-
VIDEO
Topi në Report Tv: Shqipëria nuk është gati të futet në BE! Sulmet e Ramës ndaj unionit të tepruara!
Shqipëria nuk është gati që të integrohet në Bashkimin Europian, dhe sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian nga kryeministri Edi Rama, ish-presidenti Bamir Topi nuk i sheh aspak të arsyeshme. Përtej keqardhjes që thotë se ndjen për vendin pasi do ta shohë në BE, Topi ka listuar një sërë problematikash që sipas tij nuk shkojnë e që i kanë bllokuar rrugën Shqipërisë drejt Europës. Duke pranuar që edhe BE ka problemet e saj, për Topin, “hallet” e vendit tonë janë shumë herë më të mëdha dhe se procesi u bllokua për faj të Bullgarisë që vuri veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sipas tij janë justifikime.
“Në çdo dalje, sulmon BE, do të mjaftonte BE se bëhet fjalë për një nivel të lartë politik, Europa ka problemet e veta, por ne kemi më shumë probleme, kjo është alibi që Rama tenton ta përdorë, por e tepron, nuk mund të sulmohet BE në çdo moment, duket sikur kemi dalë te rrugica e lagjes së vjetër. Nuk është gjuhë politike kjo, nga ana tjetër a jam unë i dyzuar nëse e kemi ne problemin apo ato, sigurisht e kemi të dyja pakët. Ju mendoni se gjërat shkojnë siç duhet në vend. Të përdorësh alibinë e kundërshtimit në një kohë kur nuk i bën për gjërat që i ndodhin vendin, nuk është gjuhë politike kjo. Shqipëria nuk është gati, janë shumë gjëra që nuk shkojnë, ka probleme të mëdha me demokracinë, është një njeri që i ka të gjitha pushtetet, ka një marrëdhënie hegjemoniste në politike, tentohet të mbahet një opozitë që nuk është opozitë, por që nuk i krijon asnjë problem kryeministrit, të mos flasim për administratën. Tani të përdoret një artificë se për shkak të Maqedonisë së Veriut Bullgaria bllokoi Shqipërinë, nuk është alibi për të mbuluar defektet madhore që ka ky vend”, tha Topi.
-
VIDEO
“SPAK po bën nxehjen”, Bamir Topi i “fut frikën” kokave të politikës: Pas çështjeve të mëdha fshihen ata, do iu vijë radha
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka komentuar sot në Repolitix aktualitetin politik në vend, marrë shkas nga arrestimet e bujshme së fundmi, përfshirë kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, Eduart Kaprin e Pogradecit apo ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.
Topi tha se SPAK dhe drejtësia në përgjithësi merrem me çështjet e jo me individët, por pas çështjeve janë individët.
Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se në Shqipëri në këto 31 vite ka shumë çështje të nxehta, pas të cilave fshihen “kokat” e mëdha të politikës.
Bamir Topi: Një gjë nuk shoh mirë unë. Që SPAK është futur në debatet politike dhe mediatike. Ky institucion duhet të lihet i qetë, jo të destabilizohet nga qendrimet politike apo presionet mediatike. Ndoshta SPAK po bën nxehjen tani, për sa kohë nuk po arreston ata që konsiderohen “kokat e mëdha”. Nuk merren në konsideratë individët, por çështjet. Pastaj në bazë të çështjeve del individi. Pas shumë çështjeve të mëdha mbrapa janë individë të rëndësishëm që do të kenë punë me drejtësinë. Nuk mund të shprehem se cila ka qenë çështja më e rëndë, por në Shqipëri ka ngjarje që kanë destabilizuar opinionin publik, pastaj janë ato me abuzimet e fondeve publike. Nuk jam nga ata që e pres të madhen sot, dhe tani. Jo, çdo gjë ka kohën e vetë.
-
VIDEO
Lojërat Olimpike në Tokio, Rama takon ekipin pjesëmarrës, ia dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas: Program për sportin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Pallatin e Brigadave me ekipin e sportistëve që do të nisen në Lojërat Olimpike në Tokyo.
-
VIDEO
Mori 800 mijë vota, ky është zgjedhur goli më i bukur i Euro 2020
Gjatë kampionatit të futbollit Euro 2020, u shënuan shumë gola të bukur. Një ditë më parë UEFA hapi votimin për të përzgjedhur më të bukurin, dhe me gati 800 mijë vota brenda 24 orëve të fundit, fitoi goli i Patrik Schick
-
VIDEO
Akuzohen se prishën mallin një nëne që shiste në rrugë, Policia Bashkiake: Nuk e kemi dhunuar, e hodhi vetë karrocën pasi refuzoi të largohej! Del videoja e plotë
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku protagoniste është një nënë, e që pretendohet se është dhunuar nga punonjësit Bashkiak.
-
VIDEO
Vijon proçesi i vaksinimit derë më derë flet drejtoresha Mirela Cami
-
VIDEO
‘Më detyroj të abortoja,u largova shtatzënë’/Jeta e 13-vjecarit me sindromën Down, babai e mohoi
Manjola Braja është një 38-vjecare nga Bradadeshi i Elbasanit, nënë e tre fëmijëve, e cila sot ndodhet në udhëkryq. Kalvari i vuajtjeve në jetën e saj nisi, që në moshën 14-vjeçare, kur ajo nuk mundi të shijonte dot fëmijërinë, pasi do t’i hynte halleve shumë shpejt. Ajo nisi bashkëjetesën pa mundur dot të bëjë celebrimin, për shkak të moshës, me Shpëtim Ramazani, djalin të cilin ia bënë me shkuesi. Me nisjen e kësaj marrëdhënie, në jetë do të vinte fëmija i tyre i parë vajza e më pas djali. Manjola do të bëhej nënë për herë të tretë, ndërsa ishte 5 muajshe shtatzënë, pas ecos së radhës mëson se djali që ajo priste ishte me sindromën doën. Bashkëshorti i kërkoi ta hiqte fëmijën, ndërsa ajo nuk pranoi kurrsesi.Ky debat çoi në ndarjen mes çiftit dhe pak ditë më pas ai braktisi gruan shtatzënë, bashkë me dy fëmijët e tjerë. Djali i vogël lindi pa e njohur të atin, që nuk e deshi. E gjendur në udhëkryq dhe e pamundur t’i rriste e vetme fëmijët Manjola i dërgon në shtëpinë e fëmijës, aty ku jetuan prej disa vitesh. Kur vajza e madhe mbushi 10 vjece dhe më i vogli 5, ajo vendos t’i rimarë fëmijët, pasi Manjola u njoh me një tjetër djalë. Dritan Braja hyri në jetën e saj në momente të vështira, kur ajo kërkonte një mbështetje të fortë pas zhgenjimit që kishite marr nga ish-bashkëhsorti dhe babi i tre fëmijëve. 7 vite më parë Manjola do të kurorëzonte jetën e saj në martesë me Dritanin, i cili pranoi dhe kushtet në të cilat ajo ndodhej. Cifti bashke me tre fëmijët nisën një jetë në qytetin e Librazhdit, në një shtëpi të marr me qira qytet në të cilin jeta u bë edhe më e vështirë. Ai nuk punonte, ndërsa Manjola sakrifikonte shumë për të nxjerrë bukën e përditshme edhe për tre fëmijët e saj nga martesa e parë. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Dritani nisi të dhunonte nënën, duke mos kyrsyer as fëmijët e saj. Një dhunë sistematike që detyroi vajzën e madhe të largohej nga shtëpia, për shkak të njerkut të saj. Dyert e komisariatit të policisë së Librazhdit u bënë, banesa e dytë për gruan e cila shpesh denonconte bashkëshortin për dhunë, ndërsa u pajis vetëm një herë të vetme me urdhër mbrojtje për tre muaj. Por pavarësisht kësaj me dhunuesin e ndante vetëm një gardh. 7 vite martesë ajo nuk mundi të kërkonte divorcin, pasi ai e kërcënonte me jetë, deri ditën kur Dritani i kërkoi të marr plackat dhe të ikte nga shtëpia. Në këto rrethana më 25 prill Manjola të këtij viti paraqitet në Gjykatë dhe kërkon divorcin. Sot janë ende në process ndarja, por ai i ka lënë një tjetër barrë. Të paguajë kredinë prej 2 milion lekë që cifti morën për të shlyer qiranë e shtëpisë. 38-vjecarja vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë, pasi deri një ditë më parë ajo vazhdon të kërcënohet me jetë nga bashkëshorti Dritan Braja. Sot ajo jeton me qira në qytetin e Elbasanit, ndërsa e ka të pamundur të kujdeset për djalin 13-vjecar me sindromën doën, i cili kërkon një trajtim të vecantë. Kur nuk mundi ta bëjë vite më parë, kurrsesi ajo nuk don ta braktisë sot djalin e saj, por kërkon që të bëjë më të mirën e mundshme.
-
VIDEO
Statuti i partisë, Ristani në Report Tv: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltugofag i ngjitur pas pushtetit! Po kthen PD në një ndërmarrje personale
Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit
-
VIDEO
Ironia e Ramës: Hyjnë në BE kur Turqia të ketë Presidencën
Ndonëse BE-ja nuk vendosi për një datë të konferencës ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria do të jetë e fundit që do të largohet nga BE, teksa nuk i kurseu edhe ironirë.
“Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë Ballkanik për të shkuan në Selanik apo Durrës, 1100 vjet në vit, pra kamionët presin 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar barrierat e rajonit dhe për paraqitur 3-fish dokumente, kështu që zgjidhja do të ishte çlirimi i një potenciale dhe nëse do e kemi arritur këtë do jetë arritja më e madhe. Nuk është ish-Jugosllavia diku, nuk është kështu se do mësojmë se si të jetojmë bashkë, jemi shumë të vegjël, nuk mund të jemi konkurrueses, do të jemi të largohemi nga BE. Europesimisti thotë që Shqipëria do hyjë në BE kur Turqia të ketë presidencës, eurooptimisti thotë që Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë presidencën”, tha Rama.
-
VIDEO
Batuta e Ramës: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave! Bush më sfidoi, por s’ia doli
Rama nuk ka nguruar që të bëjë batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou.
“Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. Bush u përpoq, por nuk ia doli, këtu nuk ia doli, ju e dini që këtu në Ballkan ne e kemi të nevojshme që të themi se jemi më të mirët”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Qëndrimi bullgar, rezultat i asaj ç'ka mësoi në BE, jemi pengje të nacionalizmave! Vafsh në djall, s'do organizojmë dasmë të 3-të! Greqia të kthehet në rajon
Kryeministri Edi Rama ka folur ga Athina për mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare. Sipas Ramës qëndrimi i Bullgarisë është si rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Kryeministri nënvizoi se jemi pengje të nacionalizmave të BE. BE tha Rama ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për BE. Sipas Kryeministrit Rama, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë. Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bën thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga ballkani. Ai shprehet se Greqia duhet t’i rikthehet rajonit pasi mund të luajë një rol të rëndësishëm.
-
VIDEO
Bënin gara në Tiranë, gjobiten 2 shoferët! Qytetarët bashkëpunojnë me Policinë, telefonatat e tyre ‘kapin’ të papërgjegjshmit në timon! 1789 gjoba, ‘fluturojnë’ 35 patenta
TIRANË- Dy shoferë janë gjobitur pasi janë kapur duke bërë gara me njëri-tjetrin në Tiranë. Kanë qenë qytetarët ato të cilët kanë njoftuar policinë, të cilët më pas bënë të mundur kapjen dhe ndëshkimin e tyre. Për njërin prej shoferëve nuk ishte hera e parë që kapej duke bërë gara shpejtësie.
“Falë telefonatave të qytetarëve, rreth orës 21:30, shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, pasi janë njoftuar se dy motomjete me fuqi motorike të lartë ishin duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin dhe manovra të rrezikshme në rrugë, janë vënë në ndjekje të tyre. Të dy drejtuesit e motomjeteve janë ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë proceduar me masa administrative sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor, përkatësisht njëri me 40.000 lekë të rinj, pasi kishte gjoba progresive dhe tjetri me 20.000 lekë të rinj, pasi nuk kishte masa të tjera administrative në historik”, ka njoftuar policia.