• VIDEO

    Mjeku kërkoi 'legalizimin' e ryshfetit, reagon Rama:Shokues për nga niveli i kurajos dhe paturpësisë

    Kryeministri Rama e ka konsideruar si shokues deklaratën pak ditë më parë të një mjeku në Spitalin e Traumës i cili i cili tha se 'ryshfeti' duhet të dorëzohet te recepsioni. Rama tha se kjo vërteton edhe domosdoshmërinë e lëvizjes së re të qeverisë kundër korrupsionit. "Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht. Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se 'të gjithë janë njësoj' dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Reforma në shëndetësi, një 'kantier' i madh, modernizim dhe autonomi spitalore

    Në ceremoninë e fillimit të punimeve në 'Mbretëresha Geraldinë', Rama u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një 'kantier' sa i përket reformimit.

    "Ne sot jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve, për të rritur numrin e sallave dhe për t'i dhënë të gjithë trupës së shërbimit kushte cilësore. Materniteti do të ketë jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish por do të ketë edhe një qendër prematuriteti.  Patjetër që të gjithë elementet e projektit të ri janë si rezultat i analizës së thellë të nevojave. Zgjerimi i godinës aktuale por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të teknologjisë në këtë maternitet shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.  Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh që i përfshin të gjitha këto kantiere më të vogla. Synimi për të realizuar autonominë spitalore është tanimë në një proces të avancuar", tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Ndërtimi i maternitetit të ri ‘Mbretëresha Geraldinë’, Manastirliu: Risia është ndërtimi i qendrës së re të prematurëve! Ndërtimi në 3 faza, përfundon në 3 vite

    Vendoset sot guri i themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

    “Me këtë ndërtim të ri do të rrisim kapacitete spitalore, numri i shtretërve do të shkojë në 360 dhe atë në terapinë intensive do të dyfishohet. Do t’i shërbehet me shumë se 20 mijë pacientëve në vit. Nga 6 salla lindjesh shkojmë në 10 salla lindjesh të standardeve europiane. Qendra e prematuritetit është risia, kjo qendër unike do të rrisë cilësinë e shërbimit, në projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin do të ndërhyhet në 3 pale, ndërtimi i ri që do të jetë me 3 kate dhe një nëntokë ku është laboratori, rikonstruksioni i plotë i maternitetet dhe do të ruhen detajet  e arkitekturës teknike në fasadën e saj dhe hapësirën e  brendshme të saj dhe do të zgjerohet gjinekologjia. Do të përfundojë në 3 vite, dhe do të kthehet në një kantier të madh”, tha Manastirliu.

  • VIDEO

    I uron gëzuar! Habitet prezantuesja: Çfarë feste është sot ?

    Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues nga Lezha para se të japë mendimin e tij për temën e ditës nuk nguron të uroj gëzuar. Me batutë gazetarja në studio shpreh një ndjenjë habie duke u munduar të kujtojë çfarë feste është sot.

  • VIDEO

    ’Na ikën mendja nga miliardat’ flet ish-pedagogia: ’Dorëzoni paratë merrni dënimin nga populli’

    Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonuese nga Durrësi e ka të vështirë të pranojë sesi flitet për miliona nga disa njerëz, kur një pjesë e popullit janë të varfër. Ajo ngre shqetësimin për kategorinë e pensionistëve të cilët nuk marrin aq sa duhet.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 15 Korrik 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga kompensimi, pronarët që marrin 100 përqind para në dorë e deri tek shitja e klubit vllaznia përfundon në SPAK, kallëzohet kryebashkiakja Ademi.

  • VIDEO

    Rovena Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet e prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqit! Vëlla e motër biznesmenë dhanë tek ata ryshfet për përfitime personale

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përgjimet që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren e brendshme, Rovena Voda. Emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur në 2019 për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë. Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës.

  • VIDEO

    Mori ryshfet 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për të punësuar në Ministrinë e Brendshme avokaten, Rovena Voda del sot para GJKKO

    Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur mëngjesi e sotëm në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca në ngarkim të saj, pasi u vu në 'arrest shtëpie' për korrupsion. E veshur me të zeza, Voda shihet teksa mbërrin në Gjykatë, e shoqëruar nga efektivët e policisë.

  • VIDEO

    COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës

    340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.

  • VIDEO

    Administratori i kunatit të Lulzim Bashës pas superportit turistik në Durrës të premtuar nga Rama. Fijet lidhëse mes kompanive dhe rrënjët në ishujt e sekreteve

     Dokumentet ngenë dyshimte se kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi mund të ketë plane për t’u futur në biznesin e portit turistik të Durrësit që do ndërtohet mbi qindra hektarë tokë shtetërore falas. Oltjan Hoxholli, që është dora e Isufit në menaxhimin e kompanive, është administrator i kompanisë së regjistruar në maj 2021 në QKB si degë e kompanisë e miliarderit arab pjesë e plani të qeverisë shqiptare për ndërtimin e portit të jahteve në Durrës.

  • VIDEO

    Topi flet për herë të parë për marrëveshjen me Bashën para zgjedhjeve

     Ai ka folur për herë të parë edhe për atë se çfarë ndodhi në selinë e blu, episodin ku Lulzim Basha u bë bashkëfajtorë me Sali Shehun dhe nënshkruan një marrëveshje fiktive, sikur FRD, partia e themeluar prej tij, pranonte koalicionin me PD, për t'u futur bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Mes vendimeve absurde të Bashës, cilëson edhe largimin e shumë figurave historike nga PD-ja, mes tyre edhe Jozefina Topallin, edhe pse raportet mes tyre nuk kanë qenë asnjëherë të mira. “Basha ka dalë dhe ka thënë që ka nënshkruar marrëveshjen me Topin, ku ishte firma ime. Të nesërmen kjo gjë është marrë vesh vetëm pas dorëheqjes sime, Basha u bë bashkëfajtor i një akti zyrtar ku unë nuk isha prezent, kur je në opozitë ti duhet të demonstrosh akte të larta të karakterit dhe sinqeritet, por kur del lakuriq në opozitë çfarë pret nga njerëzit. Berisha ishte lider i ashpër, ka problemet e veta, ka pasur edhe kontribute, ky është lider pa karakter, nuk mund të fshihet asgjë mbi maskën e buzëqeshjes. Ai mund të largosh njerëzit e kontributeve të mëdha, unë kam pasur probleme me Topallin, por si mund ta largosh Topallin, di mjaft raste që ka qenë duke lënë kokën, mbi ç’bazë se do ta kesh”, tha Topi

  • VIDEO

    Topi në Report Tv: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës

    TIRANË- Opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor kryesor për këtë, një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se është Lulzim Basha, një lider pa karakter, jo vetëm politik por edhe si njeri. Megjithatë, arkitekt të shkatërrimit të PD-së, për Topin është Sali Berisha, që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër. Ai shpreh keqardhje që njerëzit besojnë ende tek ai, teksa kthehet pas në kohë dhe tregon se sa përshtypje i ka bërë marrëdhënia e Bashës me Berishën, ku ai sapo kishte ardhur në PD. Një kofidencë që nuk di ta shpjegojë se nga i vinte, dhe nisur nga kjo, duke e përshkruar si tradhtar, raportin që ka me ish- kryeministrin, për Topin, është një detyrim. 

    “Berisha arkitekt i shkatërrimit të PD dhe duke ia besuar këtij njeriu është me përgjegjësi të mëdha, Verdiktin e mori nga dikush tjetër. Basha një njeri që i ka marrë të gjitha gati, është katapultuar, në 2005 e di dhe vendin kur kishim festuar për të festuar përjetoni e PD, në Durrës aty e kam parë për herë të parë, aty e pashë që ndryshe nga të tjerët kishte një komunikim shumë konfidencial me Berishën, më ka bërë shumë përshtypje, por në natyrën time nuk i bëja komente. Berisha dhe Basha e pandarë, Basha të tradhton gjatë rrugës, por ka qenë i detyruar me një simbiozë politike, ky i ka marrë të gjitha pozicionet në mënyrën më të lehtë të mundshme, por pjesa më e madhe e njerëzve që e ngritën atë parti nga hiri, i ke të larguar, ardhja, marrja e disa pozicioneve, ke një lider pa karakter, dhe nuk flas për karakter politik, nuk ka karakter njerëzor, me këtë mund të ecësh dhe rrugës e sheh veten me stërkëmbësha.”, tha Topi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv