-
VIDEO
Zjarri në Lushnje, kreu i zjarrfikëses: Ndodhin nga pakujdesia, banorët të tregohen të kujdesshëm
Zjarri i rënë në fushat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje ka ndodhur nga pakujdesia e banorëve. Shefi zjarrfikëses së Lushnjës, Fatmir Bozi tha për mediat se fatkeqësisht shkaku më i madh i zjarreve të rëna në këtë periudhë ndodhë për shkak të pakujdesisë së banorëve që djegin mbeturinat, apo bimësinë rreth kanaleve për t’i pastruar apo për të hapur toka të reja për të punuar.
“Këto janë zjarre nga pakujdesia e njerëzve. Këto toka pothuajse digjen vit për vit dhe zona është e rrethuar dhe ky zjarr nuk është i rastësishëm. Zjarri vendoset për banorët për të hapur tokat e reja pasi janë zjarre që dalin jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesa dhe biznesit që janë rreth e rrotull”, tha Bozi.
Ai bëri apel qytetarëve të shmangin zjarret nga pakujdesia, ndërsa u bëri thirrje që dhe djegia e mbeturinave të mos bëhet në drekë kur temperaturat janë tepër të larta dhe të bëhen me zona të vogla që të jenë në kontroll dhe të kenë me vetë mjetet e shuarjes së flakëve për të shmangur përhapjen e zjarrit.
-
VIDEO
De Rossi në versionin i tërbuar dhe 'topless' në rrugë, italianët nuk përmbahen për titullin kampion Europe
Festa e tifozëve italian pas fitimit të kampionatit europian ka qenë e papërmbajtur. Ajo nisi që në Londër dhe u pasua në të gjithë rrugët e Italisë, ndërsa sot në mëngjes aeroporti ishte i mbushur me tifozë në pritje të kombëtares. Ndërkohë disa vajza kanë shkuar deri aty sa të festojnë edhe toples.
-
VIDEO
Lushnje, korrën grurin dhe i vunë zjarrin tokës, flakët dalin nga kontrolli, 3 zjarrfikëse për shuarjen e tyre
Një zjarr ka rënë në tokat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje. Zjarri ka rënë tokat e punuara me grurë, që ishin korrur 10 ditë më parë.
-
VIDEO
Shtrenjtohen paketat turistike për pushimet verore, operatori turistik: Në gusht çmimet në jug mund të rriten me 30%! Rrezikon të krijohet imazhi që Shqipëria është vend i shtrenjtë
Pandemia e COVID, fakti se ende shumë vende nuk janë hapur plotësisht për turistët, kë bërë që të rriten çmimet e paketave turistike, si jashtë dhe brenda vendit.
Operatori Turistik, Ferjol ozuni, në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku, u shpreh se në jug të vendit kemi një rritje me 20% më shumë në krahasim me vitin 2019 apo vitin e kaluar, 10% më shumë në veri dhe 40% më shumë për paketat turistike në Turqi, një vend që frekuentohet më së shumti nga shqiptarët për pushime.
Sipas Tozunit, muaji gusht, që është edhe piku i sezonit veror, mund të sjellë edhe një rritje të mëtejshëm të çmimeve në jug të vendit.
"Impaktin më të madh ja ka dhënë pandemia, por vijën edhe si rezultat i mbylljeve graduale në Rajon. Ne flasim për turizëm në Shqipëri dhe Rajon, ndërkohë që shumë pak vende lejojnë lëvizjen e lirë dhe kjo ka bërë që vendet që janë të hapura të kenë çmime më të larta, për shkak të kërkesës më të lartë. Nëse flasim konkretisht për Turqinë, paketat janë rritur me gati 40% nga viti i kaluar. Rritje ka pësuar edhe oferta në tërësinë e vet në Shqipëri, kryesisht jugu është ai që mban ritmin e rritjes së çmimeve, por këtë vit kemi parë rritje dhe në qendër dhe veri, nga Durrësi në Velipojë. Rritje çmimesh shezlonge e çadra, por edhe në hoteleri, akomodim e restorante. Ne kemi qenë një nga vendet që jemi hapur më shpejt për turistët e huaj dhe kjo ka sjellë një paketë turistike me çmime më të larta. Pretendohet që çmimet të rriten akoma dhe në muajin gusht çmimet mund të shkojnë edhe 30% në Shqipëri", tha ai.
I pyetur në lidhje me impaktin që ka kjo rritje çmimesh në sektorin e turizmit në vend, Tozuni u shpreh se rrezikon që të krijohet imazhi që Shqipëria është një vend i shtrenjtë, ndryshe nga imazhi që ka vendi ynë momentalisht. Sipas tij, çmimet duhet të rriten pak dhe gradualisht dhe jo në mënyrë të menjëhershme.
"Automatikisht kjo mund të kthehet në bumerang sepse mund të arrijmë në pikë ku të krijohet imazhi që Shqipëria është një vend i shtrenjtë, ndryshe nga imazhi që kemi tani, që Shqipëria është një vend ku mund të bësh pushime me një çmim shumë herë më të lira se vendet e tjera të Rajonit. Duhet rritur shumë pak çmimi dhe gradualisht dhe jo ai bumi që ne jemi mësuar ta bëjmë në Shqipëri, që në gush i rrisim çmimet maksimlisht. Kjo e gjitha do të bëjë që nesër, kur n të dërgojmë ofertat nëpër Europë, at atë stepen dhe të mos e ofrojnë më për shitje tregun shqiptar, por të shohin një treg alternativ. Pra ne në vend që të merrnin krah nga situata dhe të përfitonim pak, ne po ndëshkojmë veten, ne duhet të ecim përpara dhe jo të shkatërrojmë atë pak turizëm që po ngremë në këtë periudhë. Gjëja e fundit që duhet të bëjmë ne në këtë periudhë është rritja e çmimeve", u shpreh Tozuni.
Fatkeqësisht, rritja e çmimeve nuk reflektohet edhe në rritjen e standardeve të shërbimit në turizëm ku, sipas Tozunit, problemi më i madh është mungesa e burimeve njerëzore.
"Fatkeqësisht, rritja e çmimeve nuk ka sjellë edhe rritjen standardit të shërbimit në turizëm, është një trend ku po investohet, por në ofrimin e shërbimit nuk ofrohet vetëm nga biznesi, pro në linjë me politikat qeveritare. Duhet kohë që të vihet re ky impakt, por kemi rritur standarde në akomodime dhe hotele, janë ndërtuar hotele më të mira, ka restorante që kanë kuzhinë më të larmishme, por ne kemi vuajtur te burimet njerëzore", theksoi ai.
-
VIDEO
Aurela Gaçe sonte në Fan Zone! Tirana, ‘turizëm’ koncertesh në korrik
Sheshi 'Skënderbej' në Tiranë ka qenë për 30 ditë një 'stadium' i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. Ester Likaj, specialistev në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, tregon detajet e organizimit.
-
VIDEO
Fier Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar "Kuman", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme "Shqiponja". Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë. Vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar "Kuman". Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Sh., 60 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
-
VIDEO
Mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinimi derë më derë, do intensifikojmë procesin në të gjitha grupmoshat
Ditën e sotme mbërrijnë në vendin tonë 18,720 doza te vaksinave Pfizer që do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Gjithashtu në vend ka nisur dhe vaksinimi derë më derë ku njësitë e lëvizshme vaksinojnë qytetarët në shtëpitë e tyre. Ky vaksinim do të shtrihet me shtatë njësi lëvizëse në të gjithë territorin, duke rritur aksesin për qytetarët.
-
VIDEO
Tur me motorr, nga Kosova drejt Shqipërisë
Për herë të parë në histori dy djemt e grupit Motocross Theranda nga Suhareka e Kosovës Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorra .
Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë per shkak të terrenit të thepisur por dy të rinjët kan sfiduar terrenin e vështirë shkëmborë dhe kanë arritur në majën e Çikes.
Udhetimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë ne drejtim të majës së Çikes e cila ju ka zgjatur 7 orë.Të rinjët e Suharekes malin e Çikes e kanë vizituar edhe një muaj më parë por për shkak të mjegullës dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e Çikës
-
VIDEO
Ruçi pret në takim zv.kryetarin e Komunës së Preshevës: Do punojmë për respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar
Me një dhuratë të veçantë është zhvilluar takimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare e njëkohësisht zv.kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ragmi Mustafa i ka dhuruar Ruçit Çertifikatën e Mirënjohjes së Partisë Demokratike Shqiptare për kontributin e tij në mbështetje të të drejtave dhe të ardhmes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
-
VIDEO
Abuzimi me tenderat/ PD: Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve, vijon të shpërblejë me tendera Agim Kajmakun
Në një deklaratë për mediat, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi u shpreh se deklaratat e Ramës përballë kryenbashkiakëve ishin "përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve". Ai akuzon kryeministrin se vijon të "shpërblejë" me tendera ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.
-
VIDEO
Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar
Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit kanë gjetur zgjedhje pas javësh të tëra që kishin ‘pushtuar’ rrugët dhe ishin kthyer në bombë ekologjike për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik veror. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv tha se Bashkia Kavajë dhe landfilli kanë firmosur sot marrëveshjen ku i hapet rrugë vend-depozitimit të plehrave për përpunim.
-
VIDEO
Ç'ndodhi pas finales së madhe, racizëm ndaj 'mëkatarëve'!
Në qiellin e shtatë janë protagonistët e triumfit italian në Euro 2020. Trajneri Roberto Mancini thotë se e dominuan Anglinë ndërsa në ishull kanë vërshuar komentet raciste ndaj futbollistëve që humbën penalltitë. Trajneri Sauthgejt merr përsipër përgjegjësinë. Donaruma u shpall lojtari më i mirë i turneut, Pedri i riu më i mirë dhe Ronaldo golashënuesi.