga kampi Sirian.

    “Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë.

    Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme  ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks.

    Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda lkampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë tëbazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar”.

  • VIDEO

    Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijë shqiptarë, Rama: Hasëm vështirësi, kemi ende një operacion tjetër për të zhvilluar

    Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një operacion të vështirë riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol”. Madje theksoi se ka pasur rrezik dhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.

    “Këtë herë kanë ardhur 14 fëmijë që mundëm ti shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë dhe një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak  rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme kosulli ynë i nderit në liban dhe gjenerali abas të cilin e kam falënderuar dhe më parë në një konferencë për shtyp. Është një ngjarje pozitive por sdo ndalemi këtu ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël.

    Gjysma tani është marrë dhe është në vendin tonë, një rol të rëndësishëm ka dhe struktura e antiterrorist në ministrinë e brendshme dhe në policinë e shtetit. Cuci e ka ndjekur operacionin prej muajsh ka bërë dhe një vizitë në Bejrut ku ka folur me gjeneralin abas. Ky është një zotim i gjallë që kur është shfaqur ky problem, po e mbajmë zotimin me këmbëngulje dhe do e mbajmë”, tha Rama.

    “Ka pasur rrezik dhe për jetën e personave të përfshirë në operacion”, nënvizoi Rama.

  • VIDEO

    Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë! Priten në aeroport nga Rama

    5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri kanë mbërritur sot në atdhe.

    Familje shqiptare ishin nisur nga Liban  me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”.

  • VIDEO

    VIDEOLAJM/ Nga njëra anë digjet, nga ana tjetër mahnit me pamjen e qytetit nga bypass-i! Dy 'fytyrat' e Vlorës këtë sezon veror

    Nga njëra anë zjarret përpijnë gjithçka gjejnë përpara, nga ana tjetër deti dhe drita e qytetit tregojnë një vend magjepsës. Këto janë 'dy fytyrat' e Vlorës në këtë sezon veror. Pamja panoramike e bypass-it të Vlorës, këtë fundjavë duket se ofron dy anë krejt të kundërta. Nga njëri krah ngjitur me fshatin Tragjas duket si pamje 'ferri' ku flakët përpijnë gjithçka që gjejnë para që kanë mbërritur deri në afërsi të rrugës dhe nga ana tjetër kemi një qytet të paqtë me pamje mahnitëse për turistët dhe udhëtarët nga ky bypass.

  • VIDEO

    I 'pushtuar' nga zjarri prej 10 ditësh, pamjet dramatike nga Karaburuni

    Flakët vijojnë të 'përpijnë' hektarë të tërë me pemë e bimësi në Karaburun, ndërsa pamjet që vijnë nga gadishulli janë dramatike. Prej 10 ditësh tashmë gadishulli i Karaburunit vijon të digjet, ndërsa duket se tashmë po i 'dorëzohet' flakëve. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, po terreni i keq i vështirëson punën. Për shuarjen e flakëve nevojitet ndërhyrje nga ajri, por  kjo është e pamundur për shkak se helikopteri është dërguar për remont, në kulmin e sezonit.

  • VIDEO

    Zjarri në Përmet, digjen 23 hektarë kullota e pyje në Ballaban e fshatin Kutal! Terreni thepisur nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, flakët deri në kufi me Beratin

    Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave dhe pyjeve në fshatin Kutal dhe Ballaban në zonën e Përmetit. Zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

    Aktualisht zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit, aq sa flakët po shfaqet deri në kufi me qytetin e Çorovodës dhe Beratit. Deri tani zjarri ka djegur 23 hektarë kullota dhe pyje, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi. Deri me tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur. Edhe në këtë zonë kërkohet ndërhyrja nga ajri përmes helikopterëve që sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.

  • VIDEO

    Videolajm/ Zjarri në fshatin Tragjasë zbret deri poshtë në bypass-in e Vlorës

    Zjarret në qarkun e Vlorës janë përkeqësuar ndjeshëm ku një nga vatrat e aktivizuara në fshatin Tragjasë ka dalë jashtë kontrollit ku flakët kanë mbërritur deri poshtë në rrugën e bypass-it të Vlorës. Në video dallohet që flakët kanë mbërritur deri poshtë ku fatmirësisht në zonë nuk ka banesa e shtëpi, por vetëm 3 stane

  • VIDEO

    Temperaturat e larta, merr flakë shtylla elektrike në Ksamil, Policia largon qytetarët dhe bllokon qarkullimin e automjeteve në rrugë

    Temperaturat e larta kanë bërë që telat e korrentit në një nga shtyllat e energjisë elektrike në Ksamil të shpërthejnë në flakë.

    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke sinjalizuar banorët që të largohen, ndërsa po ashtu është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve

  • VIDEO

    Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici e pranon: Helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor

    Në pikun e sezonit të zjarreve për shkak të thatësirave dhe temperaturave të larta dhe në një kohë kur Vlora prej 10 ditësh po digjet nga zjarret, helikopterët që mundësojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve janë dërguar për remont. Atëherë kur helikopterët duhen pikërisht për shuarjen e flakëve sidomos në terrene të vështira, ata nuk janë të disponueshëm duke lënë plotësisht zbuluar nevojat për ndërhyrje. Zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e pranoi se për momentin nuk ka asnjë helikopter në dispozicion, duke këmbëngulur se nuk ka qenë i nevojshëm përdorimi i tyre, pasi nuk kemi të bëjmë me një situatë emergjence, ndërkohë prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj kërkoi ndërhyrjen nga ajri për të "frenuar" flakët.

    Kjo gjë ka bërë që prej 10 ditësh disa vatra zjarri të aktivizohen në Karaburun, Tragjasë, Radhimë, Dukat, fshatin Xhyherinë, ku flakët kanë përpirë gjithçka që u ka dalë para duke i shkaktuar një dëm të madh mjedisor.

  • VIDEO

    Masat anti-COVID/ Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë sërish përpara komisariatit të policisë: Të zgjatet orari i muzikës deri në mesnatë! Lokalet të qëndrojnë hapur deri në orët e para të mëngjesit

    Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë sërish të pakënaqur në lidhje me masat anti-COVID, ndërsa kanë dalë sot përpara komisariatit të policisë Vlorë.

    Ata kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit Vlorë, ku kanë biseduar për orarin e muzikës dhe të mbajtjes hapur të lokaleve. Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë thekson se ata do të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesat e tyre që muzika të lejohet deri në ora 24 të mbrëmjes teksa edhe orari i mbylljes së restoranteve dhe bareve të jetë deri në orët e para të mëngjesit.

  • VIDEO

    5 gra e 14 fëmijë shqiptarë në kampin 'Al Hol' iu dorëzohen autoriteteve shqiptare, gazetari i NBC publikon foton! Rama dhe Çuçi të pranishëm në operacionin e riatdhesimit

    Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin 'Al Hol'  të ISIS i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të rikthehen në atdhe ditën e nesërme. Të pranishëm në operacionin e riatdhesimit, janë në Liban edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.

    Lajmi fillimisht u bë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postoi në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve të cilët do të riatdhesohen në vendin tonë.

  • VIDEO

    Zjarri në Përmet, digjen 15 hektarë kullota e pyje në Ballaban e fshatin Kutal! Terreni thepisur nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, flakët deri në kufi me Beratin

    Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave dhe pyjeve në fshatin Kutal dhe Ballaban në zonën e Përmetit. Zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

    Aktualisht zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit, aq sa flakët po shfaqet deri në kufi me qytetin e Beratit.Deri tani zjarri ka djegur 15 hektarë kullota dhe pyje, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi. Deri me tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv