-
VIDEO
Spille, plazhi familjar që ofron siguri e çmime konkurruese! Miratohen lejet për stacione plazhi, 43 vëzhgues plazhi
Me 3 kilometra vijë bregdetare, plazhi i Spillesë është ndër më të frekuentuarit në Adriatik. Procesi i lejeve për stacionet e plazhit ka përfunduar dhe janë licencuar 40 operatorë turistik për të menaxhuar hapësirën e bregdetit. Në plazhin e Spillesë një çadër me 2 shezlongë kushton 300 lekë. Ndërmjet plazheve private ka një hapësirë prej 700 metrash për plazh publik, ku pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë.
-
VIDEO
Mblidhet kryesia e PD! Analisti Yzeiri: Nuk pres naj gjë të re, gjithçka që ndodh sot nuk ka vlerë
-
VIDEO
Vështirësia e ndërrimit të kasave me fiskalizimin, Drejtoria e Tatimeve zgjidh problemin: Formulari do të jetë shumë i thjeshtë, çregjistrimi përgjegjësi e kompanive
TIRANË-Pas ngritjes së problematikës në Report Tv që bizneset hasin vështirësi në ndërrimin e kasës fiskale pasi 4 kompanitë që ishin ën treg para se ai të liberalizohej e bënin gati të pamundur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjetur zgjidhjen. Çregjistrimi i kasave fiskale nga bizneset që kanë nisur fiskalizimin do bëhet nëpërmjet një shkrese të thjeshtë, ndërsa formulari i regjistrimit është përgjegjësi e kompanive të kasave.
-
VIDEO
PD përfundon analizën në bazë për zgjedhjen e 25 prillit! Zbardhen 13 përfundimet: PS bleu votat, futi në lista kriminelë! Në vetëm 3 qarqe arritëm projeksionin maksimal
TIRANË- Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku thuhet se për humbjen e zgjedhjeve, fajin demokratët ia vënë PS, ku në letër kanë hedhur të gjitha akuzat e artikuluara edhe publikisht, se qeveria bleu votat në bashkëpunim me krimin, e për këtë ka pasur edhe mbështetjen e Policisë së Shtetit sipas tyre. Për këtë "masakër zgjedhore", siç ata e kanë cilësuar, PD thotë se PS-ja ka blerë vota në bashkëpunim me krimin, se socialistët kanë futur në listat e tyre kriminelë, se ndryshuan Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, prishi marrëveshjen e 5 qershorit, akuza hedhin edhe në drejtim të KQZ-së si e kapur politikisht si edhe për administratën publike, që për demokratët u vu në shërbim të shtetit.
-
VIDEO
Skandal në Pogradec/Drogojnë dhe shfrytëzojnë 9-vjeçarin, nëna në 'Pa Gjurmë' denoncon trafikantët
Elca Vako një 31-vjeçare nga Pogradeci nënë e tre fëmijëve e ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV rrëfeu me dhembje dramën e djalit 12 vjec, i cili ka rënë pre i lëndëve narkotike. Ajo i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga ku bën apel për ndihmë, për të gjetur një zgjidhje për të birin, që shfrytëzohet edhe nga disa persona si shpërndarës i lëndës narkotike. S.V la shkollën, kur për herë të parë u bë përdorues i drogës në moshën 9-vjeçare, kur u përjashtua edhe nga shkolla. I rritur në një familje me plagë të rënda sociale, i mituri u braktis nga babai biologjik që kur erdhi në jetë. Nëna 18 vjece me të birin përfunduar mes katër rrugëve. Për shkak të rrethanave në të cilat u gjend Elca vendosi të martohet me Nikolla Prrenjasi edhe pse ai kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa solli në jetë edhe dy vajza. Me kalimin e viteve, problemet në familje u thelluan edhe më shumë, kur pas përjashtimit nga shkolla djali u largua edhe nga shtëpia. Nëna rrëfen përjetimet nga frika që ka për të birin, duke fajësuar edhe veten për rrugën që ai ka marr. Për ditë me radhë i biri largohet nga shtëpia pa dhënë asnjë destinacion. Mungesa e një familje solide, por edhe mungesa e vëmendjes nga institucionet ka ndikuar jo pak në sjelljet e një djali tashmë problematik në prag të adoleshencës. 12-vjecari merr drogë edhe në sy të familjarëve, madje nxjerr në rrugë për të lypur edhe dy motrat e vogla 9 dhe 5 vjeçare, ndërsa kjo situatë e pazakontë në familje është kthyer në shqetësim për nënën, që e ka të pamundur ta ketë nën kontroll.
-
VIDEO
Administratori i kunatit të Lulzim Bashës pas superportit turistik në Durrës të premtuar nga Rama. Fijet lidhëse mes kompanive dhe rrënjët në ishujt e sekreteve
Dokumentet ngenë dyshimte se kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi mund të ketë plane për t’u futur në biznesin e portit turistik të Durrësit që do ndërtohet mbi qindra hektarë tokë shtetërore falas. Oltjan Hoxholli, që është dora e Isufit në menaxhimin e kompanive, është administrator i kompanisë së regjistruar në maj 2021 në QKB si degë e kompanisë e miliarderit arab pjesë e plani të qeverisë shqiptare për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës.
-
VIDEO
1 litër naftë 15 lekë më shumë se në vitin 2020, dështon protesta e njoftuar për çmimin e naftës! Ekspertët: Tregu ndërkombëtar shkak për rritjen
Çmimi i karburanteve në treg ka njohur një rritje thuajse me 15 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur si pasojë e pandemisë çmimi i naftës, benzinës dhe gazit shënoi ulje. Këtë të enjte në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 177-180 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar.
Ky është shtrenjtimi i tretë që ndodh që nga fillimi i këtij viti. Rritje është vërejtur edhe tek benzina si dhe tek gazi. Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe hapja e shteteve pas izolimit së shkaktuar nga pandemia çka ka sjellë rritje të kërkesës për karburant.
-
VIDEO
Drejtuan makinën pa patentë dhe të dehur, arrestohen 9 drejtues mjetesh! Gjobiten 1890 shoferë për shkelje të Kodit Rrugor
9 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në 24 orët e fundit, nga cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu janë ndëshkuar me gjobë 1890 drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore
-
VIDEO
Të ardhurat në 6-mujor kalojnë shifrat e para krizës! Janar-qershor të ardhurat u rritën me 39 mld lekë! Denaj: Ekonomia po performon pozitivisht
Të ardhurat e mbledhura në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë kaluar edhe shifrat e vitit 2019. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se nga janari në qershor të këtij viti janë mbledhur 234,2 miliardë lekë, duke u rritur me më shumë se 39 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. ndikim ka dhënë turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave
-
VIDEO
Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorë! Balluku: Synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, pastaj të jemi fuqi eksportuese
TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
Në fjalën e saj në këtë aktivitet, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Shqipëria nuk synon të jetë një super fuqi eksportues e gazit, por në fillim do të plotësoj nevojat e tregut vendas e më pas për ta eksportuar në tregun jashtë.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese 3 pyetje Venecias për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019: A kemi kompetencë për ta gjykuar dhe prevalon periodiciteti apo pluralizmi?
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot 3 pyetjet të cilat ia ka dërguar Komisionit të Venecias për të arritur në një përfundim për kushtetuetshmërinë apo jo të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Vettingu në polici, rinisin seancat publike në komisionin e jashtëm të vlerësimit për SHÇBA-në! Pas përfundimit, SHÇBA bën vetting për Policinë dhe Gardën
Vettingu në Polici është përqëndruar vetëm tek vlerësimi kalimtar i punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme. Pas një mungese dy mujore, më në fund kanë nisur seancat në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit. Pas përfundimit të të gjithë punonjësve të SHÇBA, kjo e fundit do të verifikoj Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës