• VIDEO

    Kishin harruar soba ndezur, përfshihet nga flakët një apartament në Korçë! Dërgohet në spital e zonja e shtëpisë, u asfiksua nga tymi

    Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Korçë, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.2, në bllokun "Rinia", ku shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia, pasi e zonja e shtëpisë kishte harruar sobën ndezur.

    Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruas e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton më tej rrethanat e ngjarjes.

  • VIDEO

    U kap në Kolumbi si 'koka' e grupit të trafikut të drogës, shqiptari 'Jimmy' i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë! Fitoi lirimin me kusht nga Gjykata e Lezhës në rrethana të paqarta

    Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje. Çerma këtë dënim e ka marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gezim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre.

  • VIDEO

    Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë

    Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.

  • VIDEO

    'Dialogu' vazhdon pa dialog në Bruksel, Albin Kurti: Serbët refuzuan Deklaratën e Paqes pa e lexuar

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvilloi sot takimin e dytë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai i ka kujtuar në takim Vuçiçit gjenocidet e serbëve në vitet 1878, 1912 dhe 1999. Kjo ka acaruar delegacionin nga Beogradi.

  • VIDEO

    Me 'Lamborghini' dhe 'BMW' duke bërë garë me shpejtësi 'skëterrë' 225 km/h, 2 kosovarët e pesojnë

    Me 'Lamborghini' dhe 'BMW' duke bërë garë meshpejtësi 'skëterrë' 225 km/h, 2 kosovarët nuk i ndalojnë radarit në Fier, kapen nga policia në hyrje të Vlorës. 

    "Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më të mirë Radarin e Policin Rrugor. 
    Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës.
    225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës,  shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.
    Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur "Pojan", janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip "Lamborghini" dhe "BMË" duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.
    Automjeteve u është bërë shënjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme "Shqiponja" dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet.
    Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip "Lamborghini", shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar  me masë administrative  168.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie", "Qarkullon pa targë", "Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë" dhe drejtuesi i mjetit tip "BMË" shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative  120.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie".
    Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Kudo ka radarë e punonjës të Policisë Rrugore", njofton Policia. 

  • VIDEO

    Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet, Imami Gurra:Dita e sakrificës

    Kjo e martë është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Kurban Bajramit në të gjitha qarqet e vendit.

  • VIDEO

    A do ia urojë Ramës festën e Kurban Bajrjamit, ja si përgjigjet Dritan Leli

    Kreu i bashkisë së Vlorës ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte edhe kryeministrit Edi Rama, Leli u përgjigj “Absolutisht po”. Krisja në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar. Së fundmi, kryeministri Edi Rama e ka thumbur jo pak Lelin, cili pak ditë më parë ai ishte në Vlorë, ku pastroi një nga fushat e sportit.

  • VIDEO

    Vlorë/ Pas një dite ‘bojkot’ kundër orës policore për muzikën, lokalet në Lungomare i rikthehen punës

    VLORË- Pas një dite “bojkot”, duke mos ofruar asnjë shërbim për shkak se kërkonin shtyrje të orës policore për muzikën, sot lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht.

  • VIDEO

    Detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit në Shkodër! Jo vetëm arma, ja sa lekë iu gjetën me vete

    SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi, në Shkodër një ditë më parë.

    Report Tv mëson se 49-vjeçarit përveç armës që iu gjet me vete, i janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme lekësh, që shkon mbi 2 mijë euro.  Arrestimi i tij u në vendin e quajtur “Lagje Perash”.

  • VIDEO

    Veliaj uron Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët: Mirënjohje për ata që sakrifikuan në këtë vit të vështirë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pas takimit me komunitetin Mysliman, Veliaj tha se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për t'u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Ai apeloi që të gjithë duhet të sakrifikojnë pak nga vetja e tyre për të ndihmuar të tjerët.

    "Gëzuar festën, gëzuar Kurban Bajramin. Sot kam mirënjohje dhe falënderime dhe zemrën plot mirënjohje për të gjithë ata që kanë sakrifikuar, kanë sakrifikuar kohë, energji, mund në këtë vit të vështirë. Ata që kanë qenë mjek, infermierë, zjarrfikës, shërbimet e emergjencave. Mesazhi që mora sot dhe që u frymëzova nga të gjihtë vëllezërit edhe motrat e Komunitetit Mysliman është që jemi thërritur të gjithë të shërbejmë pak nga vetja jonë për të pasur një të mirë të përbashkët. Ne sot si bashki jemi angazhuar në të gjitha qendrat sociale, sidomos tek ato që i shërbejnë të moshuarve për të shërbyer një vakt dhe për të qenë pranë atyre që ndoshta më shumë sesa të tjerët ndjejnë mungesën”, u shpreh Veliaj.

    Kryebashkiaku vizitoi edhe Komunitetin Bektashi, të cilin e uroi për festën e Kurban Bajramit.

  • VIDEO

    Kurban Bajrami në Lushje/ Kryetarja e Bashkisë: Kjo ditë na jep mesazhin e miqësisë dhe bashkëpunimit

    Kryetarja në detyrë e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa e shoqëruar nga deputetet Lindita Buxheli e Bujar Çela si dhe administrata kanë vizituar xhaminë e Lushnjes me rastin e festes se Kurban Bajramit. Pas pritjes në xhami dhe urimeve reciproke, kryetarja e bashkisë ka pasur dhe një urim për gjithë besimtarët.

    “Gëzuar sot Kurban Bajramin, një festë e cila manifeston vlerat e njerëzve që nuk i kemi në përditshmëri, tolerancën mirënjohjen, dashurinë, në këtë ditë ne japin mesazhin e miqësisë dhe bashkëpunimit me njërit tjetrin, iu uroj gëzuar Kurban Bajram, begati dhe mirëqenie në familje”, ka uruar Sefa.

    •  
  • VIDEO

    Shtypi i ditës dhe ju me Elda Lamja/ Rregullorja anti-COVID për fikjen e muzikës në lokale pas orës 23:00

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv