• VIDEO

    Kallashnikov, pushkë, municion luftarak në makinë, pranga dy 17-vjeçarëve

    DURRËS- 2  të rinjë 17-vjeçarë janë arrestuar pasi po lëviznin me kallashnikov, pushkë, municion luftarak në makinë.

    “Policia e Durrësit kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Finalizohet operacioni i koduar "Vllazërimi", për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

    Në kuadër të këtij operacioni arrestohen në flagrancë 2 shtetas 17-vjeçar, të cilët qarkullonin me armë zjarri në makinë.

    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, municion luftarak si dhe automjeti me të cilin po qarkullonin.

    Në zbatim të Planit të Masave nga Drejtoria e Përgjithshme së Shtetit "Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim", shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar "Vllazërimi".

    Shërbimet e Policisë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën "Vllazërimi", kanë ndaluar mjetin tip "Benz" e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N. Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

    Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt" dhe "Armëmbajtja  pa leje" shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" shtetasin E. N., 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 20 Korrik 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga patronazhistët pas zgjedhjeve shkojnë në SPAK, deri tek Partia Demokratike në pikën më kritike.

  • VIDEO

    Ndue Zef Ndreca, 27 vitet e burgut të një mësuesi

    Ndue Zef Ndreca ishte mësues, por fakti që ishte nipi i kapidanit të Miditës mjaftonte për ta venënë pas hekurave që në ditët e para të regjimit komunist. Mbi 27 vite të jetës së tij, ai i ka kaluar në burg. Dalina e shoqja, kishte kalur veç 2 javë nuse në shtëpinë e tij, kur e arrestuan, pasi ai ishte arratis në mal, e prej asaj dite nuk e pa për shumë kohë të shoqin. Do të ritakoheshin vetëm pasi ai të dilte nga burgu i parë në vitin 1951dhe pas 17 viteve jetë së bashku, kur do të lindnin të gjithë fëmijët njëri pas tjetrit, Dalina dhe djemtë e saj do e shihnin Nduen, për vite me rradhë, vetëm pas hekurave të burgut, deri në vitin 1991...

  • VIDEO

    Besimtarët në Shkodër festojnë Kurban Bajramin, Myftiu: Ka iniciativa dashakeqe që tentojnë të përçajnë myslimanët

    Besimtarët mylismanë në Shkodër ashtu si në mbarë globin kanë kremtuar sot Festën e Kurban Bajramit. Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit në Shkodër është mbajtur në xhamitë e qytetit. Falja e Bajramit është drejtuar nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal te rëndësia e kësaj feste për mbarë myslimanët.

    Megjithatë,  nga ana tjetër Myftiu i Shkodrës u ndal edhe tek iniciativat dashakeqe që duan të përcajnë myslimanët ndërkohë që deklaroi se sot myslimanët janë të papërfaqësuar.

    Ai ka ftuar mbarë besimtarët që të besojnë në kura´anin famëlartë dhe tek porositë e profetit Muhamed (a.s)…..

    Festa e Kurban Bajramit, është festa e sakrificës, mirësisë dhe devocionit. Në këtë festë, përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë. Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

  • VIDEO

    Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

    Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në Facebook, Rama ka postuar një video nga xhamia e Et'hem Beut, ndërsa shkruan: "Gëzuar Kurban Bajramin".

     

  • VIDEO

    Kreu i KMSH-së: Ky Bajram e gjen Shqipërinë më mirë

    Në një dalje për mediat, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë, e ndërsa tha se pas një kohe të vështirë për vendin, pas tërmetit dhe pandemisë, Shqipërinë ky Bajrami e gjen më mirë.

    “Zoti në fjalën e tij shprehet ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe femër që të njiheni dhe të bashkëpunoni me njëri tjetrin, kjo është festa që ne shqiptarëve dhe myslimanëve duhet të na bashkojnë, të bashkohemi me familjet tona, bota është e të gjithë neve dhe ta kalojmë në paqe dhe begati me të gjithë, duke besuar te Zoti. Shqipërinë ky Bajram e gjen më mirë, se fatkeqësitë së tërmeti dhe pandemia kanë kaluar, shpresojmë që besimtarët myslimanë të kenë mundësi të kryejnë ritet e haxhit”, tha për mediat, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

  • VIDEO

    Festa e Kurban Bajramit, besimtarët mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, falen për paqe dhe harmoni

    Kurban Bajrami festohet sot në gjithë vendin, ku besimtarët myslimanë i janë drejtuar xhamive e shesheve kryesore të qyteteve për të falur namazin, ndërsa kanë kërkuar më shumë paqe e harmoni.

