• VIDEO

    Sekuestrohet 1 kg kokainë në Portin e Durrësit! Arrestohen 4 persona

    Sekuestrohet 1 kg kokainë në Portin e Durrësit.

    "Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar "Nënkalimi".Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. 

  • VIDEO

    PD,Basha përjashton kritikët e fundit,Meçaj:Morali i Kuvendit, duartrokitjet kundër Shba

    Kuvendi Kombëtar i PD dhe përjashtimet e kritikëve të fundit të Bashës ishin temë e debatit në emisionin "Repolitix". Të ftuarit Arben Meçaj ish-themelues i PD, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Andi Përmeti dhe analisti Plator Nesturi debatuan edhe rreth qëndrimit të Berishës në Kuvend.

  • VIDEO

    Rama me Ekonomin në Vjenë, takon ministren austriake të Bujqësisë dhe Turizmit

    Gjatë vizitës në Vjenë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger. Qëllimi i takimi ishte jo vetëm për të nxitur lidhjen mes Universitetit Bujqësor të Tiranës e Universitetit Austriak BOKU, si edhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit rural e turistik

    •  
  • VIDEO

    Ben Andoni: Basha e Berisha do të bëjnë 'divorc' në shtator

    I ftuar në Report TV analisti Ben Andoni.

  • VIDEO

    Rama, në Vjenë: Partneritet strategjik të Universitetit Bujqësor me Universitetin austriak BOKU! Brenda 2030-s universitet më të mira europiane në Shqipëri

    Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një vizitë 1-ditore në Vjenë, në ambientet e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU. Rama shkruan se qëllimi i kësaj vizite është mbështetja e drejtpërdrejtë për Universitetin Bujqësor të Tiranës që të hapë dialogun me rektorin dhe drejtuesit e universitetit austriak, me të cilin synohet lidhja e një partnershipi strategjik.

  • VIDEO

    Hakil Osmani: Më shumë orë me diell në ditët në vijim

    Në lidhje skype për Report TV meteorologu Hakil Osmani.

  • VIDEO

    COVID19/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, më i madhi në këto 2 muaj! 43 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

    43 raste të reja dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për COVID në ditën e fundit teksa u bën apel apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

  • VIDEO

    ‘Merrte leje tek nëna,kur vinte në shtrat me mua’/Prek përmetarja,lë vajzën në fshat për të gjetur…

