-
VIDEO
USAID 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë e maqedonas, Yuri Kim nga Qafë Thana: Ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt
E pranishme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Amerikës për vendin tonë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës u mbajt sot një ceremoni për bashkëpunimin rajonal, ku USAID dha 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në fjalën e saj, Kim u shpreh se ndihma e SHBA, po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt.
-
VIDEO
Mori 2 mijë euro për të punësuar avokaten në Ministrinë e Brendshme, GJKKO e lë në 'arrest shtëpie', Rovena Voda mohon akuzat: S'kam lidhje me këtë procedim
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet për korrupsion. Ndërkohë e njëjta masë sigurie është lënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. Sipas SPAK, Voda ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga Florida Beu, për t'u punësuar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa personi lidhës mes tyre ishte Majlinda Hasani.
Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se gjatë seancës Voda ka mohuar akuzat, ndërsa është shprehur se "kur të përfundojnë hetimet, do të shikoni që unë nuk kam lidhje me këtë procedim penal". Florida Beu nuk ishte e pranishme gjatë dhënies së masës së sigurisë, pasi në seancë ajo u ndje keq dhe për pasojë u dërgua në spital.
"Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezulton se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.
Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
-
VIDEO
Trafik i rënduar në aksin Vorë – Fushë Krujë, vargu i makinave mbi 15 kilometër
Një trafik i rënduar është krijuar në aksin Vorë-Fushë-Krujë dhe anasjelltas. Vargu i makinave i kalon 15 kilometra dhe më problematike është korsia nga Vora-Rinas deri në Fushë-Krujë
-
VIDEO
Shkelje me tenderat, buxheti humbi 4.5 mln € në 2020, auditi i Ministrisë së Financave: Gabime në kritere dhe fondin limit! Komisioni i Prokurimit abuzoi me shpalljen e fituesve
Buxheti i shtetit vitin e kaluar ka humbur 4.5 milionë euro vetëm si pasojë e shkeljeve që janë bërë me tenderat. Në një auditim të brendshëm të Ministrisë së Financave thuhet se ka pasur shkelje me planifikimin e nevojave, me përcaktimin e fondit limit si dhe është shkelur barazia e janë shpallur fitues ata që nuk e meritonin.
-
VIDEO
Vakancat në bashki, Qefalia: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, inkurajojmë drejtësinë të veprojë! Mandati i tretë do jetë shpërthimi i ekonomisë shqiptare
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka folur për vakancat e krijuara në disa bashki të vendit i cili tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Xhefalia në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori është shprehur se nuk mund të kalojmë në zgjedhje të parakohshme për 61 Bashki. Sipas tij në raste të tilla pritet dekreti i presidentit, Ilir Meta. Ai tha se për këtë çështje duhet të veprojë drejtësia duke theksuar se e inkurajojnë atë të bëjë punën e saj.
-
VIDEO
COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës
340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.
-
VIDEO
Shkodër, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët
Një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët u larguan gjatë aksionit të Policisë.
-
VIDEO
Zbulohet një varr me 5 trupa në Përmet, shoqata e ish-të përndjekurve: Mund të jenë viktima të vrarë nga komunizmi! Asnjë reagim nga institucionet
Në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një varr ku janë të varrosur 4 trupa dhe një tjetër pak më matanë. Trupat janë gjetur nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kane rrethuar zonën në fjalë.
-
VIDEO
Inspekton punimet e dy shkollave në Kamëz, Veliaj: Hapen brenda këtij viti, prioritet standardi i njëjtë arsimor për çdo fëmijë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e dy shkollave të reja në në Kamëz ku edhe theksoi se kanë si synim hapjen e tyre brenda kërij viti. Shkollat “Nënë Tereza” dhe “Kennedy” do të ofrojnë tre ciklet për nxënësit e zonës së Kamëz, duke filluar që me parashkollorin, 9-vjeçaren dhe më pas gjimnazin. Për Veliajn kjo është një mundësi shumë e mirë pasi fëmijët nuk do të mundohen për të shkuar në shkolla që i kanë shumë larg me vendbanimin.
-
VIDEO
'Shtypi i ditës' dhe ju me Elda Lamja.
'Shtypi i ditës' dhe ju me Elda Lamja.
-
VIDEO
Rama: Brenda kësaj dekade ta kthejmë shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin! Të rrisim partneritetet me privatin
Kryeministri Edi Rama u shpreh se synon që brenda kësaj dekade që sapo ka nisur me investime dhe reformimin e sistemin shëndetësor ta kthejë Shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin.
“Shteti nuk mund të jetë një rifuxho për mëkatarë në kurriz të qytetarëve që mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. Unë besoj që ne jo vetëm që jemi në rrugën e duhur, por kemi mundësinë të synojmë që brenda kësaj dekade shëndetësia në Shqipëri të bëhet në një pikë referimi për të gjithë rajonin. Kjo pasi kemi mjekë të jashtëzakonshëm dhe një trup infermierësh që meritojnë respekt”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Rrjet antikorrupsion në të gjitha institucionet, individë që do të bëjnë vetëm ndarjen e 'të njomit nga i thati'! Reforma në Shëndetësi ‘kantier’ i madh
Vendoset sot guri i themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Individë që do të vendosen në çdo institucion publik do të kenë detyrën e vetme që të bëjnë të mundur denoncimin e çdo akti korruptiv për të ndarë 'të njomin nga i thatë', siç i quajti Kryeministri Rama trë korruptuarin nga atë që e bën në mënyrë të ndershme punën e tij. Lajmin për këtë rrjet antikorrupsion që Qeveria do të ngrejë e dha sot vetë Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për rikontruksionin e maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë'. "Ne jemi në proces të ndërtimit të një rrjeti antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë publik. Kjo do të jetë vetëm nga ana jonë, jo ai i drejtësisë. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati. Lufta do të bëhet brenda. Vetëm kështu rriten të ardhurat, vlerësimit, dinjiteti dhe respekti", tha Rama në vendosjen e e gurit të themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.