    Në Vlorë ceremonia e faljes së Kurban Bajramit   nisi herët në mëngjes, ku dhjetëra  besimtarë myslimanë falën namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Kreu i Myftinisë së rrethit  Vlorë,Armand Asllani , në fjalën e tij theksoi  dhe  kërkoi  më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

    Në Fier, në orët e para të mëngjesit, besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urime për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 07:10, ndërsa ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin  për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e sidomos për më shume besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.

    Ne Berat, falja e namazit është organizuar në pedonalen e qytetit, ku qindra besimtarë myslymanë kane kryer faljen e kurban Barjamit. Faljen e namazit e beri imam Ainald Mali.

    Në Lushnje, falja e namazit është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Në këtë ditë të shënuar për fenë islame, faljen e drejtoi imami ë xhamisë, Genti Hyka.

    Edhe në Kukës besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin . Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit dhe në fshatra. Myftiu Fation Isufi ka drejtuar faljen e Kurban Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit ndërsa përcolli edhe urimet për gjithë besimtarët mysliman. Pas faljes, besimtarët uruan për fat e mbarësi.

    Falja e Namazit në Durrës u krye në sheshin para xhamisë së madhe në qendër të qytetit bregdetar. Imami Ervin Qylafku bëri thirrje për dashuri e paqe mes njerëzve.

  • VIDEO

    Festa e Kurban Bajramit/ Kreu i KMSH: Të shpërndajmë sa më shumë dashuri

    Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, në fjalën e e vui theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve."Të dashur motra dhe vëllezër, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin, festa që simbolizon dashurinë e njeriut ndaj Zotit të Gjithësisë. Kjo festë mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në Islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht, Kurban Bajrami është festa q na kujton se sa e lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Jeta e njeriut është një rrugë kalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshëm, ngut për të arritur gjëra materiale edhe pse e dimë që ato nuk do i mbeten askujt. Dua të sjellë në vëmendje lënien në harresë të familjes, ditë si kjo e sotmja duhet të shërbejnë për të reflektuar. Ne shohim se si rastet te dhunës në familje rriten, kjo është e papranueshme, fjala divorc po kthehet në diçka normale për çiftet. Shqetësuese është sjellja ndaj prindërve. Mos i lini vetëm, kujdesuni për ta. Këto fenomene janë kambanë alarmi të asaj që po vjen, ne e kemi detyrim ta ndalim atë, nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit të vëmendjes te familja. Ne duhet ta ruajmë me fanatizëm familjen. Familja është bërthama e shoqërisë njerëzore. Ushqeni dashuri ndaj njëri-tjetrit, t'i lutemi Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë", tha ai. ”, tha Spahiu.

  • VIDEO

    Festa e Kurban Bajramit, qindra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej, Kreu i KMSH: Të shpërndajmë sa më shumë dashuri

    Kjo e martë është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë sot Kurban Bajramin. Ceremonia nisi herët në mëngjes, ku, ndryshe nga një vit më parë, qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Sheshin Skënderbej dhe dhjetëra të tjerë festojnë dhe kryejnë faljet në çdo qytet të vendit.

    Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, në fjalën e e vui theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

  • VIDEO

    Çfarë ndryshon në PD pas kongresit/ Fati i teatrit

    Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.

    Regjisori Edmond Budina, thotë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar , kërkohet që të rindërtohet ashtu siç ishte më parë në të njëjtin vend. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, përfaqësuesi i Aleancës për Teatrin, tha se Gjykata Kushtetuese, vendosi që prona të kalojë tek Ministria e Kulturës, ashtu siç ishte më parë. Nëse ka drejtësi thotë Budina, Teatri duhet të rindërtohet aty ku ishte, dhe ato që e kanë prishur duhet ta ndërtojnë me shpenzimet e tyre
     

  • VIDEO

    Arrestohet biznesmeni Isuf Isufi në Shkodër, u kap me pistoletë pa leje me vete

    Policia e Shkodrës ka arrestuar sonte biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistolete pa leje AAi është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite me pare ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë.

  • VIDEO

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Budina: Drejtësia të funksionojë, ata që e kanë prishur ta rindërtojnë aty, ashtu siç ishte me paratë e tyre

    Regjisori Edmond Budina, thotë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar , kërkohet që të rindërtohet ashtu siç ishte më parë në të njëjtin vend. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, përfaqësuesi i Aleancës për Teatrin, tha se Gjykata Kushtetuese, vendosi që prona të kalojë tek Ministria e Kulturës, ashtu siç ishte më parë. Nëse ka drejtësi thotë Budina, Teatri duhet të rindërtohet aty ku ishte, dhe ato që e kanë prishur duhet ta ndërtojnë me shpenzimet e tyre

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv