-
VIDEO
Pronarët në Vlorë ‘kyçin’ lokalet në shenjë protestë: Të shmangen furgonat e policisë nga sytë e turistëve, nuk meritojmë një shfaqje të tillë
Dhjetëra qytetarë kanë shijuar shëtitjen buzë detit në Vlorë, mbrëmjen e sotme, pa patur mundësinë që të ulen në kafe, apo të darkojnë, pasi lokalet kanë vendosur që të mbyllin në shenjë proteste bizneset e tyre.
-
VIDEO
Pronarët e bareve e restoranteve në Vlorë sërish në protestë, pas shiritit ‘skenë krimi’, rrethojnë bizneset e tyre me qirinj
Pronarët e lokaleve në Lungomare, në Vlorë, po zhvillojnë sërish protestë, mbrëmjen e sotme, ku kërkojnë shtyrjen e orës së muzikore dhe heqjen e orës policore Ato nuk bien dakord me shtyrjen e muzikës me një orë, dhe thonë se po penalizohen nga ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve në këtë sezon turistik. Pronarët e lokaleve kanë rrethuar me shirita ‘skenë krimi’, si dhe me qirinj bizneset e tyre në shenjë proteste. Ato madje kanë vendosur parulla ‘Mos na prekni klientët’, para lokaleve të tyre.
-
VIDEO
'Sofra shkodrane' zbret në Gjirokastër! Artistët e 'Migjenit' gjallërojnë qytetin e gurtë me këngë dhe poezi
Aktiviteti kulturor “Sofra Shkodrane” ka zbritur këtë fundjavë në Gjirokastër. Tingujt e muzikës së vjetër, por edhe poezitë e interpretuara nga Artistët e Teatrit të Shkodrës, tërhoqën mjaft vizitorë vendas dhe të huaj.
-
VIDEO
Më shpejtësi deri në 153 km/h, të dehur dhe pa patentë, arrestohen 10 shoferët! Policia gjobit 1919 drejtues mjetesh
Policia vijon kontrollet në rrugë për të monitoruar shoferët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 4 prej tyre pa leje drejtimi
-
VIDEO
Çmimi i ulët po kalb shalqirin në zonën e Lushnjes, fermerët: Nuk nxjerrim dot kostot e prodhimit, në Tiranë shitet gjashtëfish më shtrenjtë
Mungesa e tregut dhe çmimi shume i ulët po vë në vështirësi prodhuesit e Shalqirit në Imshtë buzë lumit Seman. Sipas tyre shalqiri po blihet me 5-6 lekë kilogrami, dhe me këtë çmim ata nuk nxjerrin dot as kostot e prodhimit. Ndërkohë çmimi i shalqirit në kryeqytet është deri 6 fish më i lartë se në Seman
-
VIDEO
30 zyrtarë të policisë u arrestuan për drogë! Raporti i SHÇBA: Në një vit u proceduan penalisht 73 efektivë
30 punonjës policie të implikuar në kultivimin e kanabis sativa janë arrestuar përgjatë vitit 2020, 15 më shumë se në 2019-ën, kurse 24 drejtues të nivelit të parë, janë proceduar penalisht. Të dhënat e SHÇBA tregojnë se është rritur forca goditëse por gjatë këtij viti drejt këtij shërbimi është bërë vetëm një telefonatë denoncuese për policë të implikuar në fushën e drogës
-
VIDEO
5 të shtruar në spitalin COVID-1, Kraja: Janë mbi moshën 65 vjeç, nuk janë të vaksinuar e as nuk kanë kaluar virusin
Doktori Dimitër Kraja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se në spitalin COVID-1 janë vetëm 5 të shtruar të moshës mbi 65 vjeç. Kraja tha se asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk është i vaksinuar dhe nuk e kanë klauar më parë virusin.
-
VIDEO
Situata e COVID-19/ Fico: Rritje të numrit të rasteve aktive, nuk kemi ende përgjigje për variantin Delta
Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka dhënë detaje sa i përket situatës së COVID-19 në vendin tonë.
“Numri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona, të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore”, tha Fico.
-
VIDEO
Balluku inspekton punimet në aksin Palasë-Dhërmi: Investim i rëndësishëm, lehtëson lëvizjen përgjatë bregdetit të jugut
Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Palasë-Dhërmi, po ecin me ritme të shpejta. Ky segment ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash dhe nis nga kryqëzimi i “Rrugë të Bardha” ku është parashikuar të jetë edhe dalja e Tunelit të Llogarasë dhe përfundon pranë ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
-
VIDEO
Pronarët e lokaleve kërkojnë zgjatje të orarit për lejimin e muzikës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet sot në orën 15:00
Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 15:00, ku pritet të ketë njoftime në lidhje me masat anti-COVID.
Kjo mbledhje e Komitetit teknik të Ekspertëve vjen pas protestës së pronarëve të lokaleve në Vlorë, të cilët kërkojnë zgjatjen e orës policore dhe po ashtu edhe të orarit të lejimit të muzikës, kërkesë që është artikuluar nga pronarë biznesesh në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Tomini: 7 ditët më të rëndësishme për tu përgatitur për variantat e rinj
-
VIDEO
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, bëhet asgjësimi dhe groposja e 130 krerëve!
Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.