-
VIDEO
'Kuvendi Kombëtar teatër absurd', Nishani: Rama ka 8 vjet që i fut një shpullë Bashës, ky i kthen faqen tjetër! Mision të shpëtojmë PD
Bujar Nishani e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Teatër absurd, e nisur nga kjo e sheh si një mision urgjent shpëtim e partisë nga “kthetrat” e Lulzim Bashës. Bujar Nishani është renditur në listën e zërave kritik kundër lidershipit Basha, mirëpo pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të, ai ka folur me tone edhe më të ashpra duke drejtuar gishtin drejtpërdrejtë nga kryedemokrati.
-
VIDEO
Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina arrestohet në lokalin e saj në Kosovë! Është dënuar për armëmbajtje pa leje
Pas 10 muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në Kosovë, teksa ishte në lokalin e saj. Referuar mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
-
VIDEO
Hetimi ndërkombëtar: Pegasus, një softuer spiunimi është përdorur nga qeveritë autoritare për të përgjuar gazetarët, aktivistët dhe avokatët
Aktivistë, Gazetarë dhe Avokatë në të gjithë botë kanë rënë pre e përgjimeve, në saj të një ‘malware’ (software spiunimi), i instaluar në telefonat e tyre. Këto softuer spiunimi u janë shitur qeverive autoritare nga një firmë izraelite e mbikëqyrjes, deklarojnë raportet e bëra publike së fundmi.
-
VIDEO
Rama heq orën policore në zonat turistike dhe zgjat deri në 23:00 orarin për muzikën në lokale: Kush do të kërcejë gjatë natës të organizohet në natyrë ku nuk shqetëson njeri
Nga nesër hiqet ora policore në zonat turistike dhe muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00! Këto dy masa të reja janë njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare. Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd.
-
VIDEO
Muzikë deri në orën 23:00, kreu i operatorëve turistik në Vlorë për Report Tv: Falënderojmë Ramën, anulojmë protestën që kishim organizuar për sot në mbrëmje
Zgjatja e orarit të muzikës deri në orën 23:00, njoftim që u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, duke se ka kënaqur edhe kërkesat e pronarëve të lokaleve në Vlorë. Në një lidhje telefonike për "Report Tv", kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj përshëndeti njoftimin e kryeministrit, ndërsa tha se tashmë kanë anuluar edhe një protestë masive që kishin organizuar për t'u mbajtur mbrëmjen e sotme, në orën 19:30.
"Përshëndesim edhe vendimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit. Ka qenë një gjë që sektori ynë, pas shumë diskutimeve, kemi dalë në përfundimin që duhej bërë kjo gjë., Vlora është një qytet turistik dhe pas një viti shumë të vështirë qoftë për ne dhe qeverinë, por në asnjë moment nuk e ka mbështetur biznesin. Për shmangur falimentimin e subjekteve, duhej kjo gjë. Do të ishte më e udhës që qeveria të detyronte qytetarët të bënin vaksinën në mënyrë që të ecte ekonomia. Reagimi i kryeministrit ishte shumë pozitiv, erdhi në momentin e duhur sepse situata po përkeqësohej, ishte organizuar një protestë më masive në orën 19"30, ne po e heqim këtë si opsion dhe falënderojmë kryeministrin që e zgjidhi këtë ngërç. Jemi ok me këtë njoftim që morëm nga kryeministri", tha ai.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot me një postim në Twitter, pas protestës së pronarëve të lokaleve të Vlorë, të cilët në shenjë proteste kundër orës policore, mbyllën sot bizneset e tyre përgjatë Lungomares.
Rama bëri me dije zgjatjen me një orë të lejmit të muzikës në lokale dhe po ashtu edhe heqjen e orës policore në zonat turistike.
-
VIDEO
Bizneset në Lungomare pezullojnë shërbimin për 24 orë, Leli i thërret në takim
Pronarët e bizneseve në Vlorë janë thirrur në një takim nga kreu i Bashkisë, Dritan Leli. Takimi po zhvillohet në ambientet e një prej lokaleve në Vlorë, ku thotë se muzika ndikon në përhapjen e virusit për shkak të grumbullimit të njerëzve në një ambient të vetëm.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Manëz të Durrësit, plagoset 70-vjeçarja
https://youtu.be/-Ssiqxxv8gg
-
VIDEO
Bislim Ahmetaj në Report Tv: Vendosja e Bashës në krye të PD-së gabimi më i madh i Berishës
Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan, në panik punonjësit dhe kalimtarët, fatmirësisht asnjë i lënduar
Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi një bombol gazi ka shpërthyer gjatë paradites së sotme në një byrektore, duke përhapur panik te punonjësit dhe kalimtarët.
-
VIDEO
Me makinën në ecje, i riu hipën e kërcen mbi makinë në rrugët e Shqipërisë! Shoqërohet në Polici pas videos në TikTok
Me makinën në ecje, i riu hipën e kërcen mbi makinë në rrugët e Shqipërisë! Shoqërohet në Polici pas videos në TikTok.
-
VIDEO
Hetimet e përbashkëta për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, përfaqësues të SPAK vizitë pune në Romë
Përfaqësues të SPAK ndodhen në Romë të Italisë, në një vizitë pune ditën e sotme, ku 'Report Tv' mëson se do të diskutohet për hetimet e përbashkëta në lidhje me antimafjen, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në takim janë të pranishëm edhe dy prokurorët që hetuan dosjen 'Shpirti', Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po ashtu i pranishëm është edhe zv.drejtuesii SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.
-
VIDEO
Bizneset në Lezhë: Shtyni orën e muzikës të paktën deri në 01:00!...Kërcënojnë se do ulin qepenat si në Vlorë
Bizneset e zonës turistike të Shëngjinit dhe organizimit të eventeve në Lezhë, kane dale në protestë duke kundërshtuar orën policore. Ata kërkojnë zgjatje të orarit të muzikës, pasi sipas tyre kjo situatë po i penalizon rëndë për të dytin vit radhazi. Nëse nuk do kenë reagim, ato kërcënojnë se do ulin qepenat siç kanë bërë bizneset në Vlorë.
“Kërkojmë që të shtyjë orarin e të paktën deri në orën 01:00.Ky kufizim na ka dëmtuar edhe moralisht dhe ekonomikisht, dasmat e darkës nuk bëhet, na fusin në ngatërresë dhe me klientët”, tha një pronar.
“Papërgjegjshmëria e këtij shteti po na ballafaqon me njerëzit që kanë prerë biletet janë nisur nga jashtë shtetit dhe na vijnë këtu dhe na gjejnë të papërgatitur, është i vetmi muaj që munojnë, penalizohen shumë zinxhirë pas nesh, të mos mendojmë se jemi e vetmja palë e dëmtuar, janë dyqanet e mishit, ushqimoret, bulmetoret. Nuk merremi kush punon e kush punon, qeveria të tregohet e përgjegjshme ndaj nesh”, tha një tjetër.