    Një 28-vjeçare nga Përmeti rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti dhe konfliktet e rënda me vjehrrën, që e çuan drejt divorcit 5 vite më parë. I papunë dhe në kushte të vështira ekonomike, Nela Kobollari u martua me shkuesi me djalin nga një fshat i Përmetit në moshën 22-vjeçare. Por, sa shkeli në atë derë ish-vjehrra e priti me këmbët e para. Nuk pati një ditë të bardhë në dy vite martesë, pasi konfliktet nuse-vjehrrë u tensionuan më shumë edhe kur në jetë erdhi një fëmijë. I biri ishte nën tutelën e nënës, ndërsa kjo e fundit ndërhynte shpesh në marrëdhënien mes çiftit. 28-vjeçarja e mendoi disa herë të shkonte drejt divorcit, por ish-burri e mbante me mashtrime. Skenat që pa në atë shtëpi ia bënë jetën ferr, të shumta ishin rastet kur ish-vjehrra vinte dorë edhe mbi bashkëshortin e saj. Një marrëdhënie e pazakontë në një familje, ku ajo bënte ligjin. Mes dilemave të vazhdueshme nëse duhet ta merrte apo jo këtë hap, Nela Kobollari vendos më në fund të divorcohet, kur vajza ishte 8-muajshe. Jam martuar 22 vjeçe me shkuesi. Në fillim kishim një marrëdhënie të mire, por mentaliteti në atë familje ishte i vështirë. Vjehrra kishte probleme, ajo me mua debatonte shumë dhe shtëpia ku hyra ishte si një kasollë. Dy herë e kam shpëtuar vajzën nga rënia e tavanit. Burri ishte shumë i lidhur me nënën dhe e pyeste për gjithçka edhe kur shkonim të flinim ne dhomë. Kohët e fundit ai nisi dhe alkoolin. Vjehrra përdorte fjalë të ulëta, ajo dhunonte ish-vjehrrin, madje ka qëlluar edhe djalin e saj. Në atë familje nuk jetohej më. Me ardhjen në jetë të vajzës gjërat u përkeqësuan. Ish-vjehrra dhe ish-burri më kanë dhunuar. Ajo më derdhte gjellën dhe i thoshte djalit që nuk ka gatuar nusja. Ai nuk punonte, vetëm më dhunonte, më godiste me çfarë kishte në dorë. Që kur u martuam, ai më gënjente duke më thënë se do të punonte. Kur kërkova divorcing ish-vjehrri kërkonte të qëndroja në shtëpi. Prindërit më thonin të duroja se gjërat do të ndryshonin, por unë vendosa të ndahem, pas dy viteve martesë. Për shumë kohë jetoi tek shtëpia e prindërve po në qytetin e Përmetit, të cilët e ndihmuan të rriste vajzën, por sot e kanë të pamundur. Vogëlushja është 6 vjeçe dhe nëna kërkon t’i mundësojë një jetë më të mirë se fatin që pati vetë ajo. I dhashë shansin se nëse ai do merrte një vendim për të mbajtur familjen do të kthehesha tek ai. Më vjen shumë keq për vajzën, pse duhet të përjetojë edhe ajo çfarë kam kaluar unë. Dua që ajo të bëj një jetë normale. Prindërit me ndihmuan të rris vajzën, por nuk mundem më. E kam të vështirë të gjej një punë dhe nuk kam asnjë çati mbi kokë. Momentet e para pas divorcit, ishte shumë të vështira. Ajo nuk e pengoi kurrë babain të takohej me të bijën, por as nuk di çfarë përgjigje t’i kthej për mungesën e të atit në familje. I lutesha të vinte ta takonte, por ai shumë rrallë e ka takuar. Gjykata caktoi që ai ta takonte fundjavave, por kohët e fundit nuk ka ardhur. Ajo e kërkon shpesh, dhe më pyet pse unë nuk kam baba. Është shumë e vështirë për mua t’i përgjigjem. Prej disa ditësh 28-vjecarja ndodhet në Tiranë, në kërkim të një pune dhe vajzën e ka lënë në fshat tek prindërit për pak kohë. Ajo iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë.

  • VIDEO

    Aksident në Rrugën e Kombit, mjeti Land Rover përplaset me një autobus! Vdes drejtuesi i mjetit, shoqërohet shoferi i autobusit

    Një aksident raportohet se ka ndodhur minutat e fundit në Rrugën e Kombit, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti.  Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.  Një autoveturë është përplasur me një autobus.

    "Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.  Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

  • VIDEO

    Ksamil/ Merr flakë një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës! Digjen shkurre e pemë

    Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarri po vijon prej disa minutash e ndërsa mësohet se janë djegur hapësira me pemë dhe shkurre. Siç shihet nga fotot që Report Tv sjell, tymi arrin të shikohet nga turistë të cilët vijojnë të qetë duke marrë rreze dielli. Zjarrfikësja drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët.

  • VIDEO

    Vetëm 4 ditë nga hapja e Bypass-it të Vlorës, 207 shoferë gjobiten brenda 48 orëve

    Bypass-i Vlorës është hapur prej 4 ditësh përkohësisht me qëllim lehtësimin e trafikut për udhëtarët që do të shkojnë drejt jugut këtë sezon turistik. 207 shoferë janë gjobitur vetëm brenda 48 orëve për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

  • VIDEO

    120 mijë makinë qarkullojnë në Tiranë brenda 1 dite! Eksperti për Report Tv: Kryeqyteti nuk ka aq hapësirë! Disiplinimi, trafiku matet 1 vit para

    Më shumë se 120 mijë makina  hyjnë dhe dalin në vetëm një ditë në kryeqytet dhe sipas ekspertëve të qarkullimin Tirana nuk ka infrastrukturën e duhur për të përballuar një fluks të tillë. Ky është një nga shkaqet kryesore e kaosit në pikat kyçe dhe trafikut me orare të zgjatur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv